Ministria iraniane e Shëndetësisë konfirmoi sot 251 viktima të infeksionit COVID-19 në 24 orët e fundit, e cila është vdekshmëria më e lartë në një ditë që nga fillimi i epidemisë në Iran, ku dhe kreu i programit bërthamor iranian, Ali Akbar Salehi, ishte gjithashtu i infektuar.
Numri i përgjithshëm i infeksioneve të konfirmuara të koronavirusit është më i lartë se 500,000, sipas ministrisë.
Nga të gjitha vendet në Lindjen e Mesme, Republika Islamike e Iranit është goditur më rëndë nga pandemia.
Nga Ministria e Shëndetësisë u tha se me të dhënat e fundit nga sot, numri i vdekjeve nga efektet e COVID është rritur në 28,544, me 500,075 njerëz të infektuar që nga fillimi i epidemisë në Iran.
Midis të infektuarve është kreu i Organizatës Iraniane të Energjisë Atomike (AEOI), Ali Akbar Salehi, njoftoi media lokale, siç raportohet nga agjensia gjermane dpa.
Ai u testua pozitiv për virusin javën e kaluar dhe ka qenë në izolim që nga ajo kohë, por gjendja e tij është e mirë, sipas agjencisë së lajmeve Tasnim. /tesheshi.com/