Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Lufta tjetër në Gaza

    Lufta tjetër në Gaza

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

KOMUNIKIMI/ Debat europian mbi “Perëndimin e egër dixhital”: Ç’duhet bërë me rrjetet sociale?

by te Sheshi
11/02/2021
in Bota & Rajoni, Kryesore
Reading Time: 3 mins read
A A
KOMUNIKIMI/ Debat europian mbi “Perëndimin e egër dixhital”: Ç’duhet bërë me rrjetet sociale?

Rrjetet sociale kanë dhënë mundësi të pashembullta për komunikim, por gjithashtu kanë sjellë shumë probleme, siç janë lajmet e rreme, dhe ato duhet të rregullohen, por që të mos rrezikohet liria e shprehjes, është thelbi i debatit në Parlamentin Evropian.

“Mediat sociale kanë transformuar mënyrën se si ne komunikojmë me njëri-tjetrin, sollën mundësi të reja, por edhe shumë probleme të reja,” tha Zëvendës Presidentja e Komisionit Evropian për Vlerat dhe Transparencën, Vera Jourova.

Dhjetëra deputetë morën pjesë në debatin mbi kontrollin demokratik të rrjeteve sociale dhe mbrojtjen e të drejtave themelore.

Fuqia e korporatave të mëdha të teknologjisë

Shumica e tyre tregojnë se nuk ka vend në rrjetet sociale për gjuhë urrejtjeje dhe nxitje të dhunës dhe se nuk mund t’u lihet kompanive private të teknologjisë për të përcaktuar se kush mund dhe çfarë mund të publikohet, sepse kjo duhet të jetë punë e institucioneve demokratike.

“Eshtë koha për të frenuar fuqinë e shfrenuar të korporatave të mëdha të teknologjisë, por në çdo rast, liria e fjalës duhet të ruhet. Unë nuk dua të kem një ministri ose arbitra të së vërtetës, ky është një parim kryesor”, theksoi Jourova.

“Ne duhet të vendosim rregull në fushën dixhitale dhe t’i japim fund ‘Perëndimit të Egër dixhital’. Ajo që është e paligjshme jashtë linje (në realitet), duhet të jetë e paligjshme dhe në internet,” tha ajo.

Ajo vuri në dukje se ndryshimi midis fakteve, që i përkasin të gjithëve, dhe mendimit, që i përket individit, ka humbur.

“Ky ndryshim është thyer dhe mund të rregullohet vetëm nëse ka besim në shkencë dhe institucione demokratike”.

Sjellja e rendit në botën dixhitale

Ajo shtoi se ndërhyrja e dhunshme në ndërtesën e Kongresit amerikan tregoi forcën e rrjeteve sociale, të cilat, bazuar në kriteret e tyre, vendosën të mbyllnin përgjithmonë profilin e ish-presidentit amerikan.

“Eshtë mjaft shqetësuese, megjithëse besoj se nxitja e papërgjegjshme e dhunës nga ish-Presidenti Trump e meriton atë,” thotë Jourova.

Në dhjetor të vitit të kaluar, Komisioni Evropian njoftoi propozimet për rregulla të gjera që synonin të sillnin rregull në botën dixhitale, duke përfshirë rrjetet sociale, tregtinë në internet dhe platforma të tjera të internetit.

Komisioni ka propozuar dy rregullore – ligjin për shërbimet dixhitale dhe ligjin për tregjet dixhitale, të cilat parashikojnë një seri detyrimesh dhe ndalimesh, si dhe sanksione që duhet të shërbejnë për të parandaluar aktorët e mëdhenj të internetit që të abuzojnë me pozicionin e tyre.

Jourova njoftoi se ajo do të propozonte një rregullore të re mbi reklamat politike në Internet.

“Promovim i paguar, pëlqime të paguara, reagime nga profile të rreme, janë të rrezikshëm për demokracinë, veçanërisht gjatë periudhës së zgjedhjeve, dhe kjo është arsyeja pse unë do të propozoj një rregullore mbi reklamat politike në Internet,” tha Jourova.

Jo vetëm ligjet, por edhe norma morale

Diskutimi gjithashtu vuri në dukje se nuk mjafton të përqendrohesh vetëm në rregullimin e rrjeteve sociale dhe platformave të internetit, por që është e nevojshme të punosh mbi edukimin mediatik, në mënyrë që njerëzit të kuptojnë faktet themelore se si funksionon Interneti dhe pse ata e shohin përmbajtje të caktuar.

Nga ana tjetër, kompanitë e teknologjisë duhet të udhëhiqen jo vetëm nga ligjet dhe rregulloret, por edhe nga normat morale.

Arkitektët ndjekin jo vetëm ligjet, por edhe normat morale për të siguruar që ndërtesat e tyre janë të sigurta.

Kështu, ata që shkruajnë kode dhe algoritme duhet të kenë gjithashtu një përgjegjësi të tillë, u theksua në diskutim. /tesheshi.com/

Related Posts

Pendesa e Elon Musk
Amerika

Pendesa e Elon Musk

02/07/2025
Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune
Azia

Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

02/07/2025
Si ndikon inteligjenca artificiale në mendjen njerëzore
Kryesore

Si ndikon inteligjenca artificiale në mendjen njerëzore

02/07/2025
Next Post
Turqia nuk po heq dorë nga S-400

Turqia nuk po heq dorë nga S-400

Një dorëheqje e pazakontë për gjuhën e grave dhe ndaj grave

Një dorëheqje e pazakontë për gjuhën e grave dhe ndaj grave

NYT: E pathëna për Trump kur u infektua me COVID

NYT: E pathëna për Trump kur u infektua me COVID

TË FUNDIT

  • Të fundit
Fshati, bujqësia: kur Rama flet me gjuhën e Erion Braçes

Fshati, bujqësia: kur Rama flet me gjuhën e Erion Braçes

02/07/2025
Hamas, përgjigje Trump-it

Hamas, përgjigje Trump-it

02/07/2025
Shuplakë nga Moska: Vuçiç thjesht duhet të zhduket!

Shuplakë nga Moska: Vuçiç thjesht duhet të zhduket!

02/07/2025
NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina

NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina

02/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni