Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • Të Gjitha
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Kurti, me emra në Kuvend: Ja kush i drejton bandat serbe në veri

    Kurti, me emra në Kuvend: Ja kush i drejton bandat serbe në veri

    Vartësi i Albin Kurtit nga veriu: S’mund t’ja lëmë Serbisë këtë tokë!

    Vartësi i Albin Kurtit nga veriu: S’mund t’ja lëmë Serbisë këtë tokë!

    BE-ja, drejt një milion raketave në vit

    BE-ja, drejt një milion raketave në vit

    Ministri Svelça: Ja si sulmohen shqiptarët në veri

    Ministri Svelça: Ja si sulmohen shqiptarët në veri

    “Marshim drejt veriut”, reagon Prishtina

    “Marshim drejt veriut”, reagon Prishtina

    Stoltenberg: Pse dërguam 700 trupa shtesë në Kosovë

    Stoltenberg: Pse dërguam 700 trupa shtesë në Kosovë

    CNN: Dokumenti sekret që posedonte Tramp

    CNN: Dokumenti sekret që posedonte Tramp

    Kështu nis dita në veriun e trazuar

    Kështu nis dita në veriun e trazuar

    Ish-këshilltari i Kurtit: Mirënjohje Amerikës, por….

    Ish-këshilltari i Kurtit: Mirënjohje Amerikës, por….

  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet

DASH: Ja problemet e Shqipërisë dhe Kosovës për luftën ndaj terroristëve

Nga te Sheshi
20/06/2015
në Politikë, Të fundit
Reading Time: 3 mins read
A A
DASH: Ja problemet e Shqipërisë dhe Kosovës për luftën ndaj terroristëve

Departamenti Amerikan i Shtetit publikoi raportin për terrorizmin për vitin 2014, thekson problemet e SHqipërisë e Kosovës në lidhje me luftën ndaj rrjetit global të rekrutimit të luftëtarëve të huaj për në Siri dhe Irak për të shkaur në radhët e ISIS.

Në raportin e DASH vlerësohet roli i Shqipërisë, si mbështetëse e fortë në përpjekjet kundër ISIS-it.

DASH vlerëson Shqipërinë për ndihmën e dhënë për luftëtarët kurdë Peshmerga në Veri të Irakut, të cilëve vendi ynë u ka dhuruar një sasi të madhe armësh dhe municioni, por thotë se Shqipëria është një vend burimi për luftëtarë të huaj terroristë që shkojnë në Siri dhe Irak.

Në raport thuhet se vendi ynë ka legjislacionin e nevojshëm që dënon aktet terroriste, financimin, transfertat e fondev, rekrutimin, trajnimin, nxitjen, krijimin dhe pjesëmarrjen në organizata terroriste, megjithatë shprehen rezerva në zbatimin e tyre.

“Ndërsa organet e rendit në Shqipëri punojnë aktivisht për të zbuluar dhe penguar aktivitete të paligjshme që lidhen me drogat dhe trafiqet, ato ende nuk kanë të njëjtën qasje agresive për të përballuar kërcënimet e mundshme terroriste. Policia njoftoi plane në tetor të vitit 2014 zgjerimin e njësisë antiterroriste.Trajnimi dhe pajisja e kësaj njësie do të ketë nevojë për përpjekje të konsiderueshme që ajo të arrijë nivelin e duhur të kapacitetit për të përballuar me efektivitet terrorizmin. Shqipëria nuk ka kapacitetet për të grumbulluar të dhëna biometrike veç atyre të kartave të identitetit dhe pasaportave që paraqiten në pikat e kalimit kufitar”, vlerëson raporti.

Raporti vëren se Shqipëria është duke marrë teknologji për të përpunuar shenjat e gishtave në të 26 pikat e kalimit kufitar. “Teknologjia e kontrollit në kufi do t’i lejojë autoritetet të grumbullojnë të dhëna gjatë hyrjeve dhe daljeve të udhëtarëve”, thuhet aty.

Megjithatë vihet re se korrupsioni i kombinuar me një sistem të dobët drejtësie, vazhdon të pengojë përpjekjet e Shqipërisë për zbatimin e ligjit.

DASH thotë se Shqipëria ka miratuar nisma kundër personave dhe organizatave të përfshira në lsitën e OKB-së si financuese të terrorizmit dhe ka ngritur një sistem parandalues të pastrimit të parave dhe financimit të terorizmit.

Raporti vlerëson bashkëpunimin e qeverisë me Komunitetin Mysliman. “Qeveria e Shqipërisë i jep ndihmë financiare Komuniteti Mysliman dhe bashkëpunon me të aktivisht për të diskutuar rreth radikalizimit dhe rekrutimit të individëve për synime terroriste”, thuhet në raport.

Kosova

Në raportin për terrorizmin për Kosovën, Departamenti Amerikan i Shtetit thotë se “kërcënimi i ekstremizmit të dhunshëm ka ardhur duke u rritur gradualisht, që pas konfliktit të vitit 1999, i ndihmuar pjesërisht edhe nga financimi i organizatave të huaja, që predikojnë ideologji ekstreme”.

