Shkëlzen Gashi, ashtu siç qe mësuar dhe më parë, është i përjashtuari i madh i këtij grumbullimi. Forma e mirë në kampionatin amerikan të futbollit, e golat e njëpasnjëshëm, nuk kanë mjaftuar që ai të jetë si zakonisht midis të grumbulluarve.
Tekniku italian De Biazi ka dalë para pak minutave në konferencë për shtyp, ku ka shpjeguar dhe mosthirrjen e Gashit, të lënë jashtë, sipas tij, për t’u bërë vend të rinjve që përkojnë me projektin e tij.
Grezda, Latifi, Llullaku e Manaj do të jenë mes të përzgjedhurve.
De Biazi e ka quajtur mjaft të rëndësishme sfidën ndaj Lihtenshtajnit më 6 tetor, duke dashur të shmangë çdo shenjë nënvlerësimi.
Sa u përket lojtarëve të thirrur, ata janë: Berisha, Hoxha, Shehi, Aliji, Gjimshiti, Mavraj, Hysaj, Agolli, Veseli, Memushaj, Kaçe, Lila, Latifi, Basha, Grezda, Roshi, Kukeli, Lenjani, Hyka, Xhaka, Abrashi, Balaj, Cikalleshi, Sadiku, Llullaku, Manaj. /tesheshi.com/