Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Khamenei del nga “strofulla”

    Khamenei del nga “strofulla”

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Çfarë e vulosi fundin e Blushit me LIBRA-n e tij?

by te Sheshi
20/01/2018
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 5 mins read
A A
Çfarë e vulosi fundin e Blushit me LIBRA-n e tij?

Nga Ermir Hoxha

Në fakt pritej, dhe deri diku ka rezultuar i vërtetë përcaktimi që Rama i ka bërë Blushit si njeri që gjithnjë rri në pritje për t’ia dhuruar, atë për të cilën kurrë nuk punon, kurrë nuk sakrifikon, kurrë nuk strapacohet. Blushi mund të qëndrojë me orë të tëra duke lexuar, mandej duke shkruar libra, nga një pasion letrar për t’u patur zili, por ai nuk ka mundur dhe ka dështuar t’ja mundësojë vetes të bërit histori në politikë, ku t’i veçohej një punë konkrete, e madhe, e prekshme, për aq sa iu besua pushtet, të cilën ai ta kishte si kolateral në ofertën e tij politike. Këtë handikap nuk donte ta pranonte, dhe ia ka mveshur popullit fajin për dështimin e tij.

“Nuk kam sot asnje droje te them se Libra me provoi dicka per te cilen dyshoja. Shqiptaret nuk e duan opoziten. Ata i besojne me shume te djeshmes se te nesermes. E vjetra i qeteson, e reja i shqeteson. Ate qe ishte e cmojne, ate qe vjen e nencmojne”, thotë Blushi ndër të tjera në mesazhin e dorëheqjes.

E papranueshme për një njeri që aspiron liderin. Edhe pse nuk beson, ai duhet ta dijë, së paku në terma tokësorë, se dhe profetët e Zotit janë kundërshtuar më së pari nga popujt e tyre. Pra kurrë nuk i kanë patur aleatë, por armiq. Dhe kjo është mëse logjike. Nëse nuk do kishin qenë armiq të së vërtetës, të drejtës a moralit, as misioni profetik nuk do kishte kuptim. E jo vetëm profetët. Edhe historia e politikës botërore, ofron shembuj liderësh e burrash shteti të cilët “luftuan” më së pari me mentalitetin e mbrapshtë të popujve të tyre, e nuk do kishin qenë asoj – liderë e burra shteti – nëse nuk do i ishin futur më së pari kësaj beteje të vështirë.

Më tej, Blushi shfaqet kundërthënës në mesazhin e tij, pasi më parë se të shfaqet i zhgënjyer me një popull që se kuptoi, ai ofron të dhëna rritjeje të LIBRAS-s në periudhën pas themelimit.

“Diten e pare isha nje, kur e vendosem ishim 10, kur e themeluam ishim 100, kur e shpallem 1500, kur e rregjistruam si parti 3000, kur votuam se brendshmi 4000, kur shkuam ne zgjedhje 8 mije dhe kur dolem nga zgjedhjet 20 mije. E gjitha kjo ndodhi vetem ne shtate muaj nga Nentori 2016 deri ne Qershor 2017”, shkruan Blushi.

Pra, do të thotë se partia e tij paska patur goxha start të mirë, diçka entuziaste për një parti të re. Por mos vallë, letrarizimi i tij që bëhet lëmsh me politikën e katandis në një naiv aq sa të besojë, nën ethet e delirit të madhështisë, se që me t’parën njerëzit do ia besojnë pushtetin atij, duke bërë që të rrëshqasë më pas nën mani persekucioni? Po a nuk e di Blushi nga ana tjetër  se beteja më e madhe e një politikani vizionar është pikërisht ajo me mentalitetin e një populli, që përbën njëherësh “armikun” e tij? Ndërsa Blushi e braktis me një lehtësi mizore këtë betejë, duke pretenduar më pas paradoksalisht që t’i besohet pushtet(!)

Populli ndoshta nuk e ka formimin intelektual të Blushit, por instiktin për ta kuptuar atë po. Instikti i thotë që kredoja morale e Blushit është diçka e vonë, diçka e sforcuar dhe artificiale që buron nga hatërmbetja e rëndomtë njerëzore e privimit nga pushteti. Instikti i thotë po ashtu, se nuk mund të shkojë pas një njeriu që hem shfaqet se i dhimbset e hem e përçmon. Të dyja nuk mund të shkojnë. Instikti i thotë se nuk mund të zgjedhë për prijës një njeri që s’di t’i përvishet punës, t’i lërë llogjet letrare, e të bëjë historinë me diçka që ata e prekin, e ndjenjë, jetojnë me të çdo ditë. Këtë, Blushi më shumë se ta kuptojë, duhet ta pranojë. Ai nuk ka prerje për të qenë lider. Ai ka vetëm atë prerje me të cilën ka ndërtuar identitetin publik deri më tani: të grindet letrarisht me çdo gjë që nuk i shkon mideje. Më tej, veç konstatimeve pasuruar me metafora, një lëmi ku Rama ia merr në talent, e që ai dhe mu për këtë e urren tashmë ish-mikun e tij të flladeve intelektuale të pas ‘90-ës, nuk premton të japë asgjë, nga ato gjëra që përbëjnë ofertë, e që janë lëndë e mbrujtur me ide, punë, strapacim.

Fundi i tij me LIBRA-n është krejt i natyrshëm. Nuk është çështje shqiptarësh të pagdhendur. Blushi kaq e ka hapin. Nuk e lë të bëjë çap më tutje as pozicioni i zgjedhur për t’i parë njerëzit në pozita deliranti. Ai mund të ketë shumëçka si dhunti, përveç urtësisë! /tesheshi.com/     

Kur ftova shume njerez ti bashkoheshin idese se Libras kam premtuar se Libra nuk do ishte kurre partia ime.

Ka ardhur koha qe kete premtim ta mbaj duke u terhequr nga drejtimi i Libras, partise qe krijova me shpresen se Shqiperia do fitonte nje instrument lirije qe nuk e kishte njohur.
Sot me vjen mire te kujtoj, se si dhe sa shpejt u kthye Libra ne nje mjet te jashtezakonshem njerezish te zakonshem.

Shpejtesia ishte aq e madhe saqe rruga here pas here nuk dukej, cka i beri disa te ndalojne dhe disa te shkojne deri ne fund te hutuar dhe te lodhur.

Si ne cdo aventure edhe ne paguam cmimin e njohur te se panjohures.

Megjithe pasionin njerezor qe investoi, Libra nuk arriti dot te bindte shume shqiptare te ndaheshin nga dyqani, nga dhuna nga shemtia, ligesia dhe kotesia e partive te vjetra.

Ne nje gare te pandershme zgjedhore pasi u masakrua, dhe u grabit ne menyre te organizuar Libra u rendit partia e peste ne Shqiperi por padyshim e para, si partia me e varfer, me e drejte dhe me e denje.

Libra ishte ne opozite me te gjitha partite dhe ne zgjedhje ishte opozita e vetme e Qeverise dhe e Opozites.

Libra eshte partia e vetme ne Shqiperi,qe nuk ka bere asnje dem,nuk ka bere asnje krim,nuk ka futur asnjeri ne pune,nuk ka hequr asked nga puna dhe nuk I ka marre kujt asnje cent.

Mijera shqiptare qe e ngriten dhe e votuan duhet te jene sot krenare se krijuan dicka qe, nese nuk u dha dot gje, te pakten nuk u mori asnje gje.

Libra ishte dhe mbeti e lire nga cdo borxh.

Mua personalisht Libra me ndihmoi ti njihja me mire shqiptarët dhe pa dyshim dhe veten time.

Une e kuptoj kete zakon, pavaresisht se nuk e mirekuptoj.

Shqiptarët duan te jene gjithnje me te fortet dhe jo me te drejtet, duke menduar se cka eshte e forte eshte edhe e drejte dhe cka eshte e drejte eshte gjithnje e dobet.

Zgjedhjet e fundit ishin nje zhgenjim per mua kur pashe se si shume qytete votuan banditet dhe grabitesit duke u krenuar me zgjedhjen e tyre.

Nuk me ka habitur kurre aftesia e vendit tone per te prodhuar njerez te ligj, por nevoja per ti mbrojtur ata me vota me shqeteson.

E keqja qe mbrohet nga populli me vota kthehet ne menyre jetese dhe behet edhe me e keqe duke u kthyer ne norme.

Prandaj kam vendosur ta heq perkohesisht politiken nga artet e mia. Politika, sic njihet dhe ushtrohet sot ne Shqiperi, nuk me jep me shije dhe as motiv dhe une nuk bej gjera te cilat nuk i besoj.

E dua shume Libra per ta demtuar me kete mungese besimi, prandaj kam vendosur te terhiqem nga drejtimi i saj.

Duke falenderuar te gjithe ata miq brenda dhe jashte Libra qe me mbeshteten, jam I bindur se ka burra dhe gra, te cilet me pasion dhe me besim do hapin rruget qe deri tani duken te mbyllura.

Faleminderit

Ben Blushi. /tesheshi.com/

Related Posts

Erdogan, sërish në timon
Politikë

Erdogan, sërish në timon

06/07/2025
Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase
Gjeopolitikë

Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase

06/07/2025
Ku bashkohen e ku ndahen këto dy socialistë?
Politikë

Ku bashkohen e ku ndahen këto dy socialistë?

06/07/2025
Next Post
Ky është vendi ku turistët provuan shijuan brenda ditës detin dhe borën

Ky është vendi ku turistët provuan shijuan brenda ditës detin dhe borën

Lajme nga fronti: regjimi i Asadit po ndihmon grupin terrorist PYD/PKK në Afrin

Lajme nga fronti: regjimi i Asadit po ndihmon grupin terrorist PYD/PKK në Afrin

Vlora zgjohet me një tragjedi: nënë e bir vdesin mes flakëve

Vlora zgjohet me një tragjedi: nënë e bir vdesin mes flakëve

TË FUNDIT

  • Të fundit
“Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

“Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

06/07/2025
Shpalosja e një vizion arsimor saudit në Tiranë

Shpalosja e një vizion arsimor saudit në Tiranë

06/07/2025
Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

06/07/2025
Erdogan, sërish në timon

Erdogan, sërish në timon

06/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni