Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

    Orët e vështirë që e presin këtë grua…

    Orët e vështirë që e presin këtë grua…

    Armëpushimi i brishtë Indi-Pakistan, Trump ofron ndihmë

    Armëpushimi i brishtë Indi-Pakistan, Trump ofron ndihmë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Bukuria: modeli i njeriut “jo copë mishi” pa dy sy

by te Sheshi
06/03/2016
in Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 5 mins read
A A
Bukuria: modeli i njeriut “jo copë mishi” pa dy sy

Nga Bardha Nergjoni

“Copë mishi me dy sy” – është një ndër etiketimet, më shumë se shpotitëse, gati-gati ofenduese, e cila gjendet një fjalorin popullor e përdoret në rastet kur kërkon t’i vesh dikujt çmimin e injorancës; që pra, edhe pse ka sytë e sheh me to, nuk mund t’i sheh mendja, shpirti, inteligjenca. Ndërsa Bukurie Maloku është e kundërta e kësaj: ajo nuk i ka sytë, e në raport me këtë fatalitet, ka një personalitet mahnitës.

Kështu pra, ajo nuk ka mundur të shohë dritën e diellit pasi ka lindur e verbër por për të bota është plot ngjyra. Është njeriu më optimist që mund të njohësh dhe nuk është dorëzuar asnjëherë përballë mungesës së shikimit. Bukurie Maloku është shembull i dashurisë për jeten dhe për të tjerët.

12322957_939415042781063_3275915088711878839_o

Shkruan poezi dhe është gjithmonë me shpirt të ndriçuar përballë realitetit jo shumë optimist. Vëllimin e parë e ka titulluar “Kërkoj dritaren e dritës” dhe  vazhdon të shkruaj duke shkuar drejt vëllimit të tretë. Por ndërkohë Bukuria ka plotësuar profilin e saj në studime. Ka mbaruar fakultetin për Gjuhë-Letërsi, vazhdon studimet për Punë Sociale dhe dëshiron të vazhdojë masterin. Të ardhmen në profesion e shikon tek shërbimet sociale. Edhe pse e verbër, ajo ka gjetur dritaret e saj të komunikimit me botën përreth. Një prej tyre është radioja. Prej më shumë se dy vjetësh Bukuria ka emisionin e saj në radiot lokale me të ftuar dhe informacione të dobishme. Ndjehet shumë mirë me mikrofonin, ka një zë mjaft të përshtatshëm dhe ka fansat e saj. Është një njeri i angazhuar në transmetimin e vlerave të jetës.

Tashmë atë e njeh shumëkush, jo vetëm për emisionin e poezitë por edhe prezantimin e saj në shkolla dhe ambjente të ndryshme me mesazhe të qarta për dashurinë për jetën, optimizmin që e dallon dhe dëshirën për të komunikuar atë çfarë mendon e ndjen. Për jetën e saj, si e shikon ajo botën, dëshirat dhe pasionet, Bukurie Maloku flet në një interviste për tesheshi.com

Bukurie, ju jeni një shembull se si një e verbër nuk e kufizon jetën për shkak të paaftësisë por arrin të bëjë gjithçka. Ku e gjeni forcën?

Njerëzit duhet t’i përkushtohen vetes e të gjejnë atë çfarë kanë më të rëndësishme, aftësitë e tyre. Unë mendoj se e kam gjetur. Besoj do ketë akoma e do të vazhdoj të kërkoj sepse nuk kënaqem asnjëherë tek vetja. Përpiqem të bëj më të mirën.

12651297_966514076737826_5081667251345662518_n

Kur keni filluar të punoni në radio?

Kam filluar të punoj në radio dy vjet më parë. Kam punuar afërsisht një vit edhe këtu në radion tjetër po aq në radion Albania FM. