Kryetari i komunës së Pustecit, Edmond Temelko, akuzohet nga prokurororia maqedonase, akuzohet se ka ndërhyrë në proçesin zgjedhor në Maqedoni, duke çuar votues nga Shqipëria në vendin fqinj.
Sipas prokurorisë, këtë veprim ai e ka bërë në mënyrë të jashtëligjshme duke i caktuar adresa banimi në komunat ku vlerësohej se nevojiteshin votues shtesë të sigurtë.
Në të njëjtën kohë në Komunën Qendër në vitin 2013, në bashkëpunim me dy persona të tjerë nga Pusteci, ka sjellë 625 persona, të cilëve më pas u janë ndarë dokumente të vlefshme me të njëjtin qëllim.
Temelko, siç thuhet në aktakuzë, para zgjedhjeve lokale në vitin 2013, ka organizuar 366 persona në Resnjë dhe 207 në Kërçovë të fotografohen për letërnjoftim, me vendbanim në këto komuna, me qëllimin që më vonë të shkruhen në Listën zgjedhore dhe të kenë të drejtë vote.
”Duke vepruar sipas planit të grupit, i akuzuari E.T., gjatë kohës së zgjedhjeve lokale në vitin 2013, po ashtu gjatë kohës së mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe zgjedhjeve për kryetar shteti në vitin 2015, ka shfrytëzuar rrethana të ngjashme të personave me të drejtë zgjedhjeje dhe u ka dhuruar dhuratë nga 20 euro me qëllim që të votojnë në mënyrë të kontrolluar”, shkruhet në aktakuzën për çështjen ‘Titanik’. /tesheshi.com/