Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

    Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

    Mëngjes i përgjakshëm xhumaje në Gaza: edhe ambulancat në shënjestër

    Mëngjes i përgjakshëm xhumaje në Gaza: edhe ambulancat në shënjestër

    Gruaja me turp që është izraelite

    Gruaja me turp që është izraelite

    Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

    Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

    Një shkollë në Maqedoni merr emrin e Alija Izetbegoviç

    Një shkollë në Maqedoni merr emrin e Alija Izetbegoviç

    Tmerret në Gaza teksa Trump “bënte pazare” me arabët

    Tmerret në Gaza teksa Trump “bënte pazare” me arabët

    Trump: a e piu vërtet kafenë që i ofruan sauditët apo jo?

    Trump: a e piu vërtet kafenë që i ofruan sauditët apo jo?

    Katastrofa e një populli prej 77 vitesh që vetëm Izraeli mund ta shkaktojë

    Katastrofa e një populli prej 77 vitesh që vetëm Izraeli mund ta shkaktojë

    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

26 vjet PD: rrugëtimi zhgënjyes i një partie

by te Sheshi
11/12/2016
in Kryesore, Kujtesë
Reading Time: 6 mins read
A A
26 vjet PD: rrugëtimi zhgënjyes i një partie

“Foshnja ka lindur e vdekur!” – do profetizonte Kasem Trebeshina 26 vjet më parë, teksa ndodhej në një tribunë me demokratët e orëve të para…  

Këtë të dielë të 11 dhjetorit, Partia Demokratike mbush plot 26 vjet jetë, pra më shumë se një çerek shekulli histori. E gjen ky përvjetor partinë e parë opozitare të pluralizmit në ditët e saj më të këqija, nëse ky definim mund të shprehet me treguesit e saj frymorë të përfaqsimit parlamentar, më ulëti në 25 vjet.

Çdo dhjetor kur vjen, aktivizon median në nxjerrjen e ndonjë fakti, detaji apo dëshmie të asaj kohe. Por sot nuk janë më të nevojshme, së paku nëse qëllimi është për t’i vënë një notë partisë e cila mori flamurin e “bërjes së Shqipërisë si gjithë Europa”. Mjaft të merret si referencë përshtypja e gjykimi që kanë shqiptarët për 25 vitet e tranzicionit, për t’i vënë pra dhe notën reale PD-së, e cila e ka udhëhequr Shqipërinë 13 vjet, një vit më shumë se sa PS-ja; dhe thjesht t’i referohesh sot gjendjes së Shqipërisë, ku pothuajse nuk ka asnjë zë shoqëror ku nuk është në krizë, për t’i bërë pra një vlerësim kësaj force politike. Edhe sot e kësaj dite, në ligjërimin politik të PD-së enden fraza të 25 viteve më parë, me një patetizëm e folklorizëm që koha i ka deligjitimuar me kohë, si përshembull “vlerat e lirisë”, një tregues ky i boshësisë dhe çoroditjes që e ka kapluar.

Po le të kujtojmë rrugëtimin e PD-së në 25 vjet:

Pas themelimit të saj, ku në krye u mblodh e gjithë ajka e intelektualëve të kohës, ajo nuk mundi gjithsesi të ishte aq ortodokse politikisht. Në krye, por dhe në struktura, u vunë njerëz me të kaluar komuniste, direkte siç ishte rasti i Berishës me afro 23 vjet sekretar partie, ose indirekte me individë të ardhur nga familje të lidhura me pushtetin komunist. E megjithatë, kjo nuk e pengoi Berishën që të promovonte një gjuhë që cenonte çdo standart drejtësie: akuzonte kundërshtarët për komunistë, duke e harruar qëllimisht veten si ish-i tillë, dhe për më tepër me vullnet të lirë dhe pa detyrim; gjë që ndodh dhe sot e kësaj dite.

Pak muaj pas themelimit, do të vinte skizma e parë e PD-së. Një sërë emrash shkëputen nga ajo, fillimisht Neritan Ceka e  të tjerë më pas, për të krijuar pas një fare kohe Aleancën Demokratike. Ishte kjo një shenjë jo e mirë, por e tejkalueshme gjithsesi nën valën e një entuziazmi mbarëpopullor që nuk i vërente të tilla detaje.

Pas fitores së 22 marsit, Partia Demokratike mori një vend që duhej rimëkëmbur, por në një mision të vështirë pasi duhej bërë kalimi nga një sistem në një tjetër, pa asnjë lidhje, gjë që do kishte si avantazhe në disa drejtime e si kosto. Disa reforma të nisura – të atilla që e pesëfishuan çmimin e bukës – bënë që ajo të merrte një goditje me votë tre muaj pas ardhjes në pushtet, duke humbur zgjedhjet lokale.

Megjithatë, për shqiparët po vinte një epokë e artë. Hapja e tregut, efekt i sistemit të ri, po i pasuronte vrullshëm njerëzit e telendisur ekonomikisht. Rezultati po dukej në shtimin e salltaneteve familjare në trajtë makinash private, televizorësh me ngjyra e boljerësh.

Nën këtë atomsferë leku që nuk ishte parë deri atëherë, PD-ja shkon në referendumin e Kushtetutës në nëntorin e vitit `94. Nga ajo që dukej, fitorja ishte e sigurt. Por ndodhi që shqiptarët votuan “kundër”, një votë padyshim politike më tepër sesa juridike, që ishte një sinjal e padakortësisë për mënyrën se si po qeveriste. Tërmeti që u shkaktua brenda partisë nuk qe i vogël. U largua kreu i saj, Eduart Selami, ndërsa Berisha nisi pastrimin e PD-së nga selamistët.

Megjithatë, standarti i jetës ndër shqiptarë po rritej; por që shkonte në përpjestim të zhdrejtë me standartet e shtetformimit të ri, apo themelimit të më të rejave dhe më të mirave standarte në aspektin shoqëror, ku për herë të parë fjalët “korrupsion”, “abuzim”, “vjedhje” fitojnë një legjimitet mbarëpopullor.

Vijnë zgjedhjet e vitit 1996. Shoqëria ishte nën ethet e fitimit “sa hap e mbyll sytë” me anë të firmave  piramidale, me një symbyllje politike nga ana e pushtetit, të cilit i interesonte një popull i dehur nga paraja në ato momente. Kjo dhe për shkak të dy humbjeve të pas-22 marsit. Një e tretë do ishte vërtet e rëndë. Nën këtë frymë erdhi 26 maji ku PD korri një fitore të bujshme, ama me një PS që bojkotoi; dhe që jo vetëm për këtë arsye, zgjedhjet dhe rezultati u bënë pis nga një valë manipulimi masiv, e denoncuar kjo dhe nga faktori ndërkombëtar. Për PD-në po vinin kohëra të errëta. Pushtetin e saj e kishte kapluar nervoziteti, e parë kjo dhe tek përgjakja e opozitës në sheshin “Skënderbej” ato ditë. Megjithatë, paraja e madhe e Piramidave i jepte ende fuqi. Për sa kohë që shqiptarët po deheshin prej tyre, ajo vijonte të ishte e pacenueshme, tashmë dhe në vota. Manipulimi i 26 majit, gjithsesi nuk e vinte në dyshim fitoren e saj të plotë e të pastër karshi një partie me kryetarin në burg dhe të lodhur nga konfliktet e brendshme.

Pak muaj më pas PD do fitonte dhe zgjedhjet lokale, pastër, qartë, bindshëm.

Dhe ja ku po trokiste ora e tatpjetës. Piramidat po nisnin shembjen një nga një. Shqiptarët, të bërë esëll tashmë nga paratë e humbura dhe zhgjëndrra e llahtarshme e milionave të fluturuara kushediseku së bashku me katandi, panë tek PD-ja dhe qeveria e saj “autorin”  e vërtetë të gjëmës së tyre. Nisën trazirat e `97 ku selitë blu në qytetet e Shqipërisë nisën të shkrumboheshin nga zjarrvënia e urrejtjes. Brenda partisë u shfaqën karrigethyesit – siç do i etiketonte Berisha – ku një grupim ministrash, mes tyre Genc Ruli e Dashamir Shehi, do kërkonin një ndryshim kursi. Po vinte skizma tjetër. Ngjarje rrokulliseshin me shpejtësi dhe PD tretej dita-ditës, deri në falimentin e saj politik në zgjedhjet e 28 qershorit. Partia simbol e afshit mbarëshqiptar për një shoqëri demokratike, kaloi në opozitë me një rrjedhje njerëzish e vlerash tronditëse dhe keqardhëse. Prej saj doli dhe partia e dytë, ajo Refomatore e Genc Pollos.

Rënia dhe degradimi do shfaqeshin dhe në opozitë. Katërvjetëshi i parë e shndërroi atë në një çetë të dëshpëruarish, vite larg mundësisë për t’u ringritur e ardhur në pushtet. Por degradimi dalëngadalë i qeverisjes së majtë, lufta e saj e brendshme, e bëri më të prekshme andrallën deri atë çast të çakërdisur të PD-së për të ardhur në pushtet. Berisha nisi të ftillohej, hapi partinë, ftoi të ikurit, latoi gjuhën, bëri pajtim historik me Nanon, pastroi imazhin e bërë pis ndër vite me anë të KOP-it, dhe ja, pushteti i rierdhi sërish në dorë në korrik të 2005-ës.

Me gjysmën “gjak të ri”, por me prijësin ende të vjetër në krye të saj, qeverisja e PD-së ndërrmori ca reforma vërtet për t’u duartrokitur. Por kjo nuk zgjati shumë. Tre vjet më pas, pas ngjarjes së rëndë të Gërdecit, investimi politik nuk ishte më për ta bërë Shqipërinë më të mirë, por për ta mbajtur medoemos pushtetin, pasi zgjedhjet po afronin.

Në 2009, PD nuk ia doli të fitonte bindshëm, një shenjë kjo e dhënë që në Lokalet e 2007-ës, ku si në Tiranë e si në disa qytete të tjera kryesore do humbte turpshëm. Pozicioni i vështirë që mund ta çonte në ripërsëritje gare me PS-në, pasi nuk krijonte dot mazhorancë qeverisëse, e detyroi të bënte aleancë me LSI-në. Pushteti që më pas doli prej tyre, ishte një rrënim që u shtri në kohë përgjatë katër viteve. Partia e Ilir Metës e grryu nga brenda, derisa e braktisi për aleancën me Ramën dy muaj para zgjedhjeve.

23 qershori 2013 do ishte dhe më i rëndë se 28-ta e ‘97-ës, ku PD u rrudh keqaz. Dhe kjo gjendje vazhdon. Berisha, që për shumë demokratë mbetet lideri historik, nuk po mundet të jetë muzeal në kuptimin e heshur të fjalës. Protagonizmi i tij, siç ngjan të jetë jetëdhënësi i pandalur i PD-së, po aq është dhe asfiksuesi i saj, i së resë, vizionares, kreatives, tërheqëses. Ajo drejtohet de jure  nga një njeri i privuar nga talenti për të lënë gjurmë në diçka, për të ndërtuar, frymëzuar, imponuar, me mendje, komunikim e virtyt, siç është Lulzim Basha.

Nëse mund të pyesim se çfarë i ka dhënë Shqipërisë një parti si PD-ja në 13 vjet qeverisjeje, por duke llogaritur në një sens edhe protagonizmin opozitar, ne edhe mund t’i gjejmë ca vepra, ca punë, por vështirë t`i gjesh standarte të themeluara etike e morale, e nga ana tjetër reforma të thella në sektorë që duhej ishin mbyllur si problematike, për t’i dhënë një medalje vlerësuese. Mbi të gjitha ajo dështoi të bëjë shtet e një shoqëri të drejtë, duke u shndërruar në një prej hallkave të traditës së mbrapshtë shqiptare në ofrimin e një politike që i bie era talent e moral për të udhëhequr një popull.

PD është sintezë e tranzicionit dhe anasjelltaz. Të tjerat që mund të thuhen sot për të, qoftë pozitivisht e qoftë negativisht, janë thjesht folklorizma rasti. /tesheshi.com/                                                                                                                                                                        

Related Posts

Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza
Kryesore

Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

16/05/2025
Paradoksi i debatit në median shqiptare: analistë që “s’dinë” të shkruajnë(!)
Kritikë

Paradoksi i debatit në median shqiptare: analistë që “s’dinë” të shkruajnë(!)

16/05/2025
Si reagoi lobi izraelit ndaj përjashtimit të Tel Avivit nga turneu i Trump-it
Gjeopolitikë

Si reagoi lobi izraelit ndaj përjashtimit të Tel Avivit nga turneu i Trump-it

15/05/2025
Next Post
Tahiri miraton udhëzimin për listat zgjedhore, format i veçantë për votuesit mbi 100 vjeç

Tahiri miraton udhëzimin për listat zgjedhore, format i veçantë për votuesit mbi 100 vjeç

PD përkujton 26-vjetorin e themelimit: ja e përbashkëta e të sotmes me të djeshmen

PD përkujton 26-vjetorin e themelimit: ja e përbashkëta e të sotmes me të djeshmen

59-vjeçarja nga Londra rrezikon të vdesë pasi pi shumë ujë

59-vjeçarja nga Londra rrezikon të vdesë pasi pi shumë ujë

TË FUNDIT

  • Të fundit
Erdogan, me Gazën në gojë në Tiranë

Erdogan, me Gazën në gojë në Tiranë

16/05/2025
Osmani, e ashpër me BE-në nga Tirana

Osmani, e ashpër me BE-në nga Tirana

16/05/2025
Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

16/05/2025
Mëngjes i përgjakshëm xhumaje në Gaza: edhe ambulancat në shënjestër

Mëngjes i përgjakshëm xhumaje në Gaza: edhe ambulancat në shënjestër

16/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni