Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Shuhet një majtist me nam

    Shuhet një majtist me nam

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Ca të dhëna të fshehura nga ngritja e Flamurit: prania e klerit musliman që nuk u tha kurrë

by te Sheshi
28/11/2016
in Kryesore, Kujtesë
Reading Time: 4 mins read
A A
Ca të dhëna të fshehura nga ngritja e Flamurit: prania e klerit musliman që nuk u tha kurrë

Nga Roald A. Hysa

Rëndom historia e këtij vendi është fshehur pas trukesh e marifetesh për ta devijuar vëmendjen e publikut pikërisht në ato vende ku historiografia zyrtare e regjimit monist i konsideronte si laike nisur nga këndvështrimi ateist, i cili ishte edhe qëndrimi zyrtar i Partisë Komuniste. Ky qëndrim zyrtarizoi godinën e Lidhjes së Prizrenit si vendin ku u realizua një nga Kuvendet më të rëndësishme për nacionalizmin shqiptar, dhe nuk e përmendi kurrë që 300 delegatët e Shqiptarisë u mblodhën dhe diskutuan në Bajrakli Xhaminë e Prizrenit jo më larg se 10 metra nga godina në fjalë.

Vetë ajo ishte godina e drejtorisë së Medresesë me drejtor myderrizin e nderuar Haxhi Ymer Prizreni, që mori përsipër fillimisht drejtimin e Lidhjes, një tjetër fakt i fshehur ky nga sytë e kureshtarëve të historisë. Historiografia zyrtare komuniste nuk arrin të  na shpjegojë dot se si mund të futeshin 300 delegatë në 10 metra katrore dhomë të godinës së drejtorisë së Medresesë. Një absurd ky që na servirej si një e vërtetë e pastër. Kjo vijë e pastërtisë politike vazhdon edhe në momentet e ngritjes së flamurit në qytetet e ndryshme shqiptare.

Shpallja e Pavarësisë në vitin 1912 është një nga momentet kyçe të historisë politike bashkëkohore shqiptare. Ky veprim ishte me të vërtetë një akt historik e juridik ndërkombëtar i një rëndësie jetike për shqiptarët në ato momente kur u shpall. Në këto çaste pas një turi evropian rikthehet në Durrës Ismail Qemal bej Vlora së bashku me delegacionin e vet për të ngritur Flamurin e Pavarësisë, për të shpëtuar trojet shqiptare nga copëtimi i mëtejshëm dhe për ta bërë fakt të kryer dëshirën e të gjithë rilindësve dhe patriotëve shqiptarë, duke ngritur më pas edhe qeverinë dhe mekanizmat e duhur të qeverisjes, që i nevojiten një shteti.

liria-e-shqiperise-kristo-luarasi

Një nga shqetësimet e Ismail Qemal bej Vlorës ka qenë edhe ngritja e flamurit më datë 28 nëntor, për shkak edhe të konotacioneve nacionaliste të lidhura ngushtësisht me figurën e Gjergj Kastriotit- Skënderbeut, si simbol i rezistencës kundër Turkut, që donin t’i jepnin patriotët kësaj ngjarje të shumëpritur. Ngritja e flamurit kombëtar filloi nga qytete të tjera për shkak të përparimit të serbëve në trojet veriore shqiptare dhe nga jugu i grekëve. Akti i ngritjes së flamurit kombëtar ishte në vazhdën e veprimeve politike e diplomatike të Etërve të Pavarësisë, si në qytetet: Elbasani 25 nëntor, Tiranë dhe Durrës 26 nëntor e më pas në Kavajë, Peqin e Lushnje 27 nëntor etj., që duke ngritur flamurin kombëtar shpallnin pavarësinë dhe në këtë mënyrë u tregonin serbëve e grekëve, se po shkelin në një territor të huaj për ta e sovran. Në ngritjen e flamurit kombëtar në shumë qytete të vendit kanë marrë pjesë edhe hoxhallarët patriotë, të cilët e përkrahën fuqimisht ngritjen e flamurit dhe më pas qeverinë e Vlorës.

Durrësi, qyteti ku zbriti nga turi evropian Ismail Qemal beu pa një numër të madh hoxhallarësh në ditën e ngritjes së flamurit. Ngritja e flamurit kombëtar u bë nga kryetari i Bashkisë së qytetit të Durrësit, Hafiz Ali Podgorica dhe telegrami ku njoftohet për ngritjen e flamurit pasohet nga firmat e Myderriz Isuf Ramzoti, Myderriz Abdyl Qerim Kurti, Myderriz Hysen Mulla Alushi, Myderriz Ali Kuli, Myderriz Hafiz Jusuf Gjoni, Ismail Beja, Mahmut Beja, Hysen Dakoli e vijojnë firmat e tjera. Në Tiranë ishin hafiz Ismail Ndroqi, Zyber efendi Hallulli, hafiz Ibrahim Dalliu etj., që morën pjesë në ceremoninë e ngritjes së flamurit së bashku me patriotin e shquar Refik Toptani, i cili mbajti një fjalim me rastin e ndarjes përfundimtare nga Perandoria Osmane dhe ngritjen e flamurit kombëtar.

Në Elbasan, ndërmjet atyre që ngritën flamurin do të ishte edhe H. H. Sulejman Kungulli një hoxhë, i cili do të mbulonte më pas edhe postin e myftiut të qytetit. Megjithëse Shkodra kishte pasur vështirësitë e veta dhe do t’i përjetonte ato edhe në vitet në vijim, duke u kthyer në një arenë lufte të përgjakshme, do ta ngrinte flamurin kombëtar pak më vonë. Më 28 nëntor 1913 ngrihet flamuri kombëtar në Shkodër nga kryetari i Bashkisë dhe përshëndesin me këtë rast dy klerikë të nderuar, H. Ymer Gurra dhe at Vinçenc Prenushi. Në përvjetorin e parë të pavarësisë pra më 28 nëntor 1913 morën pjesë 20,000 vetë, që do të thotë krejt qyteti “në këtë natë simbolikisht një varg drita kandilash si varg hyjesh lidhshin minaren e xhamisë së Fushë Çelës me kambanoren e Kishës së Gjuhadolit…”. Më 28 nëntor së bashku me Ismail Qemal beun ishin dhe dy ulema të mëdhenj si Haxhi Vehbi Dibra- Agolli dhe Hafiz Sherif Langu, të cilët kishin dhënë një kontribut të ndjeshëm për kauzën kombëtare dhe do të jepnin përsëri në vitet në vazhdim.

Këto janë disa fakte të përmendura shkurtimisht mbi ngritjen e Flamurit Kombëtar, ku kanë marrë pjesë hoxhallarë të shquar, të cilët me ndikimin e tyre në popull rritën dashurinë ndaj Shqipërisë e Shqiptarizmit si një ideologji shtet e kombformuese. Studimet nën këtë këndvështrim deri tashti kanë çaluar të ndikuara nga syzet ideologjike të regjimit të kaluar dhe të individëve të formuar gjatë asaj kohe, të cilët kanë frikë se mos humbasin ndikimin dhe primatin e tyre në lëmin historik. Gjithsesi kontributi i këtyre hoxhallarëve është aty dhe mbetet vetëm të rrëmohet nëpër analet e historisë. /tesheshi.com/

Related Posts

Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura
Kryesore

Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

13/05/2025
Si u shndërrua Turqia nga një kliente në një shitëse armësh për BE-në
Analizë

Si u shndërrua Turqia nga një kliente në një shitëse armësh për BE-në

13/05/2025
Ekspertët: Izraeli, burimi i krizave në Lindjen e Mesme!
Analizë

Ekspertët: Izraeli, burimi i krizave në Lindjen e Mesme!

12/05/2025
Next Post
Nga Ubejd JASHARI: Akrepat e historisë sjellin ndryshimin

Nga Ubejd JASHARI: Akrepat e historisë sjellin ndryshimin

Forcat e regjimit sirian përparojnë në lindje të Halepit, marrin pjesë të tëra të territorit

Forcat e regjimit sirian përparojnë në lindje të Halepit, marrin pjesë të tëra të territorit

Kur imagjinata e fëmijëve shndërron momentet e veçanta në fantastike (foto)

Kur imagjinata e fëmijëve shndërron momentet e veçanta në fantastike (foto)

TË FUNDIT

  • Të fundit
Shuhet një majtist me nam

Shuhet një majtist me nam

13/05/2025
Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

13/05/2025
Dy gra nga Brukseli, vlerësime për zgjedhjet në Shqipëri

Dy gra nga Brukseli, vlerësime për zgjedhjet në Shqipëri

13/05/2025
Trump, “biznes” 142 miliardë dollarë me sauditët

Trump, “biznes” 142 miliardë dollarë me sauditët

13/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni