Nuk është hera e parë që i ndodh teknikut spanjoll, Rafael Benitez, të inkuadrojë futbollistë të cilët nuk kanë të drejtë lojë. Benitez ka përsëritur gabimin e bërë në vitin 2001, në ndeshjen ndaj skuadrës Novelada, duke inkuadruar katër futbollistë, të cilët kishin arritur në limitin e kartonëve dhe ishin të suspenduar.
Katër lojtarët, Serban, Djukic, Aimar dhe Ayala ishin inkuadruar në lojë pa e ndjekur historinë e sezonit të shkuar, me ç’rast kishin patur tre kartonë të verdhë. Kështu skuadra e Novelada-s, kishte bërë ankesën dhe në fund e kishte fituar ndeshjen.
Tani pas shumë kohësh, Benitez eleminon një tjetër skuadër, atë të Real Madrid-it, falë një gabimi që nuk falet edhe aq lehtë.
/tesheshi.com/