Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Kolonët izraelitë rrahin për vdekje qytetarin amerikan

    Kolonët izraelitë rrahin për vdekje qytetarin amerikan

    Si dhe pse Izraeli vret edhe mjekët

    Si dhe pse Izraeli vret edhe mjekët

    Kush janë të dënuarit për Srebrenicën?

    Kush janë të dënuarit për Srebrenicën?

    Pamje historike: kur komunistët dorëzojnë armët…

    Pamje historike: kur komunistët dorëzojnë armët…

    Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza

    Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza

    Albanese, “flakë për flakë” me SHBA

    Albanese, “flakë për flakë” me SHBA

    Sot, tre dekada nga Gaza e djeshme në Ballkan

    Sot, tre dekada nga Gaza e djeshme në Ballkan

    Një nëndetëse bërthamore amerikane, në një qytet evropian për herë të parë në histori

    Një nëndetëse bërthamore amerikane, në një qytet evropian për herë të parë në histori

    Videoja e parë e Oçalanit nga viti 1999, deklamimi: Lufta jonë mbarroi!

    Videoja e parë e Oçalanit nga viti 1999, deklamimi: Lufta jonë mbarroi!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Debati: libër elektronik apo i printuar? Një rast që vjen surprizë nga Roma e lashtë

by te Sheshi
25/03/2017
in Kryesore, Kulturë
Reading Time: 5 mins read
A A
Debati: libër elektronik apo i printuar? Një rast që vjen surprizë nga Roma e lashtë

hand holding very old and torn book from document archive

Debati “librat elektronikë kundër librave të printuar” nuk është asgjë e re. Habitshëm nëse ndjek argumentet e disa akademikëve duket se një debat i ngjashëm ishte mjaft i fortë që me daljen e librave të parë në Romën e lashtë.

Libri po ndryshon. Librat elektronikë, apo e-librat janë më të transportueshëm sesa homologët e tyre të printuar në letër, pasi mund të merren me qindra prej tyre me vete në një tablet apo lexues elektronik të vetëm. Me mijëra të tjerë janë të aksesueshëm vetëm me një klik. Mund të ketë argumente të shumtë se librat elektronikë janë më të fortë se ata në letër, sepse tableti mund të vidhet apo të thyhet por përmbajtja e librave në të, mbetet e ruajtur në magazinën elektronike, në pritje për t’u shkarkuar në një tjetër tablet. Nuk është madje e tepërt të thuhet se librat dhe të lexuarit janë në fazën e fundit të një revolucioni.

Por jo të gjithë janë të kënaqur me këtë konstatim. Dashamirësit e librit, publicistët dhe shitësit e librarive, të gjithë janë duke ndjekur betejën mes librit elektronik dhe atij të printuar me shumë interes, e kjo u duk kur Tom Tivnan nga “The Bookseller” raportoi së fundmi se shitjet e librit elektronik kishin pësuar rënie për herë të parë. Ai tingëlloi pothuajse i lehtësuar nga ky pohim: “Për ata që parashikuan vdekjen e librit, që mbahet në duar fizikisht, dhe dominimin e atij dixhital deri në fund të kësaj dekade, të dhënat e shitjeve mund t’i detyrojnë të rivlerësojnë këtë parashikim”.

Librat e printuar edhe mund ta marrin veten për momentin, mirëpo debati është shumë i vjetër për t’u sheshuar kaq shpejt.

Gjëja e çuditshme ështe se angushtia aktuale për ndryshimin e fytyrës së librave pasqyron një episod habitshëm të ngjashëm në histori. Dy mijë vjet më parë, një lloj i ri e jo-ortodoks librash kërcënoi të ndryshonte rendin normal, duke krijuar hidhërim tek lexuesit e kohës.

Roma e shekullit të parë të erës sonë ishte e mbuluar me fjalën e shkruar. Statujat, monumentet dhe gurët e varreve ishin të gdhendura me shkronja kapitale, qytetarët mbanin shënime dhe dërgonin mesazhe mbi pllaka druri të mbuluara me dyll, ndërsa bibliotekat e të pasurve ishin të mbushura me libra për historinë, filozofinë dhe artet. Por këta nuk ishin libra si ata që njohim ne,  – ato ishin dorëshkrime, të bëra nga shtresa papirusi egjiptian në formë ruli që varionin nga 4.5 deri në 16 metra në gjatësi. Megjithë kudondodhjen e tyre, nuk ishin pa të meta.

Vetëm një detaj, duheshin përdorur dy duart për të lexuar një dorëshkrim në mënyrë të rehatshme. Vetëm nëse lexuesi ishte ulur pas një tavoline, (në këtë rast, duheshin përdorur edhe peshat mbi dorëshkrim apo kapëset për të sheshuar papirusin), e vetmja mënyrë për të lexuar një dorëshkrim ishte ta shpalosje me kujdes me dorën e djathtë dhe ta kaloje ngadalë drejt anës së majtë për ta mbledhur sërish. Shkrimtarët dhe kopjuesit zakonisht shkruanin në kolona pak centimetër të gjera, kështu që masa e papirusit të brishtë në dorëshkrim të mund të ruhej e sigurtë në formë ruli. Edhe pse kështu, arkeologët kanë gjetur dorëshkrime, cepat anësorë të të cilave kanë qenë të dëmtuar për shkak të fërkimit me veshjen e lexuesve.

Kjo gjë, në atë kohë, ishte një problem dytësor me dorëshkrimet: papirusi nuk ishte një material jetëgjatë, sidomos nëse zhvendosej ndaj zona mesdhetare, e nxehtë e Mesdheut. Pasi pëlqente një historian që mbante edhe merin e tij, perandori Tacitus në vitet  275 – 276, duhej të dërgonte kopje të reja të punës së historianit çdo vit për të zëvendësuar ato që ishin kalbur në Galici dhe Gjermani. Papirusi gjithashtu, mund të pësonte rrudhosje dhe të grisej, nëse shpalosej shumë herë, duke sjellë natyrisht edhe shformimin e dorëshkrimit – dhë kësaj i detyrohej edhe fakti që dorëshkrimet ishin të shkruara vetëm nga njëra anë.

Diku rreth ose përpara shekullit të parë, u shfaq një lloj i ri libri që premtonte të zgjidhte problemet që shfaqte dorëshkrimi në papirus. Provat janë të pakta por domethënëse: arkeologët kanë zbuluar disa fragmente papirusësh, teksti i cilave në mënyrë të papritur, vijon nga faqja ballore në atë të pasme, dhe shkrimin e imët të të cilave mund ta gjesh vetëm në një libër me faqe të kthyeshme.

Kjo është pikërisht ajo që përfaqësojnë këto fragmente: ato janë fletë nga librat e parë me faqe që bota kishte parë ndonjëherë. Ne dimë se romakët e quanin këtë lloj të ri libri kodeks (që vjen nga caudex apo kore peme, për shkak të ngjashmërisë me pllakat e tyre prej druri), por si arriti kodeksi të mbizotërojë është diçka e zhytur në mister.

Përmendja e parë e shkruar e kodeksit shfaqet në fjalët e një poeti romal të quajtur Martial, i cili inkurajon lexuesit e tij të blinin librat e tij në këtë format të ri me faqe:

“Ju që keni dashur që t’i mbani me vete librat e mi të vegjël, kudo dhe t’i keni shoqërues për një udhëtim të gjatë, blini këta të rinjtë me pergamenë e me faqe të vogla: lërjani kutitë e rënda të dorëshkrimeve autorëve të mëdhenj – mua mund të më mbani me një dorë”.

Shkruar  midis viteve 84 dhe 86, reklama e Martial na tregon se librat me fletë njiheshin që në shekullin e para para erës sonë, por gjithashtu, që disa prej tyre, të paktën, ishin bërë nga një material i ri i quajtur pergamenë. Kjo alternativë ndaj papirusit, shpikur në një qytet grek disa shekuj më parë, merrej prej lëkurës së procesuar fort të kafshëve dhe lëmueshmëria dhe rezistenca e saj e bënin një material ideal për të shkruar. Arkeologët kanë konfirmuar pretendimet e Martial përmes fragmenteve të kodikëve prej pergamene që datojnë në shekulline  parë, e megjithatë ne dimë ende shumë pak se kpërse dhe kush e shpiku kodeksin.

Cilado qoftë e vërteta, libri me faqe ishte një hap i konsiderueshëm përpara në krahasim me dorëshkrimet. E megjithatë njerëzit në Romë dhe në tokat përreth ishin të ndarë për meritat e kodeksit.

Shumica pagane e Romës, së bashku me popullsinë hebreje të antikitetit, preferonin dorëshkrimin tradicionale – ndërsa kongregacioni i krishterë në rritje brenda perandorisë nga ana tjetër, u kthye me entuziazëm drejt librit me faqe ku kishin gospelët, komentarët dhe njohuritë e tyre ezoterike.

Por, ne e dimë mirë sesi përfundon historia: deri në fund të shekullit të gjashtë si paganizmi dhe dorëshkrimet ishin në prag të zhdukjes. Libri me faqe gjeti vendin e vet në histori dhe shoqëri.

Libri elektronik i shekullit të 21-të mund të mos ndjekë me besnikëri rrugën e kodeksit të botës antike, por frymëzon argumente dhe debate po aq të ashpra. A do ta zëvendësojë librin në letër, apo do të jetë radha e “dorëshkrimit” për të fituar? Koha dhe llogaritë e shitjeve do ta tregojnë.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

A do ta marrë Francesca Albanese çmimin Nobel?
Individualitet

A do ta marrë Francesca Albanese çmimin Nobel?

12/07/2025
Si dhe pse Izraeli vret edhe mjekët
Kryesore

Si dhe pse Izraeli vret edhe mjekët

11/07/2025
Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza
Ballkani

Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza

11/07/2025
Next Post
Për drekë, supë peshku me perime

Për drekë, supë peshku me perime

Përplasja PS-LSI zbret në terren: Balla kundër Kryemadhit

Përplasja PS-LSI zbret në terren: Balla kundër Kryemadhit

Lojë spiunësh: biznesmeni dhe politikani që qëndrojnë pas izraelitit të kapur në Rinas

Lojë spiunësh: biznesmeni dhe politikani që qëndrojnë pas izraelitit të kapur në Rinas

TË FUNDIT

  • Të fundit
Çadra e shezlong: çmimet tronditëse në plazhet italiane

Çadra e shezlong: çmimet tronditëse në plazhet italiane

12/07/2025
Sa i paguan Mark Zuckerberg inxhinierët për të punuar në Meta?

Sa i paguan Mark Zuckerberg inxhinierët për të punuar në Meta?

12/07/2025
Hetimi i rrëzimit të Air India: ç’u tha nga pilotët pak para katastrofës?

Hetimi i rrëzimit të Air India: ç’u tha nga pilotët pak para katastrofës?

12/07/2025
Kolonët izraelitë rrahin për vdekje qytetarin amerikan

Kolonët izraelitë rrahin për vdekje qytetarin amerikan

12/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Roald A. Hysa: Logo “hallall” dhe “turizmi hallall”

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • Get Xanax Online
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo
  • Safely Buy Diazepam or Valium Online
  • Tramadol hydrochloride Online

Na ndiqni