Arabishtja është një gjuhë e lashtë, e përzgjedhur për të përcjellë kumtet hyjnore, e që shfaqet në Gadishullin Arabik. Ajo i takon degës jugore të gjuhëve semite dhe familjes së gjuhës afrikane.
Sot është gjuha e pestë e folur në botë, e përdorur në më shumë se 20 vende dhe që flitet nga më shumë se 400 milionë njerëz. Nga letërsia dhe poezia në art, muzikë, film dhe jetën e përditshme, kjo gjuhë është absolutisht e vlefshme për t’u eksploruar…
Ja 11 fjalë të bukura prej të cilave patjetër do mund të bini në dashuri me arabishten:
“Nur” (nur) / Dritë
“Nur” nënkupton dritën. Ajo mund të përdoret në shumë mënyra; për të përshëndetur dikë ose për të krijuar emra komplekse të lidhura me fenë, si “Nur – Allah” (Drita e Zotit) ose “Nur al-Din” (Drita e Fesë).
“Ishq” (ishq) / Pasion
Termi “Ishq” i referohet një niveli të lartë pasioni dhe gjithashtu të papërmbajtshëm të dashurisë. Ajo rrjedh nga rrënja verbale “asaq”, që do të thotë se mbahet ose fiksohet. Fjala është e lidhur edhe me termin “asaqah”, që do të thotë dredhkë.
“Oum” (oum) / Nënë
Nënat janë persona kyçë në kulturën arabe, dhe kjo fjalë ka konotacione për respektin e lartë dhe admirimin.
“Habibi” / ti’ (ha-beeb-i / ti) / Dashuria ime
“Habibi” (‘habibti’ për vajzat) rrjedh nga fjala “hub”, që do të thotë dashuri. Përkthehet fjalë për fjalë në “dashurinë time” dhe mund të përdoret në kontekste formale dhe joformale, shpesh në këngë ose në raporte ndërnjerëzore.
“Quwa” (qu-wa) / Fuqi
“Quëa” është një fjalë e zakonshme arabe e përdorur për të shprehur pushtetin ose fuqinë. Ju mund ta përdorni atë për të përshkruar fuqinë e dikujt fizikisht ose mendërisht. Në Islam kuptohet se askush nuk është më i fuqishëm se Zoti (Allahu).
“Qalb” (qalb) / Zemra
“Qalb” do të thotë zemër, dhe duke shqiptuar këtë fjalë ju rritni rëndësinë e saj në jetën tuaj.
“Shams” / Sunshine
“Shams” do të thotë dielli, e që përdoret në kontekste të ndryshme në gjuhën arabe. Është një emër gjithashtu zakonshëm për vendet ku dominon rrezatimi i diellit.
“Salam” (sa-laam) / Paqe
“Salam” është një nga shprehjet më të thjeshta por më të fuqishme në gjuhën arabe. Do të thotë “paqe” dhe mund të përdoret në çdo raport njerëzor.
“Saha” (saha) / Shëndeti
Fjala “saha” shoreh dëshirën për një shëndet të mirë ose bekim. Derivati i zakonshëm i fjalës “sahtayn” thuhet në shumë raste dhe përgjigja “ala qalbak” do të thotë “në zemrën tënde”. /tesheshi.com/