Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Ç’kërkoi drejtori i CIA-s gjatë vizitës së tij në Libi?

Misioni i William Burns në vendin e trazuar, me shumë pikëpyetje

by te Sheshi
18/01/2023
in Gjeopolitikë, Kryesore
Reading Time: 6 mins read
A A
Ç’kërkoi drejtori i CIA-s gjatë vizitës së tij në Libi?

Vizita e William Burns, drejtor i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës së SHBA-së (CIA) në Libi erdhi një muaj pasi shtetasi libian Abu Agil al-Marimi u ekstradua në Uashington nga Qeveria e Unitetit Kombëtar në Tripoli. Al-Marimi akuzohet për ndërtimin e bombës së përdorur në bombardimin e PanAm Flight 103 mbi qytetin skocez të Lockerbie në 1988.

Vizita e shefit të CIA-s, William Burns në kryeqytetin libian Tripoli për t’u takuar me kryeministrin Abdul Hamid Dbeibeh dhe qytetin e Bengazit për t’u takuar me gjeneralin në pension Khalifa Haftar, ka nxitur shumë pyetje në lidhje me qëllimin e vizitës.

Burimet e Al Jazeera-s zbuluan, siç thuhet në raportin e publikuar më herët, detajet e takimeve të zyrtarit amerikan me këto dy figura dhe çfarë u kërkoi të bënin për të vënë nën kontroll situatën e sigurisë në Libi.

Interesat që Uashingtoni ka në Libi janë të shumta dhe të ndërthurura, sidomos pas raportimeve të paraqitura nga ushtria dhe shërbimet inteligjente amerikane të pranishme në Libi për aktivitetet e mercenarëve dhe pajisjeve ushtarake ruse. Raportet e lajmeve amerikane sugjerojnë se disa mercenarë rusë mund të jenë larguar nga Libia për të mbështetur operacionet në Ukrainë, megjithëse Libia mbetet një qendër logjistike për operacionet e tyre në Afrikën Sub-Sahariane.

Gjatë konfliktit midis 2019 dhe 2020, autoritetet ekzekutive të stacionuara në Libinë perëndimore dhe lindore konkurruan për pushtet dhe njohje ndërkombëtare. Uashingtoni vendosi të mbështesë udhëheqjen e Kombeve të Bashkuara në iniciativat për arritjen e një kompromisi midis dy palëve, dhe ata theksuan rëndësinë e ruajtjes së armëpushimit dhe neutralitetit të institucioneve si Korporata Kombëtare e Naftës. Zyrtarët amerikanë e kanë mbajtur këtë qasje në vitin 2022, duke balancuar shqetësimet për Libinë me objektivat e tjerë amerikanë që përfshijnë Rusinë, Egjiptin, Turqinë, Francën, Italinë dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Pikërisht për këtë lind pyetja, si nga pala libiane ashtu edhe nga ajo amerikane, nga vjen interesimi i papritur i Uashingtonit për problemin libian? Çfarë e shqetëson atë nga konflikti i sigurisë dhe politik mes palëve libiane dhe cilat janë kërkesat për të siguruar interesat amerikane në Libi?

Prioritetet amerikane në Libi

Një studim nga Shërbimi i Kërkimeve të Kongresit (CRS), krahu kërkimor që ofron informacion dhe të dhëna të dokumentuara për anëtarët e të dy dhomave të Kongresit, zbuloi disa çështje dhe interesa kyçe të Uashingtonit në Libi:

kërcënime terroriste;

sigurimi i vazhdimit të eksporteve të naftës dhe gazit natyror;

përdorimi i Libisë si një pikë tranziti për refugjatët dhe emigrantët që shkojnë në Evropë;

sigurimin e furnizimeve me armë dhe materiale për armët jokonvencionale;

ndërhyrja ushtarake e huaj dhe prania e mercenarëve në atë vend, pasi Libia është një arenë për gara ideologjike dhe të sigurisë në Lindjen e Mesme.

Duke qenë se Libia bie nën sferën e operacioneve ushtarake të AFRICOM, komandës së forcave ushtarake amerikane në Afrikë, studimi tregon shqetësimin e Uashingtonit se Rusia do të rivendosë marrëdhëniet e saj të forta me Libinë, do të sigurojë investime fitimprurëse me të dhe do të minojë ndikimin e Evropës Perëndimore dhe SHBA-të.

Në vitin 2019, AFRICOM i konfirmoi Kongresit se Rusia “po synonte marrëdhëniet dhe borxhet e epokës së Gadafit për të fituar kontrata ekonomike dhe ushtarake që synonin të fitonin akses në tregun e madh të naftës të Libisë, të ringjallte shitjet e armëve dhe të fitonte akses në zonat bregdetare”.

Puna e sigurisë dhe e inteligjencës në radhë të parë

Thomas Hill, një ekspert për çështjet libiane në Institutin Amerikan të Paqes, i bëri thirrje më parë administratës së presidentit Joe Biden që SHBA të marrë pjesë më fuqishëm dhe më qartë në përpjekjet diplomatike për zgjidhjen e konfliktit libian. Në një studim të fundit nga Instituti i Paqes, Hill vuri në dukje se “administratat e njëpasnjëshme amerikane kanë treguar pak ose aspak dëshirë për të zgjidhur krizën libiane”.

Jonathan Weiner, ish i dërguari në Libi në kohën e ish-presidentit amerikan Barack Obama dhe ish-zëvendës ndihmës sekretari i shtetit për zbatimin e ligjit ndërkombëtar, i tha Al Jazeera-s se “vizita e drejtorit të CIA-s nuk erdhi rastësisht, sepse ka gjithmonë një plan i saktë”.

Ish-zyrtari spekulon se qëllimet e Burns ishin të siguronte një marrëveshje për bashkëpunimin e inteligjencës dhe sigurisë në lidhje me kërcënimet terroriste vendase ose rajonale që ishin identifikuar.

“Burns mund të ketë shprehur shqetësimin për ndikimin negativ të grupit të Wagner-it mbi fqinjët sub-Saharianë të Libisë duke përdorur Libinë si bazë. Sipas mendimit tim, do të ishte më mirë për Libinë dhe për të gjithë rajonin MENA dhe Sahel nëse Wagner nuk është i mirëpritur në Libi”, shtoi Weiner.

Ai beson se gjatë vizitës “ndoshta u shprehën falënderime për njerëzit që ai takoi për ndihmën për ekstradimin e Abu Agil al-Marimit në Uashington”, i cili akuzohet për prodhimin e bombës së përdorur në bombardimin e fluturimit 103 PanAm mbi qytetin skocez të Lockerbie.

Pikëpamje të ndryshme për motivet

Mohamed Buisier, një analist politik me bazë në Boston dhe ekspert për politikën e SHBA-së në Libi, foli për Al Jazeera-n për arsyet e vizitës së shefit të CIA-s, William Burns në Libi.

“Shtetet e Bashkuara ranë dakord për ndërhyrjen e Turqisë në Tripoli në vitin 2019 për të parandaluar hyrjen e rusëve në kryeqytet dhe për të arritur një ekuilibër ushtarak, dhe tani Amerika e ka kaluar atë fazë dhe po përpiqet t’i nxjerrë ata nga Libia,” tha ai.

Edhe pse Buisier vuri në dukje se ekziston një koordinim i lartë dhe i vazhdueshëm midis turqve dhe rusëve për shumë çështje në rajon, duke përfshirë çështjen e Libisë, ai beson se kërcënimi rus mbetet një motiv i fortë për veprimin amerikan në këtë nivel.

Qeveria alternative dhe personat e kërkuar

Buisier shpjegon se zyrtari amerikan Burns informoi kreun e Qeverisë së Unitetit Kombëtar Abdul Hamid Dbeibeh dhe gjeneralin në pension Khalifa Haftar për një sërë gjërash që Uashingtoni hodhi poshtë, përkatësisht “marrëdhëniet me rusët, një qeveri alternative, shtyrjen e zgjedhjeve dhe mbylljen të objekteve të naftës”.

Hafed al-Ghwell, një bashkëpunëtor i lartë në Institutin e Politikës së Jashtme të Universitetit Johns Hopkins, u pajtua me shpjegimin e Buisier, por nuk u pajtua me të se vizita preku çështjen Lockerbie dhe ekstradimin e figurave të caktuara, si oficeri i inteligjencës së regjimit të Gaddafit, Abdullah Senussi.

Megjithë pikëpamjen e Buisier se tashmë është “marrë dakord që Libia do të nënshkruajë një zotim përpara Këshillit të Sigurimit dhe se do të bashkëpunojë në përpjekjet hetimore veçanërisht në rastin e Lockerbie, prandaj nuk kërkon negociata”.

Përgatitja për aksionin e Perëndimit dhe OKB-së

Al-Ghwell beson se vizita ishte një gabim dhe nuk ka asnjë vlerë për popullin libian. Për më tepër, personalitete si Dbeibeh dhe Haftar mund ta përdorin atë për vetëpromovim dhe për t’u dërguar mesazhe të gabuara libianëve, dhe kjo shpjegon faktin se Burns nuk u shfaq në publik me Haftarin, i cili akuzohet për krime lufte para drejtësisë amerikane.

Të njëjtin mendim ka edhe analisti Buiseir, i cili tha se “amerikanët mendojnë vetëm për një zgjidhje që arrin stabilitet, e cila reflektohet në një qeveri që menaxhon të gjithë vendin, përfshirjen e Libisë në aleancën perëndimore dhe largimin e përhershëm të rusëve”.

Buiseir beson se SHBA do të fillojë të ushtrojë presion mbi Kajron, i cili ka nevojë për ndihmën e SHBA më shumë se kurrë, për të bërë përparim në çështjen libiane. Ai beson gjithashtu se SHBA-të po ndërmarrin “hapa të njëanshëm dhe urgjent në këtë drejtim, të cilin do ta ndjekë Evropa, e udhëhequr nga Kombet e Bashkuara dhe me mungesën e Rusisë dhe Kinës. Pikërisht kjo ka qenë arsyeja e vizitës së një të dërguari të një niveli kaq të lartë që ka kontakte të drejtpërdrejta me presidentin Biden”. /tesheshi.com/

Related Posts

Ikja 103 vjeçe e të mbijetuarës së famshme të Hokolaustit: a foli ajo për Gazën?!
Kryesore

Ikja 103 vjeçe e të mbijetuarës së famshme të Hokolaustit: a foli ajo për Gazën?!

10/05/2025
Sporti në Gjermaninë naziste: ideologjia dhe propaganda
Kryesore

Sporti në Gjermaninë naziste: ideologjia dhe propaganda

09/05/2025
Politico: Një amerikan në zgjedhjet shqiptare
Kryesore

Politico: Një amerikan në zgjedhjet shqiptare

09/05/2025
Next Post
Kur do niset “Ariane 6” në hapësirë?

Kur do niset “Ariane 6” në hapësirë?

Ku po ecin e ku po ngecin marrëdhëniet Marok-Izrael?

Ku po ecin e ku po ngecin marrëdhëniet Marok-Izrael?

Shqetësim gjerman për Malin e Zi

Shqetësim gjerman për Malin e Zi

TË FUNDIT

  • Të fundit
Një thirrje për zgjedhjet e së dielës: ku (nuk)duhet çuar vota e muslimanëve

Një thirrje për zgjedhjet e së dielës: ku (nuk)duhet çuar vota e muslimanëve

10/05/2025
Vatikani si “mal me para”

Vatikani si “mal me para”

10/05/2025
Historiani britanik: Pse jemi ende në Luftën e Dytë Botërore…

Historiani britanik: Pse jemi ende në Luftën e Dytë Botërore…

10/05/2025
Ikja 103 vjeçe e të mbijetuarës së famshme të Hokolaustit: a foli ajo për Gazën?!

Ikja 103 vjeçe e të mbijetuarës së famshme të Hokolaustit: a foli ajo për Gazën?!

10/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni