Një çift në Indi u bënë të famshëm pasi iu lindi një fëmijë në moshë të thyer, ku gruaja, pra nëna, ishte 72-vjeçe. Kjo ndodhi në 2016-ën.
Ajo dhe burri i saj pastaj theksuan se jeta e tyre ishte plotësisht normale, porse nuk mund të kishin fëmijë. Ndaj dhe vendosën për inseminimin artificial.
Ata pranuan para gazetarëve se ishte shumë e vështirë të prindëronin në këtë moshë, sidomos e ëma duke qenë 72 vjeç.
Dhe një pyetje ndaj tyre ishte: çfarë do të ndodhë me fëmijën kur ju të vdisni (pra, për shkak të moshës së thyer)?
“Shumë merakosen për fëmijën kur të vdesim ne, por besojmë në Zot. Ai është i Gjithëfuqishëm dhe do të kujdeset për gjithçka”, tha çifti. /tesheshi.com/