Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Fermeri belg lëviz aksidentalisht kufirin me Francën, si reaguan palët?

Një fermer belg bëri një rrëmujë të vërtetë pasi lëvizi aksidentalisht kufirin me Francën.

Konkretisht, fermeri e zhvendosi gurin që shënonte kufirin duke e çuar pak më shumë drejt Francës sepse e shqetësonte ndërsa ishte duke lëruar tokën.

Në vend të një incidenti ndërkombëtar, autoritetet e të dy vendeve e pritën lajmin me të qeshura.

“Ai rriti Belgjikën dhe zvogëloi Francën, nuk është një ide e keqe”, tha David Lavaux, kryetari i bashkisë së Erquelinnes, duke shtuar se një zhvendosje e tillë shpesh shkakton grindje.

“Unë jam i lumtur, qyteti im është më i madh tani,” tha Lavaux, ndërsa kryetari i një qyteti fqinj në Francë me shaka tha se ai mendonte se do të ishte në gjendje të parandalonte një luftë mbi kufirin.

Sidoqoftë, autoritetet lokale planifikojnë të gjejnë fermerin dhe t’i kërkojnë atij që ta kthejë gurin atje ku e gjeti dhe nëse nuk e bën, e gjithë çështja mund të përfundojë nën juridiksionin e Ministrisë së Jashtme belge, e cila më pas do të thërrasë Komisioni franko-belg të Kufirit. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts