Ministri i Jashtëm turk Mevlud Çavushoglu kritikoi të mërkurën mungesën e ligjeve për të luftuar islamofobinë në Evropë.
“Në Evropë, Antisemitizmi është shumë më i fortë se Islamofobia, por ligjet strikte luftojnë antisemitizmin. Nuk ka ligje për islamofobinë”, theksoi kreu i diplomacisë së Ankarasë.
Sipas Raportit Evropian të Islamofobisë 2017, ka pasur një rritje të Islamofobisë në Europë.
Raporti tregon për 908 krime islamofobe, duke filluar nga sulmet verbale e fizike, deri në përpjekjet për vrasje, të cilat kanë në shënjestër myslimanët në Gjermani.
Po ashtu, 664 raste janë rregjistruar në Poloni, 364 në Holandë, 256 në Austri, 121 në Francë, 56 në Danimarkë dhe 36 në Belgjikë. /tesheshi.com/