Kreu demokrat Basha betonoi qëndrimin e tij për 25 prillin, duke e quajtur atë si “masakër elektorale”
“25 prilli është masakër elektorale, viktima e të cilës nuk është PD. Rezultati ynë flet qartë: besimi, shpresa që zgjuan e bashkuan pavarësisht prej rolit të paprecedentë të krimit të organizuar, parave të pista, apo dhe shkrirjes së vijave mes partisë e shtetit, nuk ia doli dot të zvogëlonte bashkimin”, ishin pretendimet e Bashës gjatë një deklarate para medias.
Ai konkludoi duke thënë se “kjo betejë do bëhet në të gjitha frontet, mënyrat dhe mundësitë. Përfundimi do jetë i qartë: rrëzimi i regjimit”.
Por Rama ia ktheu qetësisht me një mesazh në Twitter, duke shfaqur sërish gadishmërinë për bashkëpunim.
“Humbësit fokusohen tek fituesit. Fituesit fokusohen tek fitorja!
Mandati ynë i Tretë nuk do t’i ngjajë dy të parëve në raport me humbësit.
Ata le të merren me ne, ne do të merremi me ngjitjen e Shqipërisë në majë. Dora jonë për ta do jetë e shtrirë. Ftesa jonë për ta është e hapur!
Shqipëria meriton shumëfishimin e përpjekjeve tona dhe të gjitha energjitë ne do t’i harxhojmë vetëm për triumfin e këtij vendi, që e duam kampion të Ballkanit në turizëm, energji, bujqësi, inovacion e shërbime digjitale për qytetarët!
Lufta e vjetër politike s’është më puna jonë”, shkroi Rama. /tesheshi.com/