Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Khamenei del nga “strofulla”

    Khamenei del nga “strofulla”

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

BunkArt 2, i përndjekuri Fatmir Hoxha: po organizohemi për zhdukjen e bunkerit

by te Sheshi
03/12/2016
in Intervista, Kryesore, Politikë
Reading Time: 4 mins read
A A
BunkArt 2, i përndjekuri Fatmir Hoxha: po organizohemi për zhdukjen e bunkerit

Nga Bardha Nergjoni

Ata nuk pranojnë asnjë arsyetim tjetër veç bindjes së tyre se bunkeri në qendër të Tiranës, pra BunkArt 2 është një përpjekje për rehabilitimin e komunizmit. Tashmë, siç tek BunkArt 1, njerëzit shkojnë aty e vizitojnë një muze me dëshmi mbi ferrin komunist, sipas kryekuratorit Edi Rama; por për të përndjekurit politikë, ky është një provokim i rëndë. Një pjesë e tyre, të angazhuar në greva e protesta, duken krejt të lodhur pas 25 vitesh; por që nuk heqin dorë nga një përballje me politikën deri dhe në nivele heroike. Ja përshembull Fatmir Hoxha, që së fundi ka krijuar dhe një parti politike, siç thotë ai, për të mbrojtur interesat e të përndjekurve, të quajtur Partia për të Drejtat e Mohuara. Ai nuk rresht së turfulluari ndaj BunkArt 2 – të cilin preferon ta quajë thjesht bunker – bunker provokativ që duhen shkulur që aty…

 img_1021-701x524

Është përuruar Bunk’art 2 dhe reagimi i vetëm që keni pasur ka qenë një shkrim në një dron. Si e keni pritur këtë përurim?

Sigurisht që ne nuk e pranojmë bunkerin në qendër të Tiranës dhe droni ishte vetëm një sinjal i asaj çfarë kemi si qëllim ne si të përndjekur në vazhdim. Ai është një simbol që tregon diktaturën dhe simbolet vendosen në vende të caktuara pasi në të kundërt marrin ngjyrime të tjera. Bunkeri dhe një pjesë e murit të Spaçit tek Këshilli i Lartë i Drejtësisë janë ndërtuar para Kryeministrisë. Është bërë gjithashtu një pjesë tuneli ku punonin dikur të burgosurit. Bunkeri i Rilindjes na tregon kashillëk neve, shtresës së vuajtur dhe të persekutuar. Bunkeri tregon diktaturën. Pse pikërisht me Rilindjen filluan të dalin simbolet e komunizmit?! Ju e keni parë se si me ardhjen në pushtet të së majtës doli fotografia e Enver Hoxhës në Përmet ku janë vrarë 220 burra intelektualë të arsimuar jashtë.  Vetë kryeministri ka simbioza të diktaturës. Po ta vini re ai flet gjithmonë me urrejtje ndaj ballistëve. Nëse e keni parë në parlament këta duan me çdo kusht të ironizojnë Ballin Kombëtar. Ne e konsiderojmë këtë situatë rikthim të neodiktaturës në Shqipëri. Le të kalojnë si pjesë muzeale në vende të caktuara dhe jo vend e pa vend. Të shëmtosh atë qendër të bukur e të ngresh një bunker për t’u treguar njerëzve se kjo është diktatura komuniste, për ne është e papranueshme. Kjo tregon se ka një vazhdimësi të etërve të tyre.

bunk-4

Jo se bunkerin e sotëm e pranuam. Ai përfundimisht do shkulet bashkë me të gjithë simbolet e diktaturës. Ne kemi marrë një vendim. Droni ishte vetëm fillimi. Jemi në proces organizimi për të zhdukur bunkerin. Për të mbajtur në këmbë bunkerin,  janë vendosur fotografitë të përndjekurish politikë aty brenda, por nuk mund të qëndrojnë dot viktima dhe xhelati në të njëjtin vend. Bunkeri ishte ai që i vuri telin Shqipërisë. Nëpërmjet tyre shqiptari vrau shqiptarin. Jemi në prag të një organizmi për protesta masive deri në greva urie. E kemi bërë një grevë më parë kur u shfaqën elementët e parë të komunizmit e do të kthehemi sërish pasi vetëm kështu mund të ndalim rehabilitimin e komunizmit.

Akuzoheni se mes të përndjekurve ka individë që kanë përfituar edhe pse nuk kanë qenë realisht të tillë por janë dënuar për krime të ndryshme?

Pyetja juaj është shumë e drejtë. Shteti këta po përdor tani. I referohemi hapjes së dosjeve ku është vendosur Daut Gumeni i cili nuk merr dëmshpërblim pasi i di vetë problemet e tij pse ndodh kjo gjë. A e dini që nëpër burgje ka pasur edhe oficerë sigurimi gjoja të dënuar nga diktatura që krijonin grupe për të pushkatuar apo të ridënuar njerëz, këta prapë po i përdor politika shqiptare.

Tëë përndjekurit politikë kanë status dhe përndjekjen e tyre dhe të familjarëve e njeh ligji. Unë kam pasur nënën në  burg, kam dajën të pushkatuar, kam tezen të vdekur në burg dhe vetë kam lindur në internim. Statusin ma jep ligji edhe pse nuk përfitoj dëmshpërblim. Pasi u largova nga internimi isha në moshën 13 vjeç, statusin e të përndjekurit nuk ma heq dot njeri për shkak të historikut të familjes dhe të afërmve të mi.

Kur do të arrihet paqja mes të përndjekurve dhe shtetit shqiptar?

Kur të zbatohet rezoluta e Këshillit të Europës, të dënohen krimet e komunizmit dhe të dënohet figura e Enver Hoxhës. Rezoluta flet qartë dhe është mjaft e thjeshtë për të arritur paqen.

A do të ndërmerrni edhe hapa politike?

Sigurisht. Prandaj kemi krijuar edhe një parti që mbron të drejtat e të persekutuarve. Ne do të arrijmë të vendosim fëmijët tanë në politikë. Në zgjedhjet e kaluara morëm 8 mijë vota dhe 8 këshilltarë pa asnjë mbështetje. Këto zgjedhje do të synojmë përfaqësimin në parlament. Vetëm atëherë çështja jonë mund të përfaqësohet denjësisht kur të rinjtë tanë do ngrejnë zërin në Kuvendin e Shqipërisë.

bunk-3

Para godinës tuaj janë vendosur fotografi në drejtim të parlamentit. Çfarë domethënie kanë?

Ato janë një shenjë përkujtimore ndaj intelektualët që u vranë pa gjyq. Lufta nacional-çlirimtare ishte një luftë civile dhe jo ashtu siç vazhdohet të prezantohet sot. Luftën ndaj pushtuesit e bëri populli dhe jo komunizmi. Komunistët ishin aq antinjerëzorë sa pushaktonin njerëz në pragun e shtëpisë vetëm se ishin kundër tyre. I kemi vendosur këto fotografi në krahun e parlamentit për t’u treguar deputetëve të mos harrojnë e të kthejnë kokën mbrapa se çfarë është bërë nga komunistët.

Kryeministri Rama ka deklaruar se vazhdon dëmshpëblimi duke premtuar më shumë për ish të-përndjekurit…

Ndoqa me interes fjalimin e kryeministrit ku përlot për ish-të përndjekurit dhe dua të them se dëmshpërblimi është një proces ligjor, por mashtrimet vazhdojnë pasi ky dëmshpërblim nuk është bërë në total pasi i është dhënë vetëm disa individëve të caktuar. /tesheshi.com/

Related Posts

Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?
Gjeopolitikë

Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?

05/07/2025
Ashura: një agjerim musliman për hebrenj të dikurshëm si palestinezët sot
Kryesore

Ashura: një agjerim musliman për hebrenj të dikurshëm si palestinezët sot

05/07/2025
Spastrimi i Bashkisë së Vlorës: pse është entuziazmuar kjo figurë e PS-së?
Politikë

Spastrimi i Bashkisë së Vlorës: pse është entuziazmuar kjo figurë e PS-së?

05/07/2025
Next Post
Reagimi turk ndaj deklaratave të ministrit grek të Mbrojtjes: i mungon kapaciteti për vlerësim

Reagimi turk ndaj deklaratave të ministrit grek të Mbrojtjes: i mungon kapaciteti për vlerësim

Walcott i Arsenalit thyen Rekordin Guinnes: kontrollon topin e lëshuar nga 34 metra largësi (video)

Walcott i Arsenalit thyen Rekordin Guinnes: kontrollon topin e lëshuar nga 34 metra largësi (video)

Forcat siriane të Esadit marrin dhe një pjesë tjetër të Halepit

Forcat siriane të Esadit marrin dhe një pjesë tjetër të Halepit

TË FUNDIT

  • Të fundit
Pse Xi dhe Putin do të mungojnë në samitin e BRICS?

Pse Xi dhe Putin do të mungojnë në samitin e BRICS?

06/07/2025
Netanyahu: Kërkesat e Hamasit, të papranueshme!

Netanyahu: Kërkesat e Hamasit, të papranueshme!

06/07/2025
Khamenei del nga “strofulla”

Khamenei del nga “strofulla”

05/07/2025
Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

05/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni