Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • Të Gjitha
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    DW: “Në Kosovë një populist, nga ana tjetër një diktator”

    DW: “Në Kosovë një populist, nga ana tjetër një diktator”

    “Ata që duan luftë, të shkojnë me fëmijët e tyre….”

    “Ata që duan luftë, të shkojnë me fëmijët e tyre….”

    NATO llogarit dhe më shumë forca në Kosovë

    NATO llogarit dhe më shumë forca në Kosovë

    Tajvani zbulon avionin e tij më të avancuar luftarak

    Tajvani zbulon avionin e tij më të avancuar luftarak

    Sulmuesi i Rushdie: Çfarë e shtyu drejt aktit?

    Sulmuesi i Rushdie: Çfarë e shtyu drejt aktit?

    Ekzekutimi i radhës “me vdekje” në Teksas: iku si “i pafajshëm”

    Ekzekutimi i radhës “me vdekje” në Teksas: iku si “i pafajshëm”

    Peshkopi serb kundër LGBT: “Po të kisha armë, do ta përdorja”

    Peshkopi serb kundër LGBT: “Po të kisha armë, do ta përdorja”

    Kurti në Bruksel: Asnjë tërheqje nga reprociteti në kufi!

    Kurti në Bruksel: Asnjë tërheqje nga reprociteti në kufi!

    Mediat ruse: Serbia po na kthen shpinën!

    Mediat ruse: Serbia po na kthen shpinën!

  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet

Civici: Paraja elektronike, ja si rrezikohet pasuria juaj

Nga te Sheshi
27/07/2017
në Ekonomi, Intervista
Reading Time: 5 mins read
A A
Civici: Paraja elektronike, ja si rrezikohet pasuria juaj
16
SHPËRNDARJE

“Bitcoin”, “Blockchain” … fjalë dhe koncepte që dëgjohen dhe aplikohen gjithnjë e më shpesh në mjediset dhe transaksionet bankare e financiare. Mbas “fenomenit Bitcoin” duket se është radha e “Blockchain-it”, kësaj teknologjie të sektorit bankar në zgjerim të jashtëzakonshëm që mendohet të transformojë këmbimet monetare e financiare të së ardhmes.

Duket se bankat po bëhen gjithnjë e më tepër pjesë e konsorciumit të lançuar nga startup-i amerikan R3 për platformën e aplikimeve rreth Blockchain, teknologji që parapriu me Bitcoin dhe që tashmë po tregon se sa të mëdha janë potencialet e saj, bile dhe jashtë sektorit bankar e financiar.

Në këtë këndvështrim, për një publik më të gjerë të interesuar për t’u përfshirë në këtë proces ekzistojnë akoma disa pyetje e dilema jo fort të thjeshta. Në një intervistë për Konica.al, Prof.Dr. Adrian Civici  tregon si hyri në treg paraja virtuale, si po zhvillohet ajo dhe efektet që përfshijnë gjithë sistemin financiar, pronat dhe depozitat e individëve që përfshihen në aplikimin e saj.

Çfarë është Blockchain?

Është një teknologji e ngjashme me internetin, që krijon mundësi për stokimin e të dhënave numerike me një kosto minimale, në mënyrë të decentralizuar dhe të garantuar në sigurinë e saj. E thënë ndryshe, është një lloj libri apo regjistri kontabël që përmban listën e gjithë këmbimeve të kryera ndërmjet përdoruesve të tij. Ky është regjistër i decentralizuar i stokuar në serverat e përdoruesve. Përditësimi i tij në kohë reale është i pafalsifikueshëm për faktin se ai mbështetet në një sistem kriptografik që konfirmohet nga përdoruesit mbas çdo transaksioni. Tërësia e këtyre transaksioneve pasqyrohet në regjistër mbas pranimit në blloqe të veçanta të të dhënave duke formuar kështu një zinxhir blloqesh të pandryshueshme dhe të pamanipulueshme : blockchain.

Cila është diferenca ndërmjet Blockchain dhe Bitcoin?

Shpesh krijohet një konfuzion në dallimet ndërmjet tyre. Bitcoin është një aplikim i veçantë i Blockchain i cili mbështetet në një vlerë monetare, d.m.th, është një monedhë elektronike. Në rastin e Bitcoin, teknologjia Blokchain përdoret për të garantuar gjurmueshmërinë e transaksioneve, sepse çdo Bitcoin ka një kod elektronik individual.

Për çfarë na shërben Blockchain?

Mënyra më e përhapur dhe më e njohur e përdorimit të Blockchain është ajo e parasë elektronike, si Bitcoin, por Blockchain mund të përdoret akoma më gjerësisht në fusha të tjera të cilat nuk janë formësuar akoma plotësisht, megjithëse shembujt e parë kanë filluar të shfaqen. Një nga drejtimet më interesante duket ajo që lidhet me përdorimin e tyre si “garantues të vlefshmërisë apo ligjishmërisë së një dokumenti, sendi të çmuar, ushqimi apo transaksioni”. P.sh., duke iu referuar rastit të startup amerikan Factom Inc në Haiti, përdoret si zëvendësues apo variant alternativ i kadastrave të pasurive të paluajtshme; rastit të startup Bitproof në Kaliforni që propozon bashkimin e një diplome universitare me një numër elektronik në një system Blockchain për të luftuar fenomenin e diplomave të fallsifikuara; për certifikimin e kontratave në mënyrë që të garantohet origjinaliteti i tyre, etj.

Përse interesohen bankat për Blockchain?

Sepse Blockchain paraqet njëkohësisht një oportunitet, por dhe një rrezik për bankat. Duke suprimuar ndërmjetësit gjatë procesit të transaksioneve si dhe duke ofruar një sistem regjistrimi më të sigurt, Blockchain konkurron direkt dhe indirekt aktivitetin tradicional të ndërmjetësve në këmbimet dhe transaksionet e institucioneve bankare. Një pjesë e ndërmjetësve që garantojnë ligjishmërinë e transaksioneve ndërmjet shitësve dhe blerësve në tregjet financiare, për të mos thënë shumica dërrmuese e tyre rrezikojnë të privohen nga funksionet e tyre dhe për pasojë të mos ekzistojnë më.

Nga ana tjetër, Blockchain krijon mundësi të jashtëzakonshme për reduktimin drastik të kostove të internetit dhe elektricitetit si dhe përmirëson ndjeshëm sigurinë e regjistrave të transaksioneve. Blockchain transformon ndjeshëm aktivitetet investuese të bankave duke automatizuar gjithë funksionet e back office duke e bërë shumë më transparet dhe të disponueshëm gjithë historikun e transaksioneve bankare. E gjithë kjo bën që investitorët si dhe institucionet rregullatore dhe mbikëqyrëse të sistemit bankar të evidentojnë dhe vlerësojnë më mirë shkallën e ekspozimit ndaj riskut të bankave.

A mund të konsiderohet Blockchain si një sistem perfekt?

Me gjithë përhapjen e saj mjaft të shpejtë, teknollogjia Blockchain mbetet një sistem i decentralizuar që parimisht nuk pranon ekzistencën e një sistemi qëndror të centralizuar kontrolli. Raste të shumta të kohëve të fundit kanë evidentuar shumë raste të përdorimit të saj për aktivitete ilegale si: tregti të paligjshme, përdorim në tregun e drogës dhe armëve, etj.

Përse artikulohet shprehja se “Blockchain mund të shënojë fillimin e fundit të sistemit bankar klasik”? Sepse, ashtu siç është konceptuar dhe po zbatohet, Blockchain duket se po dobëson dhe po i evidenton si të panevojshme një pjesë të aktiviteteve bankare, sidomos një numër të konsiderueshëm shërbimesh financiare, të cilat bazohen në ekzistencën e një rrjeti garantues besimi nga të tretët.

Sa real dhe i vërtetë është një konkluzion i tillë?

Frika ndaj efekteve të Blockchain dhe Bitcoin ka ekzistuar që në fillimet e tyre. Në planin teorik, ishte ideologjia libertariane, e cila është në themelet e Bitcoin; shqetësimet dhe dyshimet e krijuara për monedhat dhe tregjet financiare në 2008-2009, në vitet e shpërthimit të krizës financiare globale; dhe kriza e bankave në Qipro në vitin 2013, gjatë së cilës qeveria ndërhyri arbitrarisht në taksimin e depozitave bankare mbi 100000 euro, ato që e ushqyen këtë konkluzion. Në këtë këndvështrim, Blockchain u pa si një mundësi që rriste akoma më shumë besimin te sistemi bankar, duke kufizuar ndërhyrjet subjektive dhe autoritariste në këtë sistem. Duke iu referuar një prej drejtuesve të një platforme Bitcoin, “një nga avantazhet e mëdha të Blockchain publike si Bitcoin qëndron në faktin se nuk ekziston asnjë pengesë në hyrje: gjithkush mund të krijojë një shërbim që funksionon mbi bazën e Blockchain, gjithkush mund të krijojë një bankë në Bitcoin, e cila pranon depozita dhe jep kredi në Bitcoin. Në këtë sens, Bitcoin mund ta paralelizojë bankën në aktivitetin e saj të kreditimit duke hequr pjesën dërrmuese të pengesave të aksesit në kreditim”.

Sa i mundur është aksesi i publikut të gjerë në platformat Blockchain?

Një nga pengesat më të mëdha për të garantuar një numër të madh klientësh për këto platforma është “mungesa e eksperiencës, informacioneve dhe besimit të nevojshëm nga përdoruesit”. Përdoruesit e Bitcoin  janë ndeshur me mjaft vështirësi e paqartësi, por përdorimi i Blockchain nuk kërkon detyrimisht përdorimin e Bitcoin, sepse në këtë sistem ekzistojnë dhe një numër i madh monedhash të tjera virtuale, megjithëse deri tani vetëm Bitcoin ka dhënë prova dhe garanci më të mëdha besimi e përdorimi. Për të tërhequr sa më shumë përdorues, platformat Blockchain preferojnë të mos flasin për monedhat elektronike, por thjesht t’u shpjegojnë klientëve avantazhet potenciale nga përdorimi i këtyre platformave, pa precizuar detajet teknologjike të aplikuara.

Ekspertët vlerësojnë se “një pjesë e bankave po ndiejnë peshën e të qenët struktura shumë të mëdha, shumë të hierarkizuara dhe centralizuara”, ndërkohë që kostot e ulta të shërbimeve nëpërmjet bitcoin konkurrojnë denjësisht pagesat për shërbimet bankare”. Monedhat elektronike mund të shërbejnë edhe si “strehuese vlere”, sidomos për vendet në vështirësi ekonomike si p.sh., Greqia, ndërkohë që Blockchain paraqet interes më të madh për vendet në zhvillim të cilat kanë akoma një shkallë të ulët pjesëmarrjeje në sistemet bankare.

Megjithatë Bankat po tentojnë ta kthejnë në oportunitet këtë kërcënim nga Blockchain dhe Bitcoin. Metoda më e përdorur është pothujase standarde : ta përvetësojnë dhe të adoptohen sa më mirë me këtë lloj teknologjie duke zhvilluar brenda tyre “Blockchain private” apo “gjysmë-private”, si dhe duke u asociuar me startup-e të ndryshme të ekosistemit Blockchain.  Në mënyrë që të “transferojnë, stokojnë, këmbejnë dhe administrojnë aktivet financiare në mënyrë sa më të shpejtë dhe me më pak risk se sistemi aktual”./tesheshi.com/

Të ngjashmeLajme

Tregtia e jashtme e Shqipërisë, Turqia merr vendin e parë
Ekonomi

Tregtia e jashtme e Shqipërisë, Turqia merr vendin e parë

18/08/2022
Ardhja e “dimrit rus”, lutja 1-gradëshe e Ursula von der Leyen
Ekonomi

Ardhja e “dimrit rus”, lutja 1-gradëshe e Ursula von der Leyen

17/08/2022
Si do kursehet energjia në masën 15 përqind në Maqedoni?
Ekonomi

Si do kursehet energjia në masën 15 përqind në Maqedoni?

17/08/2022
Lajme të tjera
LSI “bllokazh” Veliajt: Jep dorëheqjen nënkryetarja Paskali

LSI “bllokazh” Veliajt: Jep dorëheqjen nënkryetarja Paskali

Këshilltarja e PDIU-së: Një sqarim mbi vendimin e Këshillit Bashkiak për rritjen e çmimit të ujit

Këshilltarja e PDIU-së: Një sqarim mbi vendimin e Këshillit Bashkiak për rritjen e çmimit të ujit

Lyeni flokët në mënyrë natyrale me këto dy produkte fantastike

Lyeni flokët në mënyrë natyrale me këto dy produkte fantastike

TË FUNDIT

Kardinali nën akuzë seksuale, Francesku merr vendimin

Kardinali nën akuzë seksuale, Francesku merr vendimin

5 orë Më parë
Zyrtarja që shkaktoi këtë aksident dhe që s’pranon dorëheqjen

Zyrtarja që shkaktoi këtë aksident dhe që s’pranon dorëheqjen

5 orë Më parë
Dhjetë frazat groposëse për dyshen Berisha-Meta

Dhjetë frazat groposëse për dyshen Berisha-Meta

6 orë Më parë
Marrëveshja: Turqia do të rindërtojë Ukrainën

Marrëveshja: Turqia do të rindërtojë Ukrainën

7 orë Më parë

NA NDIQNI!

KRYESORE

  • Kryesore
Rrëfimi i ushtarit rus mbi të vërtetat e luftës: i tmerruar se ç’do të ndodhë….

Rrëfimi i ushtarit rus mbi të vërtetat e luftës: i tmerruar se ç’do të ndodhë….

18/08/2022
DW: “Në Kosovë një populist, nga ana tjetër një diktator”

DW: “Në Kosovë një populist, nga ana tjetër një diktator”

18/08/2022
Waterloo-ja: a është zgjidhur misteri i madh i skeleteve të zhdukura?

Waterloo-ja: a është zgjidhur misteri i madh i skeleteve të zhdukura?

18/08/2022
Si u bë i famshëm Selman Ruzhdie nga Khomeini

Si u bë i famshëm Selman Ruzhdie nga Khomeini

18/08/2022

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Feston Hajdini: “Shamia”: debat apo mobilizim kauze?

Nga Amir B. Ahmeti: Kosova: shtet laik, sekular apo ateist?

Nga Evans Drishti: Mos e quani (zh)”veshjen” kulturë, ajo është arrogancë…

Pastori kosovar që “s’beson” në Zot

Nga Fabian Zhilla: Pornografia artistike në mediat tona

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

Na ndiqni

Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist