Në rast se Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump humb zgjedhjet në vitin 2020, pasardhësi i tij nuk do të jetë në gjendje të qetë që të marrë kontrollin e Shtëpisë së Bardhë, tha ish-avokati personal i Trump-it, Michael Cohen.
“Duke ditur përvojën time me Trump, kam frikë se nëse ai humb zgjedhjet në vitin 2020, nuk do të ketë një transferim paqësor të pushtetit”, tha Cohen në dëshminë para Komitetit të Monitorimit të Dhomës së Përfaqësuesve, sipas Reuters.
Cohen, i cili kishte deklaruar më parë se mund “të merte një plumb” nga Trump, thotë se shqetësimi i tij për vitin 2020 ishte një nga arsyet kryesore që ai vendosi për të dëshmuar.
Ai thotë se ai i rrëfeu gabimet e tij dhe se dëshmoi rreth tyre publikisht dhe nën betim.
“Kam bërë gjëra dhe kam vepruar në mënyrë të papërshtatshme, duke iu bindur verbërisht vullnetit të Trump me besnikërinë time, ndaj kjo po më kushton çdo gjë – lumturinë e familjes sime, autorizimin tim për ushtrimin e ligjit, arritjet e jetës sime, nderin tim, reputacionin, dhe së shpejti liritë e mia”, tha Cohen.
Dëshmia vullnetare e avokatit 52-vjeçar është e dyta në tre ditëv të njëpasnjëshme të dhënies së dëshmisë para disa bordeve të kongresit. Dy seanca dëgjimore do të mbahen pas dyerve të mbyllura.
Trump dhe Cohen i prishën raportet e tyre vitin e kaluar dhe kriza mes tyre shpërtheu pasi Cohen në gusht u deklarua fajtor për disa akuza, përfshirë edhe evazionin fiskal.
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders, reagoi duke thënë se “Michael Cohen po gënjen Kongresin duke dhënë deklarata të rreme”. /tesheshi.com/