Metafora e Migjenit për “bukurinë që vret”, është vërtetuar në realitet edhe në rastin e një dëbore të madhe të rënë së fundi në Alpet mes Austrisë dhe Gjermanisë, ku me qindra njerëz, përfshirë dhe turistë, janë bllokuar nga sasitë e mëdha ku lartësia ka shkuar deri në dy metra.
Bild shkruan se së paku nëntë vetë kanë vdekur në dy vendet deri për tani.
Paralajmërimi i orteqeve është ngritur në nivelin e katërt, që do të thotë një rrezik të madh. Edhe dridhjet më rë vogla apo flokë bore të freskët, mund të shkaktojnë një katastrofë. Në një pjesë të Bavarisë, është shpallur fatkeqësi natyrore. /tesheshi.com/