Japonia është e njohur për bollëkun e njëqindvjeçarëve dhe tani mund të pretendojë që të ketë çiftin më të vjetër të botës, me një moshë të kombinuar prej 208 vjetësh.
Masao Matsumoto, 108 vjeç, dhe bashkëshortja e tij 100-vjeçare, Miyako, janë konfirmuar si bashkëshortët më të moshuar nga Guinness World Records, të martuar që tetor 1937.
“Unë jam aq i kënaqur, falë durimit tim”, tha Miyako me një të qeshur të lehtë, duke u shfaqur me Masaon dhe anëtarët e tjerë të familjes para një certifikate në një shtëpi pleqsh ku ata jetojnë.
“Ata kanë hyrë në kapitullin e fundit të jetës së tyre. Ishte një nder (për ta) që ta merrnin këtë çmim. Do të doja që ata të vazhdonin të jetojnë një jetë paqësore”, tha vajza Hiromi. /tesheshi.com/