Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Lufta tjetër në Gaza

    Lufta tjetër në Gaza

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Ç’përfaqëson “Ullini i Qejfit” në kërthizë të Shqipërisë?!

by te Sheshi
12/05/2016
in Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 5 mins read
A A
Ç’përfaqëson “Ullini i Qejfit” në kërthizë të Shqipërisë?!
15
SHARES

Nga Bardha Nergjoni

Elbasani ka një simbol që ndoshta vetëm elbasanllinjtë e njohin: “Ullini i Qejfit”. Po vërtet, ç’lloj qejfi qenka bërë aty ndër shekuj sa ta marrë këtë emër një trung ulliri?!

Së pari duhet thënë se ullishtat janë një kompozim panoramik i Elbasanit, ndër më të bukurit. Janë pikërisht ato që e zbusin disi imazhin e trishtë të këtij qyteti në kërthizë të Shqipërisë, për shkak të smogut të dalë prej ish-Metalulgjikut të dikurshëm. Vetëm zona e Harmasit numëron 36 mijë rrënjë ullinj.  Ndërkohë e gjithë ullishta ka mbi 20 mijë rrënjë. Shoqëruesi i udhëtimit tonë drejt vendit të preferuar si gati një shekull më parë nga qindra elbasanas,  është Flamur Harri. Ndërsa ngjitemi mbi kishën e Shën Thanasit, udhërrëfyesi ynë, mjaft energjik edhe pse në moshë, tregon se mbi kishën e atyshme kanë qenë varrezat e vjetra ortodokse të Elbasanit, ndërkohë që tek spitali psikiatrik dhe  varrezat italiane. Duke hedhur vështrimin në anën e djathtë, një grumbull vilash të sapondërtuara mbulojnë grykën që të çon për në fshatin Godolesh.

Pak më tej mund të shihen shumë mirë depot ushtarake, që, siç thotë Flamuri, janë të rrethuara me tunele me municione që mund të hedhin në erë në Elbasan të tërë. Më pas vazhdojmë rrugën, pak të lodhshme, por me mjaft  kërshëri për të parë vendet që elbasanasit e vjetër i kishin mjaft për zemër.

20160510_140314

Me shaka, Flamuri na thotë se nëpër këtë rrugë kalonin qindra e qindra qytetarë me familjet e tyre për t’u ngjitur tek “Ullini i Qejfit”, e në lëndinat mes ullishtës nën freskun e burimeve dhe barin e njomë. Sapo mbërrijmë në pjesën ku Elbasani duket si në pëllëmbë të dorës, Hyqmeti na tregon pikërisht atë, “Ullinin e Qejfit”. Shikojmë një pemë ulliri të zakonshëm, të veçuar nga të tjerat por me asgjë për t’u shënuar. Flamuri më thotë të afrohem tek pema simbol e elbasanasve, pasi vetëm tek ajo pemë mund të kuptosh pse është quajtur e tillë. Nga trungu i saj, duken të katër anët e qytetit të Elbasanit. Nga ky dru ulliri mund të shikosh deri në Shkumbin, nga kodra e Tepes e deri në Topçias, ullishtën e Mansit etj. Pra ulliri nuk ishte zgjedhur rastësisht. Ai ishte në vendin më strategjik dhe pranë lëndinave të freskëta që lehtësonin dhe freskonin verën e nxehtë të elbasanasve.

Flamuri na shoqëron në një prej burimeve të kësaj zone ku pinin ujë vizitorët e shumtë, “çezmja e Pal Shuteriqit”. Pali, pronar ullishteje kishte ndërtuar një burim, i cili vazhdon të sjellë ujë të ftohtë akull. Pasi pushojmë pranë këtij burimi, Flamuri thotë se më sipër është Skolia. Atje gjithashtu ka një burim uji. Përtej ullishtës që me emra të vjetër i quan “Karroqi i Madh dhe i Vogël”, është burimi i “Ali Xhinsit”. Ky burim ndan ullishtën e Godoleshit dhe ullishtën e Elbasanit. Panorama, freskia dhe qetësia me sfond me këngën e bilbilave të çon në një tjetër vend edhe pse jemi shumë afër Elbasanit. Flamuri, ndërsa shijon hijen dhe bukuritë e kodrave me ullinj, sjell disa detaje për ullishtën e Elbasanit.

Si ka qenë menaxhuar dhe si menaxhohet sot ullishta e Elbasanit?

Deri në vitin 1947, ullishta e Elbasanit menaxhohej me një organizim të përshtatshëm, me një sistem rojesh që në atë kohë quheshin “bekshinj” dhe nëpërmjet dokumenteve kam lexuar që këto roje aprovoheshin në Këshillin Bashkiak. Duhet të ishin njerëz me reputacion dhe me mjaft integritet për t’u bërë roje. Ndërkohë, pas instalimit të sistemit ullishta u shtetëzua dhe shteti tregoi një kujdes të veçantë në të gjitha drejtimet duke e mirëmbajtur dhe duke u kujdesur që prodhimi të ishte i mirë. Pas ‘90-tës ullishta ju kthye elbasanasve. Dikush tregoi interes dikush jo. Të tjerët ia dhanë në administrim banorëve që vinin nga zonat rurale. Ata i kanë ni lezetin dhe i bëjnë yzmetin ullinjve.

Si mendoni ju, cila është zgjidhja më e mirë për menaxhimin e ullishtës?

Për mendimin tim, zgjidhja më e mirë do të ishte një sistem shoqatash. Pronarët të organizohen në shoqata që të bëjnë rigjenerimin e ullishtës në mënyra bashkëkohore si në vendet e tjera duke nxitur prodhimin që do të thotë bollëk për vetë elbasanasit. Më ka rënë rasti të shoh dokumente të Perandorisë Osmane ku janë përshkruar saktë të gjitha të dhënat e ndarjet e pronave. Shteti turk e respektonte pronën. Në këtë kohë u deshën pak vjet për të dëmtuar dokumentet e pronësisë.

Kishte mënyra të veçanta përpunimi por edhe ruajtje të vajit të ullirit. Kujtoni disa prej tyre?

Prej kohësh, familjet elbasanase kanë pasur një mënyrë të veçantë ruajtje të vajit të ullirit. Magribet, enë prej balte në formë konike vendoseshin në dhe që vaji të rrinte në fresk. Kjo është mënyrë shekullore. Vaji përpunohej nëpërmjet gurëve që rrotulloheshin nga kuajt, madje edhe njerëz. Ka pasur mënyra që ndanin bërthamën dhe tulin. Bërthama ka acidet dhe prish cilësinë e ullirit. Vaj tuli është ai vaj kur nuk ka aciditet të bërthamës. Ky vaj është cilësia ekstra.

Ullishta nuk sillte vetëm bollëk për elbasanasit por ishte dhe një mënyrë argëtimi. Pse kujtohet me nostalgji fillimshekulli i kaluar?

Ullishta  shërbente edhe si vend argëtimi, sidomos në pranverë.  Pranë “Ullinit të Qejfit” usta Isuf Myzyri me orkestrën e tij sillte këngët elbasanase të realizuara mjeshtërisht. Siç tregojnë edhe dëshmitarë që i kanë jetuar fundjavat dhe festat tek “Ullini i Qejfit”, usta Isufi kujdesej që çdo vegël muzikore të ishte e intonuar dhe nuk lejonte gabime nga orkestra e tij. Ditët e verës ishin të gjata e të bukura dhe mbylleshin  natën vonë. Siç tregojnë elbasanasit e vjetër me nostalgji, ishte fat të jetoje kohën e bollëkut, të ahengut, ku dashuria mes njerëzve triumfonte mbi çdo egoizëm dhe dashakeqësi. Edhe gjatë periudhës së komunizmit ullishta shërbente edhe për argëtim. Mbetet gjithmonë një vend i bukur ku pikniku, uji i freskët, ajri i pastër janë një mundësi e mirë për t’u arratisur, edhe pse jo larg qytetit.

Historia e “Ullinit të Qejfit”

Pema që simbolizon “Ullinin e Qejfit” ndodhet në vendin më strategjik, në këndin më gjithëpërfshirës të panoramës së qytetit ndërsa pas tij në anën veriore ndodhen lëndina me bar shumë, freski dhe ujë të ftohtë. E çfarë do të donin më shumë elbasanasit për ta përcaktuar këtë vend si vendin më të përzgjedhur për të kaluar festat, ditët e pushimit, dhe verën e nxehtë.

10388562_815836658544717_5884663063735638034_n

“Ullini i Qejfit” që mendohet të jetë shumë më i vjetër por i rigjeneruar në përiudha të ndryshme, i ka shërbyer me mijra qytetarëve elbasanas të brezave të ndryshëm të shikonin qytetin, të gëzonin, të këmbenin biseda me njëri-tjetrin, të falenderonin Zotin për begatinë dhe të jetonin lumturinë e bollëkun e asaj kohe. Kjo ishte forma e vetme e argëtimit, me orkestrën e Isuf Myzyrit, me këngët e vallet, me ushqimet e bollshme, me amvisat elbasanase, vajzat e bukura që njihnin bashkëshortët e ardhshëm dhe një jetë si në përralla. Kjo pemë kaq simbol për elbasanasit është shpallur monument natyre edhe pse nuk gëzon vlera të veçanta si pemë e mbjellë nga dora e njeriut. /tesheshi.com/

Related Posts

Si ndikon inteligjenca artificiale në mendjen njerëzore
Kryesore

Si ndikon inteligjenca artificiale në mendjen njerëzore

02/07/2025
Katrina, gati për luftë!
Kryesore

Katrina, gati për luftë!

02/07/2025
Me sytë nga qielli: a është kjo puna juaj e ëndrrave?
Sociale & Shoqëri

Me sytë nga qielli: a është kjo puna juaj e ëndrrave?

02/07/2025
Next Post
Thuajse 28 milionë njerëz janë zhvendosur brenda kufijve në 2015-tën nga luftërat dhe katastrofat natyrore

Thuajse 28 milionë njerëz janë zhvendosur brenda kufijve në 2015-tën nga luftërat dhe katastrofat natyrore

Për një bark të sheshtë: ushqimet që duhet të mbani larg

Për një bark të sheshtë: ushqimet që duhet të mbani larg

Alarmi i shërbimeve sekrete: Po përgatitet skenar destabilizues në Bosnje

Alarmi i shërbimeve sekrete: Po përgatitet skenar destabilizues në Bosnje

TË FUNDIT

  • Të fundit
Fshati, bujqësia: kur Rama flet me gjuhën e Erion Braçes

Fshati, bujqësia: kur Rama flet me gjuhën e Erion Braçes

02/07/2025
Hamas, përgjigje Trump-it

Hamas, përgjigje Trump-it

02/07/2025
Shuplakë nga Moska: Vuçiç thjesht duhet të zhduket!

Shuplakë nga Moska: Vuçiç thjesht duhet të zhduket!

02/07/2025
NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina

NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina

02/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni