Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel, shtyu ceremoninë e martesës ë Montmeyan të Francës, pasi rajoni u vu në listën e zonave portokalli në Belgjikë, konfirmoi të premten zëdhënësi i tij për dpa.
Dasma e Michel-it me Amelie Derbaudrenghien ishte planifikuar për të shtunën në Var të Montmeyan, një rajon që tani është përfshirë në listën e vendeve për të cilat Belgjika rekomandon karantinë për udhëtarët pas kthimit prej aty.
Një datë e re e dasmës nuk është caktuar ende, sqaroi zëdhënësi.
Presidenti 44-vjeçar i Këshillit Evropian nuk është i vetmi politikan kryesor evropian, planet e dasmës së të cilit janë shtyrë nga pandemia COVID. Kryeministrja daneze Mette Frederiksen, e ka shtyrë dy herë. /tesheshi.com/