Sipas këtij raporti, rreth 150–200 luftëtarë të huaj terroristë nga Kosova, kanë shkuar në Siri dhe Irak për të luftuar përkrah grupit Shtetit Islamik dhe Frontit al-Nusrah. Nga këta, rreth 20 janë vrarë.

Problematike vlerësohen ato që DASH i konsideron “grupe të dhunshme ekstremiste”, që përdorin aktivisht rrjetet sociale për të përhapur propagandën e tyre dhe për të rekrutuar njerëz. “Megjithatë, deri më tani në Kosovë nuk kanë ndodhur incidente terroriste”, vlerëson raporti.

Në raport vlerësohen gjithashtu përpjekjet e qeverisë së Kosovës, sidomos pas publikimit të videos ku tregohej Lavdërim Muhaxheri, duke i prerë kokën një të riu në Siri: “Kjo nxiti qeverinë të fillonte një operacion antiterrorist në shkallë të gjerë. Qeveria e Kosovës e mirëpret bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara për përpjekjet anti-terroriste. Shtetet e Bashkuara i kanë ndihmuar autoritetet vendase për disa raste aktive antiterroriste”.

Në vitin 2014, autoritetet e Kosovës arrestuan rreth 70 individë nën dyshimet për terrorizëm, rreth 40 prej të cilëve ishin luftëtarë të huaj, terroristë të kthyer. Qeveria e Kosovës ka filluar të shqyrtojë mënyrat për t’iu kundërvënë propagandës së Shtetit islamik, por nuk ka hedhur ende ndonjë hap konkret.

Sipas raportit, mungesa e anëtarësimit në shumë organizata rajonale, për shkak të bllokimit nga disa vende që nuk e njohin pavarësinë, është pengesë për Kosovën në luftën dhe përpjekjet e saj kundër terrorizmit.

Tags: raporti dash terrorizmi

Të ngjashmeLajme

Fjalët e para të Tahirit pas daljes nga burgu
Politikë

Fjalët e para të Tahirit pas daljes nga burgu

02/06/2023
Bayraktar, rrugës për në Shqipëri
Politikë

Bayraktar, rrugës për në Shqipëri

02/06/2023
Kurti, me emra në Kuvend: Ja kush i drejton bandat serbe në veri
Kosova

Kurti, me emra në Kuvend: Ja kush i drejton bandat serbe në veri

02/06/2023
Lajme të tjera
VËZHGIM/ Qytetarët e Maqedonisë, punojnë vetëm sa për të ngrënë – ja ç`tregojnë statistikat

VËZHGIM/ Qytetarët e Maqedonisë, punojnë vetëm sa për të ngrënë - ja ç`tregojnë statistikat

Kone ‘çmend’ grekët: Jam 100% shqiptar

Kone ‘çmend’ grekët: Jam 100% shqiptar

Ja kush janë 5 futbollistët më të shtrenjtë të kombëtares

Ja kush janë 5 futbollistët më të shtrenjtë të kombëtares

TË FUNDIT

Fjalët e para të Tahirit pas daljes nga burgu

Fjalët e para të Tahirit pas daljes nga burgu

2 orë Më parë
Bayraktar, rrugës për në Shqipëri

Bayraktar, rrugës për në Shqipëri

3 orë Më parë
Kurti, me emra në Kuvend: Ja kush i drejton bandat serbe në veri

Kurti, me emra në Kuvend: Ja kush i drejton bandat serbe në veri

5 orë Më parë
Si Togg-u në Turqi, Rama e synon në Shqipëri

Si Togg-u në Turqi, Rama e synon në Shqipëri

6 orë Më parë

NA NDIQNI!

KRYESORE

  • Kryesore
Shuhet “nëna” e Putinit: ç’pretendonte gjeorgjiania Vera Putina?

Shuhet “nëna” e Putinit: ç’pretendonte gjeorgjiania Vera Putina?

02/06/2023
Kjo grua, Kryeprokurorja e re e Speciales për Kosovën

Kjo grua, Kryeprokurorja e re e Speciales për Kosovën

02/06/2023
Tahiri, nga qelia në shtëpi

Tahiri, nga qelia në shtëpi

02/06/2023
Sulmet me dron në Rusi: të çara në mbrojtjen ajrore apo luftë mediatike?

Sulmet me dron në Rusi: të çara në mbrojtjen ajrore apo luftë mediatike?

02/06/2023

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Gerti Gjyzeli: Mbi Ramën dje dhe Ramën sot

Nga Dr. Arben Ramkaj: Kur SHBA shqetësohet për padrejtësitë ndaj feve në Shqipëri

Nga Gjen. Fayez al Duveyri: Revolucioni i Erdoganit

Nga Dr. Arben Ramkaj: Një shekull miqësi Shqipëri-Turqi dhe çështja KMSH

Nga Justinian Topulli: Shqiptaria myslimane

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

Na ndiqni

Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist