Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

    Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?

    Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Deklaratat e pakoordinuara të pushtetit për sulme në Kosovë: a u krijua panik qëllimshëm?

by te Sheshi
15/04/2017
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 4 mins read
A A
Deklaratat e pakoordinuara të pushtetit për sulme në Kosovë: a u krijua panik qëllimshëm?

Nga Blendi Gashi

Që nga dita e enjte në Kosovë janë dhënë një mori deklaratash lidhur me gjendjen e sigurisë në vend dhe mundësinë e sulmeve të ndryshme.

Çuditërisht këto shqetësime u ngritën pak orë pasi që sekretari i Vetëvendosje-s, Dardan Molliqaj, përmes një konference për media paraqiti “skemën e krimit brenda policisë”, siç tha ai në krye kreun e PDK-së, njëherit kryekuvendarin Kadri Veseli.

Pas pak orësh policia mohoi akuzat e Molliqajt, madje e akuzoi edhe atë duke thënë se sa herë që Molliqaj del në konferenca për media, për ta njollosur policinë, Kosova është disi e rrezikuar në nivel vendi.

Pas kësaj përplasjeje mes VV-së dhe policisë nisën në mënyrë të shpejtë të plasohen lajme se “vendi është në rrezik nga sulme prej grupeve të caktuara”.

Së pari, media të caktuara duke iu referuar burimeve brenda policisë, raportuan se është zgjatur në 12 orë orari për policët dhe se janë urdhëruar të veshin dhe antiplumb, duke dhënë alarm se mund të ndodhin sulme.

Dy orë më vonë u mblodh Këshilli për Siguri, por pas takimit nuk u deklarua askush.

Po të enjten, Ambasada Amerikane përmes një kumtese kërkoi nga qytetarët amerikanë në Kosovë që të ushtrojnë kujdes të veçantë gjatë festave të ardhshme fetare dhe në festivale të mëdha dhe ngjarje.

“Terroristët në rajon kanë kërkuar më parë për të sulmuar objektiva të ndjeshme, përfshirë kishat dhe vende të tjera të adhurimit, qendrat për këmbësorë, arenat sportive, sallat e koncerteve, dhe tubimet publike”, paralajmëroi ambasada e SHBA-ve.

Por në fakt përpos saj asnjë ambasadë tjetër nuk ka bërë paralajmërime të tilla.

Ja deklaratat e pakoordinuara të institucioneve

Alarmi për sulme të mundshme vazhdoi me të madhe edhe ditën e premte. Ndërsa deklarata e Ambasadës së SHBA-së mund të merret dhe si nomale në një mënyrë pasi në prag të festave bën paralajmërime të ngjashme për qytetarët e saj, janë tejet shqetësuese deklaratat e pakoordinuara që lëshuan institucionet të cilat mund të kenë ngjallë jo pak frikë te qytetarët.

Ndonëse Këshilli për Siguri pas takimit që u mbajt të enjten pasdite nuk u deklarua, një ditë më vonë ky këshill doli me një deklaratë bombë ku ngriti alarmin dhe shqetësimin e opinionit.

“Disa individëve dhe grupeve të tyre, të lidhura me grupe dhe individë nga vende tjera jashtë Kosovës, të orientuara për destabilizimin e Kosovës dhe për rrezikimin e rendit kushtetues. Grupe të tilla kanë planifikuar të kryejnë akte kundër disa liderëve institucionalë dhe politikë të Kosovës. Veprimet e tilla, vlerësohet se mund të jenë të lidhura me njerëz me të kaluar të dyshimtë, që punojnë me grupe dhe shërbime të disa vendeve  dhe mund të kenë lidhje me persona të inkriminuar në konflikte jashtë Kosovës, si dhe me vende të caktuara të cilat synojnë destabilizimin e Kosovës”.

Por pak orë më pas, të gjitha këto kërcënime të mundshme i mohoi vet ministrja e Drejtësisë dhe policia duke thënë njëzëri se “nuk ka arsye për panik”.

“Gjendja aktuale e sigurisë së përgjithshme është e qetë dhe stabile. Policia ka në implementim disa veprime operacionale të planifikuara, që ndërlidhen me manifestimet për festat e Pashkëve, e që një qasje e tillë policore aplikohet edhe në rastet e tjera të manifestimeve të ndryshme, që kanë të bëjnë me  ofrimin e sigurisë ndaj qytetarëve dhe parandalimin e çfarëdo incidenti të mundshëm”, njoftoi policia përmes një kumtese.

Ndërsa ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, sqaroi se rritja e sigurisë po bëhet për shkak të festave.

“Ne duhet të jemi të siguruar dhe s’ka nevojë për panik, sepse nuk kemi marrë as paralajmërime e as kërcënime për ndonjë sulm terroristë. Kosova është shtet stabil dhe ne duhet të jemi të vetëdijshëm se nëpër festa ka qarkullim të shtuar të qytetarëve dhe siguria nga ana e policisë është shumë normal, edhe pse nuk më takon të përzihem në punët e policisë”, deklaroi Hoxha për Telegrafin, duke demantuar kështu Këshillin e Sigurisë ku merr pjesë dhe vet për sulme të caktuara.

“Pushtetet autoritare krijojnë panikë kur duan t’i ikin të vërtetës”

Dhe pas këtyre deklaratave të ndryshme të pushtetit reagoi Dardan Molliqaj i VV-së, i cili  fajësoi policinë se krijoi situatë alarmante të enjten mbrëma për t’iu shmangur fakteve që kjo parti i publikoi rreth përfshirjes së policisë në krim.

“Pushtetet autoritare krijojnë panikë dhe gjendje të jashtëzakonshme sa herë që duan të shmangen nga e vërteta. Fakti që këta individë që e kanë kapur policinë janë fshehur si struci dhe nuk e thanë as një fjalë për faktet e paraqitura të enjten, po i konfirmon pretendimet tona. Strukturat kriminale brenda policisë në vend që të përgjigjen për faktet që i paraqitëm rreth kriminalitetit të tyre, krijuan situatë panik, për të cilën sot (dje) po thonë tash ‘situata është e qetë dhe stabile, nuk keni pse të shqetësoheni’”, ka shkruar në Facebook Molliqaj. /tesheshi.com/

Related Posts

Diplomaci me duar: beteja e heshtur Macron-Erdogan në Tiranë
Diplomaci

Diplomaci me duar: beteja e heshtur Macron-Erdogan në Tiranë

18/05/2025
Çyryk në kujtesë?
Politikë

Çyryk në kujtesë?

18/05/2025
Ballkani, nën kërcënimin e tjetër kolapsi energjitik si verën e kaluar
Ekonomi

Ballkani, nën kërcënimin e tjetër kolapsi energjitik si verën e kaluar

18/05/2025
Next Post
Lufta për kryetarllëkun e “Srpska”-s, Jabllanoviq: ja pse e meritoj ta udhëheq unë e jo Simiq

Lufta për kryetarllëkun e “Srpska”-s, Jabllanoviq: ja pse e meritoj ta udhëheq unë e jo Simiq

Gara e Bahrejnit, Bottas për herë të parë i pari në provat zyrtare

Gara e Bahrejnit, Bottas për herë të parë i pari në provat zyrtare

Harta e ditës: liria e besimit është në rënie në shumë vende

Harta e ditës: liria e besimit është në rënie në shumë vende

TË FUNDIT

  • Të fundit
Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

18/05/2025
A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

18/05/2025
Diplomaci me duar: beteja e heshtur Macron-Erdogan në Tiranë

Diplomaci me duar: beteja e heshtur Macron-Erdogan në Tiranë

18/05/2025
Çyryk në kujtesë?

Çyryk në kujtesë?

18/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni