Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi sot se opozita e bashkuar ka platformën e saj për të nxjerrë vendin nga katastrofa, çlirimin e politikës nga krimi, dekriminalizimin e plotë të politikës, çlirimin e drejtësisë nga kapja politike dhe zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Në takimin e jashtëzakonshëm të opozitës parlamentare në Elbasan, kryetari i PD-së Basha tha se një ditë para mbërritjes të opozitës parlamentare në këtë takim, jo pak gazetarë e quajtën këtë qytet si kryeqytetin e krimit.
“Elbasanasit janë pasardhës të një kulture të jashtëzakonshme, të atdhetarizmit, shkencëtarëve, patriotëve dhe ka pesë vite që vuan nga bashkëqeverisja me krimin që simbolizohet në Elbasan me Qazim Sejdinin, Taulant Ballën dhe bandat e krimit”, tha ai.
Më tej, Basha shton se shkalla e bashkëqeverisjes me krimin, tregon dhe arsyen psee destabilizohet vendi.
Duke marrë shkas nga aktualiteti kryetari i PD-së tha se dy të rinj humbën jetën në Mamurras, jo më pak se në 24 orë.
“Shqipëria po destabilizohet nga krimi sepse krimi po kontrollon Shqipërinë. Krimi po kontrollon qeverinë dhe ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafajn. Elbasani është shndërruar në gjenezën e krimit të qeverisë”, tha Basha.
Po ashtu Basha tha se krimi i organizuar nuk është vetëm çështje sigurie por dhe ekonomie.
“Pesë vite më parë u inagurua tuneli i Krrabës nga qeverisja e PD-së. Pesë vite më vonë kjo rrugë nuk ka përfunduar, ndërkohë janë shpenzuar më shumë para se sa pjesa e ndërtuar sepse miku i Taulant Ballës, Edmond Bego mori tendera të pamerituar dhe kjo që rëndon mbi xhepin e qytetarëve”, tha ai. /tesheshi.com/