Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Lufta tjetër në Gaza

    Lufta tjetër në Gaza

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Çfarë po ndodh në PD? Demokratët e Vlorës peticion kundër Bashës dhe turi i Patozit në bazë

by te Sheshi
12/07/2017
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 3 mins read
A A
Çfarë po ndodh në PD? Demokratët e Vlorës peticion kundër Bashës dhe turi i Patozit në bazë

Disa anëtarë të Partisë Demokratike në Vlorë kanë firmosur sot një peticion, me anë të të cilit kërkojnë anulimin e zgjedhjeve për kryetarin.

Ata kërkojnë  nxerrjen e pavlefshme të akteve të nxjerra në kundërshtim me statutin nga kryetari dhe nënkryetarët e PD-së për zhvillimin e këtyre zgjedhjeve, ku garon kryetari i vetëngrirë Lulzim Basha dhe Eduart Selami.

Demokratët  e Vlorës thonë se zgjedhjet e 25 qershorit e kanë çuar PD-në në prag të asgjësimit dhe për këtë ata fajësojnë kryetarin Basha.

Peticioni është firmosur nga anëtarët e PD në Vlorë, të cilët më tej kërkojnë mbledhje të Këshillit Kombëtar të partisë së tyre. Ky  peticion vjen pas një vale deklaratash nga baza demokrate kundër Bashës. Dhe duket se diçka po zien brenda partisë më të madhe në opozitë.

Nisma kundër Bashës, i cili po kërkon një mandat të dytë në krye të partisë dhe pas humbjes së zgjedhjeve,  u inicua fillimisht nga ish-krerët e degëve në rrethe.

Në një letër të bërë publike pre tyre, ata e akuzojnë Bashën se po bën një fushatë fiktive për kryetarin e partisë, pasi ai i ka larguar të gjithë kundërshtarët e tij; ndërsa kandidati përballë tij, Eduard Selami, ndonëse është një figurë e mirë për të ringritur PD, nuk ka mbështetje.

Ata shprehen se, nëse Basha do të vijojë me këtë sjellje, atëherë nuk ka dyshime që ky është një skenar për shpërbërjen e PD-së.

Ish-kreu i degës demokrate në Dibër, Rrahim Kaleci, në një prononcim për gazetën “Sot”, thotë se një njeri i pamoralshëm që nuk merr përgjegjësitë që i takojnë, nuk mund të bëjë fushatë për kreun e partisë, por rruga më e mirë është dorëheqja.

“Është e turpshme që Basha vazhdon akoma të bëjë fushatë, sepse ka vetëm pak kohë që e mori përgjigjen. Eduard Selami do ishte një zgjedhje e mirë, por nuk ka mbështetje. Sepse kështu e ka ndërtuar Basha PD, duke nxjerr nga radhët kundërshtarët e tij. Nëse do të vijohet kështu, do të thotë që është një skenar i mirëfilltë për të shpërbërë përfundimisht PD. Disfata që pësoi në 25 qershor ishte e paimagjinueshme, dhe tani del i njëjti person dhe bën moral se ka gabuar dhe do korrigjojë gabimet. Nuk janë gabime por përgjegjësi të mëdha. Ky është personi më i pamoralshëm që duhet të bëjë moral”, tha Kaleci.

Ish-kreu i degës së PD së Vlorës, Moisi Meminaj, akuzoi Lulzim Bashën për shkelje të statutit dhe i bën thirrje të marrë përgjegjësinë e humbjes.

“Basha duhet të kishte ikur me kohë sipas statutit të partisë. Aq më keq akoma në atë humbje të madhe që pësoi, Basha duhej të dorëhiqej. Ai mori përgjegjësinë se lista e kandidatëve për deputetë do të ishte liste fituese. Siç merr përgjegjësinë për listën fituese, merr përgjegjësi edhe për humbjen”, tha Meminaj.

Ish-kreu i PD së Durrësit, Osman Stafa foli bashkë me kolegët e tij.  Ai thotë se duhet të zbatohet statuti dhe të analizohen shkaqet e humbjes së 25 qershorit.

“Duhet të respektohet statuti dhe vlerat e PD dhe mbi të gjitha qytetarët dhe veçanërisht demokratët. Jepni alternativa zgjidhje duke analizuar rrugën tuaj të gabimeve.Rriteni veten me vendimet dhe zgjidhjet që bëni. Në vlerat që ju mbartni kemi dhe ne aksionet tona, sepse dhe ne kemi investuar në rritjen tuaj. PD ka 27-të vite që ka lindur, në rrugën e saj plot suksese dhe dështime, ju më shumë se ne jeni pjesë dhe përfitues nga pushteti i saj, ne thjesht ndamë dhimbjet e mëkateve tuaja”, thotë ai.

Këto deklarata që vijnë nga një pjesë e bazës së partisë duket se e kanë frymëzimin në Tiranë dhe pikërisht nga grupi kundërshtar i  Bashës, i cili nuk u përfaqësua në garën për kryetar dhe pse njëri prej tyre, Astrit Patozi, ishte protagonisti kryesor.

Vetë Patozi ka paralajmëruar se do të ndërmarrë një tur takimesh në bazën e partisë për të përforcuar idenë se ajo kërkon largimin e Bashës si humbës i zgjedhjeve dhe jo ta rizgjedhë në krye të partisë./tesheshi.com/

Related Posts

Përkimi jo rastësor: ata që prodhuan dramën palestineze, po ata që prodhuan dhe dramën çame
Gjeopolitikë

Përkimi jo rastësor: ata që prodhuan dramën palestineze, po ata që prodhuan dhe dramën çame

02/07/2025
Një ecejake politiko-etnike në zemrën shqiptare të Shkupit
Politikë

Një ecejake politiko-etnike në zemrën shqiptare të Shkupit

01/07/2025
Mesazhi në Shkup për liderët e rajonit: Gati për reforma të vështira!
Politikë

Mesazhi në Shkup për liderët e rajonit: Gati për reforma të vështira!

01/07/2025
Next Post
Iu është bllokuar llogaria në Twitter, padi Donald Trump-it

Iu është bllokuar llogaria në Twitter, padi Donald Trump-it

Limaj për qeverinë ende të pamundur të Haradinajt: besimplotë se do formohet

Limaj për qeverinë ende të pamundur të Haradinajt: besimplotë se do formohet

Si të pregatisni patate të mbushura me proshutë pule dhe djathë të mykur

Si të pregatisni patate të mbushura me proshutë pule dhe djathë të mykur

TË FUNDIT

  • Të fundit
NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina

NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina

02/07/2025
Pendesa e Elon Musk

Pendesa e Elon Musk

02/07/2025
Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

02/07/2025
Si ndikon inteligjenca artificiale në mendjen njerëzore

Si ndikon inteligjenca artificiale në mendjen njerëzore

02/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni