Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

    Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

    Mëngjes i përgjakshëm xhumaje në Gaza: edhe ambulancat në shënjestër

    Mëngjes i përgjakshëm xhumaje në Gaza: edhe ambulancat në shënjestër

    Gruaja me turp që është izraelite

    Gruaja me turp që është izraelite

    Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

    Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

    Një shkollë në Maqedoni merr emrin e Alija Izetbegoviç

    Një shkollë në Maqedoni merr emrin e Alija Izetbegoviç

    Tmerret në Gaza teksa Trump “bënte pazare” me arabët

    Tmerret në Gaza teksa Trump “bënte pazare” me arabët

    Trump: a e piu vërtet kafenë që i ofruan sauditët apo jo?

    Trump: a e piu vërtet kafenë që i ofruan sauditët apo jo?

    Katastrofa e një populli prej 77 vitesh që vetëm Izraeli mund ta shkaktojë

    Katastrofa e një populli prej 77 vitesh që vetëm Izraeli mund ta shkaktojë

    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Çfarë po ndodh me familjen shqiptare? Sociologu Gëzim Tushi bën disa diagnostikime dhe jep disa receta

by te Sheshi
30/08/2015
in Intervista, Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 6 mins read
A A
Çfarë po ndodh me familjen shqiptare? Sociologu Gëzim Tushi bën disa diagnostikime dhe jep disa receta

Kohët kanë ndryshuar e bashkë me të edhe njerëzit, sjelljet dhe përgjegjësia e tyre ndaj familjes dhe shoqërisë. Shqiptarët po shkojnë drejt një modernizimi të tepruar, dhe nuk po kuptojnë që po humbin vlerat që dikur i karakterizonin si popull: humanizmin, solidaritetin, harmoninë në familje, besnikërinë, bindjen, autoritetin etj., e kjo fatkeqsisht po ndodh edhe brenda familjes. Nëse dikur fëmija nuk guxonte t`i kthente fjalën prindit apo mësuesit, sot po shohim lloj-lloj skenash, konflikte që çojnë deri në raste ekstremte: të largimit nga shtëpia, vjedhjes së parave, vënien e zjarrit shtëpisë etj (siç ishte rasti i motrave Kajtazi). Nga ana tjetër kemi një dhunë të tepruar në famlje (mes burrit dhe gruas), raste pa fund që gjenerojnë deri në kriminalitet, për shkaqe edhe fare banale.Gezim-Tushi

Po ku po shkon shoqëria shqiptare? Çfarë po ndodh me familjen tonë? Cilat janë shkaqet e këtij kaosi, dhe si duhet ta parandalojmë shkatërrimin e familjes?

Për të gjitha këto cështje e shumë detaje të tjera, flet në këtë intervistë sociologu i njohur i problemeve sociale, Gëzim Tushi…   

Bisedoi: Entela Canaj

Z.Tushi, cfarë po ndodh me familjen shqiptare: përditë po dëgjojmë raste të dhunës në familje që shkojnë deri në kriminalitet, e nga ana tjetër raste të konflikteve prind-fëmijë, që përfundojnë me largimin e tyre nga shtëpia, siç ishte dhe rasti i motrave Kajtazi…?

Dhuna në familje është bërë një fenomen social i rëndomtë, i përditshëm, shumë i përhapur dhe tejet shqetësues, dhe jashtëzakonisht i rrezikshëm për shoqërinë shqiptare. Për fat të keq duhet ta pranojmë që familja, kjo vatër e ngrohtë e jona, që duhet të ishte çerdhja bazë e organizimit të jetës sociale dhe harmonisë është kthyer në një vatër dhune të burrave ndaj grave, ndaj fëmijëve, nuseve, vjerrave. Familja ka filluar të bëhet një çerdhe despotizmi ku njerëzit kanë nisur të mos e ndiejnë veten të lirë, ky është një shqetësim shumë serioz. Ne duhet ta shikojmë fenomenin e dhunës ndaj familjes në organizimet bazë të jetës sociale siç janë shkollat, familja, siç janë organizimet e jetës komunitare.

Duket qartë se familja e sotme shqiptare ka shqetësime të mëdha, por cilat janë shkaqet?

Në Shqipëri këto dy dekada ka ndodhur një revolucion i madh me familjen e shqiptare, e cila nuk është fare e ngjashme me atë të dikurshme, sepse shoqëria shqiptare ka hyrë në mullitë e postmodernitetit të cilët kanë sjellë shumë ndryshime në të gjitha strukturat e jetës sociale duke përfshirë edhe familjen tradicionale, humaniste, me solidaritet me lidhje gjaku, me shumë autoritet deri në vitet 90-të, por tani ka pësuar një ndryshim thelbësor. Kemi kaluar në familjen moderne, liberale, ku ka ndryshyar struktura e brendshme e familjes por edhe rolet sociale, sot nuk është më ai autoritet i dikurshëm i prindërve ndaj fëmijëve apo i burrave mbi gratë, që ndryshonte me një shikim apo me një fjalë goje. Sot femrat nuk janë si dje, nuk pranojnë të jenë më pronë e burrit, burrat shqiptarë kanë ende mentalitetin që gruaja është prona ime, dhe se liritë e saj duhet të varen nga unë, po kështu edhe me fëmijët. Sot nuk po kuptohet ndryshimi, që prindërimi i sotëm nuk është më prindërimi i djeshëm, që prindërit e sotëm nuk e kanë më atë autoritet apo tiplogji që e kanë pasur dje në familjen tradicionale, ku autoriteti dhe figura e prindit ishte e shenjtë.

Si janë adoleshentët e sotëm, si duhet të sillemi me ta, çfarë duhet të kuptojmë ne më të rriturit?

Sot kemi të bëjmë me adoleshentë që rriten në një botë tjetër, fëmijët e sotëm kërkojnë komunkimim me prindërit nuk duan të jenë vasalë. Ata duan një demokraci horizontale që të trajtohen të barabartë. Duhen kode të reja morale të shoqërisë, ajo që nuk po kuptohet sot është se nuk po funksionojnë më kodet morale të së kaluarës, është dramë e madhe për shoqërinë tonë, dhe për familjen tonë, është shumë serioze që ndërsa materialisht dhe efektivisht gjërat kanë ndryshuar kodet morale janë të vjetra, dhe janë pikërisht këto që sjellin përplasje konceptuale. Nga ana tjetër dhuna në shoqërinë  shqiptarë është demokratizuar, është bërë fenomen patologjik, është shndërruar në sëmundje sociale të përgjithshme, nuk ka ditë që të mos jemi të tmerrur përballë lajmeve të përbindshme që prekin familjet. Një pjesë e madhe e kanë syrin te shteti, por problemi i dhunës nuk është i lidhur domosdoshmërisht me shtetin, pasi ato merren me pasojat, ndërsa shkaku është brenda nesh. Ne duhet të na shqetësojë problemi i parandalimit, çfarë ka shoqëria jonë që prodhon kaq shumë dhunë, çfarë po ndodh me njërëzit.

Çfarë duhet të bëjmë, ku duhet të fokusohemi?

Problemi është se ne duhet t`i kthejmë sytë te diagnostikimi te shkaqet, ku duhet ta përqëndrojmë vëmendjen; ne duhet të fokusohemi te individi; shoqëria e sotme ka prirje superindividualiste, sot është i vështirë edukimi kolektiv i njerëzve, kur nuk realizohet dot në familje apo në shkollë, imgajino në një shoqëri. Ne kemi nevojë që tek njerëzit sot të edukojmë një sasi vlerash humane. Pra konkretisht shoqëria jonë ka nevojë të realziojë një revolucion të vërtetë edukativ, që duhet të vëmë në qendër të vëmendjes së pari familjen, që ajo të funksionojë e shëndoshë. Arti i prindërimit sot është që të gjesh pikat kyçe, çelsat, mekanizmat, me të cilat t`i mund të ndikosh te fëmijët, të shëndoshësh martesën, dhe jo me xhelozi ballkanike. Nëse ne nuk ndryshojmë konceptin kam përshtypjen që niveli i dhunës do vazhdojë të rritet dhe do përkeqësohet. Të mbyllësh sytë përballë këtij realiteti duke u marrë vetëm me politikën, me Parlamentin, apo dhe me problemet ekonomike që kemi dhe të harrosh që ka gjëra që janë përtej materialitetit?

Ku kanë humbur ato vlerat e larta që e karakterizonin familjen shqiptare, ne kemi pasur një familje të fortë, të shëndoshë, gati të shenjtë…?

Po rajoni i Ballkanit dhe Shqipëria kanë disa vlera të trashëguara të familjes; ne nuk vijmë nga një shkretërirë morale e së kaluarës, ne kem pasur familje me një moral të fortë, një lidhje shumë të fortë të pjesëtarëve të familjes, ku kishte shumë pak devijanca seksuale të familjes. Unë nuk them që të rikthhemi mbrapa, por sot duhet ti ruajmë disa nga këto vlera, si humanzimi, respektimi i lidhjes së gjakut, mikpritja etj. Duhet të ndërtojmë trekëndëshin e madh midis familjes, shkollës dhe medias, ku media ka ndikim shumë të madh, pasi sot njerëzit kanë qejf të shikojnë programe të personalizuara.

Në rastin e konflikteve mes prindërve dhe fëmijëve, sidomos adoleshentëve siç ishte rasti i motrave Kajtazi, i kujt është faji apo përgjegjësia më e madhe, i prindërve që nuk i kuptojnë fëmijët apo i fëmijëve që nuk i dëgjojnë prindërit?

Është e vështirë ta ndash mëkatin në mes. Një pjesë e madhe, e konsiderueshme e këtyre situatave që përjetojmë  është e lidhur me një inerci të vonuar të redimensionimit të rolit prindëror në familje. Ne vazhdojmë të kemi ‘prindër të vjetër’; ne vazhdojmë të kemi prindër biologjikë, nga ata që mendojnë biologjikisht që unë të kam bërë kokën dhe unë po të ushqej, dhe unë po të mbaj dhe unë po të plotësoj kushtet materiale. Ky është gabim shumë i madh. Ata që duhet të jenë të parët janë prindërit, ata janë arkitektët e edukimit dhe sidomos deri në moshën e para adoleshencës autoriteti i tyre është i pacënueshëm, është i plotë, në periudhën e adoleshencës gjërat ndryshojnë; adoleshenti për fat të mirë ose të keq fillon ta ndiejë veten të rritur dhe dy figurat që ka më shumë inat janë prindi në familje dhe mësuesi në shkollë.

Pra kjo do të thotë që prindërit dhe mësuesit duhet të ndryshojnë sjellje dhe mënyrë edukimi ndaj të rinjve të sotëm?

Po, ne kemi nevojë që prindërit e sotëm edukimin të mos e konsiderojmë si një rutinë pasive që kryhet në mënyrë biologjike dhe thjesht me statusin që unë jam prind dhe ai duhet të më dëgjojë. Presioni që vjen nga jashtë është shumë i madh. Edhe adoleshentët e sotëm nuk janë pa mëkate. Kanë një lloj rënie si të thuash, ka një superliberalizëm të jetës së adoleshentëve. Më vjen keq që ka një reduktim të qëllimeve, synimeve, të projekteve të tyre personale, më vjen keq që kanë rënë në grackën e konsumizmit, të qejfit e të seksualitetit. Kjo epidemi  e sotme është shndërruar në një grackë; në një gropë të madhe që duket se po na përthith të rinjtë e sotëm dhe adoleshentët. Duhet t`i mbrojmë, fëmijët tanë adoleshëntët janë viktima të kohës, dhe ka nevojë që të ndryshojmë të gjithë së bashku, gjithçka duke u marrë me këtë punë, për të arritur ato standarde ku mund të krijojmë disa vlera universale, që janë të domosdoshme për funksionimin e familjes shqiptare. /tesheshi.com/

Related Posts

Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza
Kryesore

Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

16/05/2025
Paradoksi i debatit në median shqiptare: analistë që “s’dinë” të shkruajnë(!)
Kritikë

Paradoksi i debatit në median shqiptare: analistë që “s’dinë” të shkruajnë(!)

16/05/2025
Fati i mistershëm i një statujë gruaje në Ballkan
Sociale & Shoqëri

Fati i mistershëm i një statujë gruaje në Ballkan

16/05/2025
Next Post
Prej 4 vitesh pa punë, ja çfarë bën studentja me diplomën

Prej 4 vitesh pa punë, ja çfarë bën studentja me diplomën

Serbia kërcënon shqiptarët e Preshevës: S’ka asocacion, rrini urtë

Serbia kërcënon shqiptarët e Preshevës: S’ka asocacion, rrini urtë

Si të përgatisni një krem të nxehtë dhe efektiv për eliminimin e dhimbjeve të shpinës, qafës, shpatullave

Si të përgatisni një krem të nxehtë dhe efektiv për eliminimin e dhimbjeve të shpinës, qafës, shpatullave

TË FUNDIT

  • Të fundit
Erdogan, me Gazën në gojë në Tiranë

Erdogan, me Gazën në gojë në Tiranë

16/05/2025
Osmani, e ashpër me BE-në nga Tirana

Osmani, e ashpër me BE-në nga Tirana

16/05/2025
Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

16/05/2025
Mëngjes i përgjakshëm xhumaje në Gaza: edhe ambulancat në shënjestër

Mëngjes i përgjakshëm xhumaje në Gaza: edhe ambulancat në shënjestër

16/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni