Parlamenti shqiptar u përfshië sërish nga kaosi si pasojë e një rebelimi opozitar, më saktë nga kampi Berisha, ku si protagonist kësaj, si për ironi, here pati dhe një deputet që i nis me mbiemri me Sali – Ervin Salianji, prej atyre që konsiderohen riosh në politikë, pa asnjë shenjë “të riu”, si në ide, veprime apo gjuhë.
Ky i fundit hodhi një tymuese në sallën e parlamentit, ngjashëm si para pak vitesh në Kuvendin e Kosovës.
Shkak i këtij zhvillimi është bërë një pretendim opozitar për shkelje kushtetuese në rastin e moslejimit nga mazhoranca të formimit të tre komisioneve hetimore që kërkonte grupimi Berisha. Por kjo po ndodh dhe në sfondin e një zhvillimi tjetër të këtoditshëm, arrestimit nga SPAK të dhëndërit të Berishës, Jamambër Malltezi, lidhur me çështjen “Partizani”.
Në seancën e kësaj të enjteje, grupimi Berisha la në këmbë deputetët e mazhorancës, pasi jua morri atyre karriget. Këta fundit i detyruan të votojnë disa ligje pa qenë ulur. /tesheshi.com/