Memet e shalqinit pushtuan Twitter-in të shtunën, dhe shumë nuk e dinë pse. Përkatësisht, rajoni i Khersonit, i cili u çlirua dje, është i njohur për shalqinj dhe pikërisht për këtë, festa ukrainase në Tëitter është stërmbushur me shalqinj.
BBC Sounds thotë se shumica e shalqinjve në Ukrainë vijnë nga rajoni Kherson. Ata transportohen deri në lumin Dnieper në Kiev dhe janë aq të njohura sa anija që i transporton ka llogarinë e saj në Twitter.
Meqenëse Kherson ishte nën pushtimin rus, fermerët ukrainas nuk mund të dërgonin shalqinjtë e tyre. Si i tillë, shalqiri u bë simbol i Khersonit dhe i territoreve nën kontrollin rus.
Memet e shalqinit u shfaqën për herë të parë kur ukrainasit u emocionuan për një kundërofensivë të mundshme për të rimarrë Khersonin. Që kur forcat ruse u tërhoqën nga qyteti, ka pasur një shpërthim memesh dhe fotosh shalqinjsh në Twitter. /tesheshi.com/