Në vijim të reagimeve ndaj deklarimeve të Ramës e Thaçit mbi një mundësi bashkimi mes Shqipërisë dhe Kosovës nëse Europa e braktis rajonin nga investimi dhe përkujdesja e saj, kryeministri serb ende në detyrë, Aleksandër Vuçiç, ka aluduar se mund të qëndrojë Turqia pas këtyre qëndrimeve.
Gjatë një qëndrimi të tij në Leskovac ai ka tentuar t’i zbërdhejë qëndrimet e dy lidërve shqiptarë në rajon si një lloj konspiracioni, pas së cilës qëndron ndonjë fuqi e madhe e huaj. Por siç ka thënë Vuçiç, zbulimet e huaja nuk kanë konstatuar se pas deklarimeve për një Shqipëri e Kosovë të bashkuar, ose siç i pëlqen Beogradit ta quajë “Shqipëri e Madhe”, nuk qëndrojnë fuqi në një kontinent tjetër – pra SHBA.
Sipas tij, është një tjetër fuqi, më e afërt, dhe këtu ai ka aluduar për Turqinë.
Kujtojmë se të njëjtin shqetësim ka shfaqur dhe Athina zyrtare, duke parë rritjen e ndikimit të Turqisë në zhvillimet globale.
Madje kohë më parë, në politikën shqiptare pati një debat të nxehtë, pasi ish-kryeministri Berisha dha të kuptuar se pak vendimit të Kushtetueses për paktin detar me Greqinë, qëndronte Turqia. /tesheshi.com/