Ministri serb i Punëve të Jashtme Ivica Daçiç bëri thirrje për një zgjidhje të shpejtë të çështjes së Kosovës, duke thënë se është në interes të Serbisë që ta zgjidhë këtë çështje sa më parë.
“Është e nevojshme për të përshpejtuar dialogun, për të arritur një zgjidhje të qëndrueshme. Të mos humbim kohë. Për interesin serb është mirë që ky proces të mbyllet sa më shpejt që të jetë i mundur, sepse marrëdhëniet ndërkombëtare mund të ndryshojnë”, ka thënë të hënën Daçiç.
Daçiç tha se administrata e presidentit Trump ishte e para në SHBA që po kërkonte t’i hapte derën një kompromisi midis Beogradit dhe Prishtinës.
“Më pas, dhe ndoshta në një të ardhme, mund të vijë një pikëpamje se kompromisi është vetëm një njohje e pavarësisë së Kosovës”, tha kreu i diplomacisë serbe, duke aluduar se administrate Trump mundet të mos e kërkojë këtë gjë.
Kur është fjala për qëndrimin e BE-së në drejtim të dialogut në mes të Beogradit dhe Prishtinës, Daçic deklaroi se kreu i diplomacisë evropiane, Federica Mogherini gjithashtu mbështet kërkimin e një kompromisi dhe se pas saj “ndoshta të vijë dikush tjetër i cili nuk do të jetë në favor të këtij kompromisi”.
Ministri i jashtëm serb ka kritikuar opozitën serbe, siç tha, për “qëndrimin e saj ndaj çështjeve të ndërtimit të shtetit”, duke shtuar se Serbia ka nevojë për një konsensus mbi Kosovën, për të cilën gjykon se ekziston midis shqiptarëve. /tesheshi.com/