Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Khamenei del nga “strofulla”

    Khamenei del nga “strofulla”

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Khamenei del nga “strofulla”

    Khamenei del nga “strofulla”

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result
Te Sheshi
No Result
View All Result
Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Çmenduria tjetër e luftës në Siri: si përfundojnë “milionat humanitare” të OKB-së tek “xhepat” e regjimit

by te Sheshi
30/08/2016
in Bota & Rajoni, Kryesore
Reading Time: 4 mins read
A A
Çmenduria tjetër e luftës në Siri: si përfundojnë “milionat humanitare” të OKB-së tek “xhepat” e regjimit

Kombet e Bashkuara kanë dhënë kontrata prej dhjetëra milionë dollarësh tek njerëz që janë të lidhur ngushtë me presidentin sirian, Bashar Al-Assad, si pjesë e një programi ndihmash për të cilin kritikët druhen se po funksionon sipas tekave të qeverisë së Damaskut.

Një hetim i zhvilluar nga gazeta londineze “The Guardian”, thuhet se biznesmenëve, kompanitë e të cilëve janë të prekura nga sanksionet e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian, u janë paguar shuma domethënëse nga misioni i OKB-së, ashtu sikundër pagesa të majme kanë marrë dhe departamente qeveritare dhe shoqata bamirëse siriane, kur përfshihet organizata e ngritur nga gruaja e presidentit, Asma al-Assad, dhe një tjetër e aleatit të tij të ngushtë, Rami Makhlouf.

Por Kombet e Bashkuara thonë se e vetmja rrugë që të mund të punohet në Siri, është ajo me një numër të vogël partnerësh të miratuar nga presidenti Assad; dhe se ato po bëjnë gjithçka që të sigurohen se paratë shpenzohen në mënyrë të përshtatshme.

“E një rëndësie madhore për ne është arritja e ndihmës tek sa më shumë civilë të prekur, që është e mundshme”, tha një zëdhënës.

“Zgjedhjet tona në Siri janë të kufizuara nga një kontekst tepër i pasigurt, ku gjetja e kompanive dhe partnerëve që operojnë në zona vështirë të arritshme, është vërtet një sfidë”, shtoi ai.

Sidoqoftë, kritikët besojnë se misioni i OKB-së po rrezikon të kompromentohet.

Ata besojnë se ndihma po jepet si prioritet në zonat e mbajtura nën kontrollin e qeverisë dhe argumentojnë se paratë e OKB-së po ndihmojnë efektivisht në mbajtjen e një regjimi përgjegjës për vdekjen e qindra mijëa qytetarëve të vet. Persona të brendshëm në OKB pranojnë se misionet e ndihmës në Siri janë më të shtrenjtat, më sfidueset dhe më komplekset që janë ndërmarrë ndonjëherë.

Por, vendimet e marra në këtë drejtim japin një panoramë të dyshimtë të personave që kanë marrë paratë, që kur nisën misionet në vitin 2011. Sipas investigimit të “The Guardian”, duket se:

*OKB ka paguar më shumë se 13 milionë dollarë për qeverinë siriane për nxitjen e bujqësisë dhe fermave, edhe pse BE ka ndaluar tregtinë me departamentin në fjalë për shkak të druajtjes sesi mund të përdoreshin paratë.

*OKB i ka paguar të paktën 4 milionë furnizuesit shtetëror të karburanteve, që është gjithashtu në listën e sanksioneve të BE-së.

*Organizata Botërore e Shëndetësisë ka shpenzuar më shumë se 5 milionë dollarë për të mbështetur bankën kombëtare të gjakut në Siri, por kjo e fundit kontrollohet nga Ministria e Mbrojtjes së regjimit të Assad.

Dokumentet e publikuara nga “The Guardian” tregojnë se fondet e shpenzuara për furnizimin me gjak, vijnë drejtpërdrejt për donatorë që kanë vendosur sanksione ekonomike ndaj regjimit sirian. Këto dokumente tregojnë gjithashtu se OBSH ka pasur “shqetësime konkrete” nëse furnizimet me gjak do të arrinin personat në nevojë, apo do të përdoreshin së pari për ushtrinë.

*Dy agjenci të OKB-së kanë bashkëpunuar me shoqatën bamirëse “Fondi Sirian”, një organizatë e themeluar dhe e kryesuar nga gruaja e Assad, Asma, duke shpenzuar për të një shumë prej 8.5 milionë dollarësh në total.

*UNICEF ka shpenzuar 267,933  dollarë për shoqatën “Al-Bustan”, që ka për pronar dhe drejtues Rami Makhlouf, njeriun më të pasur të Sirisë. Ai është mik dhe kushëri i Assadit, dhe organizata e tij bamirëse është provuar të jetë e lidhur me disa grupe milicish pro-qeveritare.  Makhlouf drejton rrjetin e telefonisë Syriatel, të cilit OKB i ka paguar gjithashtu të paktën 700 mijë dollarë në vitet e fundit.

Makhlouf është në listën e sanksioneve në BE-së dhe përshkruhet në kabllogramat diplomatike amerikane si “djali poster i korrupsionit”.

*Kontrata janë dhënë nga departamente të OKB-së për kompani të tjera të lidhura me individë në listën e sanksioneve.

Këto kontrata tregojnë sesi operacionet e OKB-së, heshturazi kanë bërë marrëveshje me individë dhe kompani që janë vendosur në listën e atyre me të cilët nuk ka bashkëpunim nga SHBA dhe BE.

Vetë zyrtarët e OKB-së mbrohen duke thënë se operacionet në Siri, ku konflikti po hyn në vitin e gjashtë, të detyrojnë të bësh zgjedhje të vështira.

“Kur përballesh me vendimin për të siguruar ushqim e shërbime nga biznese që mund të jenë të lidhura me qeverinë apo të lësh civilët pa ndihmë, zgjedhja është e qartë: detyra jonë është për civilët në nevojë”, tha një zyrtar.

OKB gjithashtu vë në dukje se nuk i duhet t’i nënshtrohet sanksioneve të BE-së, por vetëm listës së sanksioneve të vetë OKB-së.

Por, një zyrtar në detyrë tha për gazetën se ka pakënaqësi tek disa agjenci për dorën e qeverisë së Assad në përpjekjet e ndihmës.

I njëjti zyrtar  që ka punuar për një kohë të gjatë në Siri, tha se ndërsa operacionet kanë shumë sfida, pozicioni i OKB-së është zhgënjyes.

Dr. Reinoud Leenders, ekspert në studimet e luftës në Kolegjin King në Londër tha se OKB ka nevojë të rishikojë strategjinë e vet në Siri, për shkak se është bërë shumë e afërt me regjimin sirian.

Sipas tij, OKB ka paguar kontrata tunduese për miqtë e ngushtë të regjimit siriane që njihen se financojnë represionin dhe brutalitetin që ka shkaktuar pjesën më të madhe të katastrofës humanitare në vend.

Ndihma prej 4 miliardë dollarësh e OKB-së në Siri është moralisht e korruptuar. Akademiku ka intervistuar shumë punonjës të pavarur ndihmash për një studim për Sirinë. Ata i kanë thënë se zyrtarët e OKB-së po shfaqin shenja të qarta të Sindromës së Stokholmit.

Më shumë se 50 grupe bamirëse, humanitare dhe të të drejtave të njeriut, qëndrojnë pas një raporti tjetër sipas të cilit OKB është dorëzuar përballë kërkesës së regjimit të Damaskut për të mos ndihmuar në zonat e kontrolluara nga kryengritësit, duke kontribuar në vdekjen e mijëra civilëve.

Raporti thotë se Assad e kontrollon ndihmën duke kërcënuar me heqjen e lejes së OKB-së për të operuar brenda Sirisë.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!
Europa

Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

06/07/2025
Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35
Bota & Rajoni

Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

06/07/2025
Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!
Ballkani

Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

06/07/2025
Next Post
Një ari murrmë mbërrin në Tiranë, pas pak kohësh e pret Prishtina (video)

Një ari murrmë mbërrin në Tiranë, pas pak kohësh e pret Prishtina (video)

Wayne Rooney do të tërhiqet nga përfaqësuesja pas botërorit të 2018-tës

Wayne Rooney do të tërhiqet nga përfaqësuesja pas botërorit të 2018-tës

Berisha – Ramës: “Do t`i thyej turinjtë!”

Berisha – Ramës: “Do t`i thyej turinjtë!"

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ku bashkohen e ku ndahen këto dy socialistë?

Ku bashkohen e ku ndahen këto dy socialistë?

06/07/2025
Vendim papnor për anën e erët të Kishës

Vendim papnor për anën e erët të Kishës

06/07/2025
Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

06/07/2025
Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

06/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore
Ku bashkohen e ku ndahen këto dy socialistë?

Ku bashkohen e ku ndahen këto dy socialistë?

06/07/2025
Vendim papnor për anën e erët të Kishës

Vendim papnor për anën e erët të Kishës

06/07/2025
Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

06/07/2025
Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

06/07/2025

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.