Veterinerë në Boston nxorrën një sasi biberonësh nga stomaku i një bulldogu, i cili po vuante nga të vjellat. Ata e konstatuan me reze X se ç’ishte gëlltitur qeni, pasi pronarja e solli atë për të zbuluar shkakun e vuajtjes së kafshës.
Veterinerët, me ndihmën e radiografisë, gjetën se qeni kishte gëlltitur 19 biberonë.
“Jam e tronditur dhe nuk mund ta imagjinoj dot një qen duke gëlltitur biberonët e një fëmije. Unë kam dy fëmijë të vegjël në shtëpi dhe nuk e kuptoj se ai ka ngrënë biberonët e tyre”, tha pronarja e qenit dhe nëna e dy të vegjëlve, sipas mediave amerikane.
Pas operacionit, qeni u shërua dhe u kthye në jetën normale. /tesheshi.com/