Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • Të Gjitha
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Rebelim ndaj talebanëve në TV-të afgane

    Rebelim ndaj talebanëve në TV-të afgane

    Zelensky në Davos, kujton Sarajevën e 1914-ës dhe Berlinin 1938-ës

    Zelensky në Davos, kujton Sarajevën e 1914-ës dhe Berlinin 1938-ës

    Kim Jong Un varros “mentorin” e tij

    Kim Jong Un varros “mentorin” e tij

    Izraeli poshtëron Parlamentin Europian

    Izraeli poshtëron Parlamentin Europian

    Vritet roja i ambasadës së Katarit në Paris

    Vritet roja i ambasadës së Katarit në Paris

    Si u tërbua moti në Kanada në fundjavë

    Si u tërbua moti në Kanada në fundjavë

    Efekti SHBA: bilancet dhe synimet e Albinit për Kosovën

    Efekti SHBA: bilancet dhe synimet e Albinit për Kosovën

    Goditje e rëndë për Gardën Iraniane: hiqet qafe një kolonel

    Goditje e rëndë për Gardën Iraniane: hiqet qafe një kolonel

    Zë nga Brukseli: Koha për një BE me ushtrinë e saj!

    Zë nga Brukseli: Koha për një BE me ushtrinë e saj!

  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet

Byzylykët për mbikqyrjen e të dënuarve, Gazment Bardhi: të shkarkohet kreu i Shërbimit të Provës dhe Sekretari i Përgjithshëm i MD

Nga te Sheshi
12/08/2017
në Politikë, Të fundit
Reading Time: 3 mins read
A A
Byzylykët për mbikqyrjen e të dënuarve, Gazment Bardhi: të shkarkohet kreu i Shërbimit të Provës dhe Sekretari i Përgjithshëm i MD
16
SHPËRNDARJE

Ministria e Drejtësisë ka marr në dorëzim byzylykët për mbikqyrjen e të dënuarve, si dhe aprovimin nga kompania për instalimin e serverit qendror të sistemit elektronik pranë këtij institucioni.

Ministri teknik Gazment Bardhi kërkon nga Departamenti i Administratës Publike shkarkimin nga detyra të Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Drejtësisë si person përgjegjës për situatën, si dhe do të paraqesë kallëzim penal në prokurori për shpërdorim detyre. Po kështu Bardhi ka urdhëruar nisjen e procedurave për shkarkimin e Drejtorit të Shërbimit të Provës.

Në përfundim të një diskutimi të gjatë dhe me synim garantimin e sigurisë publike, Ministria e Drejtësisë ka arritur më datë 11.08.2017, të kryejë kolaudimin e byzylykëve të mbikëqyrjes elektronike, nëpërmjet metodës së kampionimit rastësor të tyre, si dhe ka marrë në posedim këto pajisje.

Konkretisht, janë marrë në posedim 72 byzylykë të pa përdorur më parë dhe 63 byzylykë të përdorur por në gjendje pune. Ndërkohë, 86 byzylykë janë aktualisht në përdorim nga subjektet nën mbikëqyrje elektronike, të cilat do të merren në posedim nga ana e Ministrisë së Drejtësisë, rast pas rasti, pas përfundimit të periudhës së mbikëqyrjes për subjektin që e përdor.

Pjesa e mbetur nga sasia prej 300 byzylykë të blerë nga Ministria e Drejtësisë, të cilët rezultojnë të dëmtuara për shkak të përdorimit apo fabrikimit, nuk janë marrë në posedim nga Ministria e Drejtësisë dhe i janë kthyer kompanisë private, me qëllim ekzaminimit e tyre, dhe sipas rastit, rregullimin apo zëvendësimin e pajisjeve.

Gjithashtu, pas kërkesës së Ministrisë së Drejtësisë, kompania ka rënë dakord që të instalojë pranë Sallës Operative të Mbikëqyrjes Elektronike, edhe serverin qendror të sistemit elektronik, i cili do të jenë nën posedimin e Ministrisë së Drejtësisë dhe do të administrohet dhe mirëmbahet nga kompania private, sipas termave të kontratës.

Sipas Ministrisë së Drejtësisë, të gjitha masat e mësipërme, janë garanci shtesë për funksionimin e plotë dhe të rregullt të Sistemit të Mbikëqyrjes Elektronike, me qëllim garantimin e sigurisë publike.

Ministri i Drejtësisë Gazment Bardhi, në përfundim të hetimit administrativ mbi këtë çështje, informon opinionin publik se nga verifikimi i procedurës dhe situatës së krijuar, konstatohet shkelje e ligjit dhe përgjegjësi disiplinore për Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Drejtësisë znj. Juliana Hoxha (pezulluar nga detyra me vendim të Komisionit Kombëtar të Përzgjedhjes pranë DAP), për shkak të mos ndjekjes së procedurës së nevojshme ligjore për këtë proces të rëndësishëm për sigurinë publike pas nënshkrimit të kontratës dhe lëvrimit të fondeve financiare përkatëse nga Buxheti i Shtetit.

Për këtë qëllim, Ministri i Drejtësisë do të kërkojë shkarkimin nga detyra dhe lirimin nga shërbimi civil për Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Drejtësisë.

Gjithashtu, për shkak të këtyre shkeljeve është vlerësuar se në këtë rast ka edhe përgjegjësi penale, dhe Ministria e Drejtësisë do të paraqesë kallëzim penal në prokurori. Nga ana tjetër, hetimi administrativ ka evidentuar përgjegjësi disiplinore edhe për Drejtorin e Përgjithshëm të Shërbimit të Provës z. Ilir Qafa, për shkak të lejimit të dhënies në administrim të kompanisë private të pajisjeve në pronësi të Ministrisë së Drejtësisë. Për këtë arsye, Ministri i Drejtësisë ka urdhëruar nisjen e menjëhershme të procedurës për shkarkimin nga detyra të Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit të Provës dhe lirimin e tij nga shërbimi civil.

Në përfundim të hetimit administrativ është vlerësuar e nevojshme edhe hartimi e miratimi i akteve të nevojshme administrative, për përmbushjen me korrektësi dhe sipas ligjit të detyrimeve reciproke kontraktuale që rregullojnë procesin e mbikëqyrjes elektronike, për të shmangur çdo problematikë, si dhe për të qartësuar të gjithë proceset e nevojshme të punës.  Ministri i Drejtësisë z. Bardhi falënderon grupin e punës së Ministrisë së Drejtësisë, stafin e mbikëqyrjes elektronike, si dhe të gjitha institucionet që bashkëpunuan në këtë proces, për përmbushjen me korrektësi të detyrimit ligjor, si dhe siguron qytetarët për vendosmërinë në zbatimin e ligjit. /tesheshi.com/

Tags: gazment bardhiministri teknik i drejtesiseministria e drejtesisesherbim prove

Të ngjashmeLajme

Media greke: Shqipëria vazhdon me “çështjen inekzistente” të çamëve
Politikë

Media greke: Shqipëria vazhdon me “çështjen inekzistente” të çamëve

24/05/2022
Duterte, Putinit: Unë vras kriminelë, jo fëmijë e të moshuar!
Konflikti

Duterte, Putinit: Unë vras kriminelë, jo fëmijë e të moshuar!

24/05/2022
Diskutimet e Davosit: Të paktën katër kriza të ndërthurura
Ekonomi

Diskutimet e Davosit: Të paktën katër kriza të ndërthurura

24/05/2022
Lajme të tjera
Ky është aplikacioni që ju ruan internetin e telefonit

Ky është aplikacioni që ju ruan internetin e telefonit

Tiranë, bllokohen 9 pika të tregëtimit të gazit dhe karburanteve

Tiranë, bllokohen 9 pika të tregëtimit të gazit dhe karburanteve

Pas aksidentit, “kaubojsi” ka një mesazh për Lulzim Bashën

Pas aksidentit, “kaubojsi” ka një mesazh për Lulzim Bashën

TË FUNDIT

Media greke: Shqipëria vazhdon me “çështjen inekzistente” të çamëve

Media greke: Shqipëria vazhdon me “çështjen inekzistente” të çamëve

24 minuta Më parë
Duterte, Putinit: Unë vras kriminelë, jo fëmijë e të moshuar!

Duterte, Putinit: Unë vras kriminelë, jo fëmijë e të moshuar!

38 minuta Më parë
Diskutimet e Davosit: Të paktën katër kriza të ndërthurura

Diskutimet e Davosit: Të paktën katër kriza të ndërthurura

2 orë Më parë
Erdogan i “heq vizën” kryeministrit grek

Erdogan i “heq vizën” kryeministrit grek

2 orë Më parë

NA NDIQNI!

KRYESORE

  • Kryesore
Qëndrimi 13 vjet në “dhomën e pritjes” së BE-së

Qëndrimi 13 vjet në “dhomën e pritjes” së BE-së

24/05/2022
Përgjaket Komisariati Nr. 3 në Tiranë: polici vret policin

Përgjaket Komisariati Nr. 3 në Tiranë: polici vret policin

23/05/2022
Tirana “guxon” me çështjen çame, “kërcënon” Athina

Tirana “guxon” me çështjen çame, “kërcënon” Athina

23/05/2022
Armiqtë e përbetuar që po kërkojnë paqe…

Armiqtë e përbetuar që po kërkojnë paqe…

23/05/2022

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Rilind Dauti: Alarmante, muslimanët shkojnë në xhami!

Nga Dr. Fidan Mustafa: “Ukraina”, ç’pritet në Kosovë e Bosnje

Bujar M. Hoxha: Nën ethe islame, Ramazani? (Tek fjala tingëllon si një violinë Stradivari)

Nga Leons Hasani*: Një sulm kinez mbi botën islame

 Nga Amir B. Ahmeti: Feja dhe Shteti në kushtetutat e vendeve evropiane

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

Na ndiqni

Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist