Foto lufte u ekspozuan në Qendrën Përkujtimore Srebrenica-Potoçari në kuadër të 25-vjetorit të asaj ngjarjeje genocidale e luftrave në ish-Jugosllavi.
Ekspozita iu dhurua Qendrës Memoriale si një ekspozitë e përhershme nga Fondacioni VII Academy, një nismë edukative jo-fitimprurëse e mediave.
“Këto janë punë të fotografëve Paul Lowe, Ron Haviv, Gary Knight, Rod Nordland dhe Zijah Gafiç, dhe është e rëndësishme të theksohet se do të shfaqen edhe klipet dokumentare të reporterit të luftës Tony Birtley, i cili ishte në Srebrenica në vitin 1993”, thotë Hasnija Zuliç, drejtuesja e VII Akademy.
“Fotografi dhe pamjet e marra midis 1992 dhe 1996 në të gjithë Bosnjën dhe tregojnë një vazhdimësi dhe model të qartë të dhunës sistematike, spastrimit etnik, ekzekutimeve masive, të gjitha autorësi serbe. Eshtë e qartë se gjenocidi i kryer në Srebrenicë në korrik 1995 ishte në të vërtetë një përparim i së keqes që kishte ndodhur para kësaj, “shpjegoi kuratori i ekspozitës, Zijah Gafiç.
Ekspozita përmban 80 fotografi dhe një video gjashtë orësh të realizuar nga pamjet e regjistruara nga gazetari Tony Birtley në Srebrenica në mars 1993. /teshesh.com/