Mesfushori blaugrana ka deklaruar në një intervistë dhënë ESPN-së, se do e braktiste Barcelonën, vetëm nëse do e thërriste ish-trajneri i tij Pep Guardiola.
“Gjithmonë e kam thënë se janë dy persona në jetën time që mund të më ndryshojnë qëndrimin e mbetjes në Barcelonë. Gruaja ime, në aspektin personal dhe Guardiola në atë profesional, mund të ndryshojnë mendimin për të braktisur vendin tim të lindjes”,- ka thënë futbollisti.
Busquets e di shumë mirë që ai ka lindur si lojtar pikërisht në kohën e Pep Guardiolas: “Është e qartë se Guardiola ka bërë shumë gjëra për mua. Por, gjithashtu është e qartë se Barcelona është klubi im dhe i Guardiolas, ndaj qëndrimi im këtu është një zgjedhje perfekte, vetëm se gjërat ndoshta mund të ndryshojnë në të ardhmen”, përfundoi Sergio. /tesheshi.com/