Pas Argjentinës, ka lënë Botërorin dhe kampionia në fuqi e Europës, Portugalia, e mundur 2-1. Pra pas Messit, ikën dhe Ronaldo, i cili në përballjen me Uruguajin, pothuajse ishte në hije, apo më saktë nuk arriti të diktojë talentin e tij në rezultat.
Ndeshja kishte për ikonë Edison Cavanin, autorin e dy golave për Uruguajin, njërin më spektakolar se tjetrin, por që la fushën pas një dëmtimi nga i pjesës së dytë.
Kështu, Uruguaji, vendi i cili i nisi kompeticionet e Botërorit me një titull të fituar në Maracana në vitet ‘50 të shekullit të kaluar duke mundur Brazilin në shtëpi 2-1, po afirmohet këtë event si një skuadër model. /tesheshi.com/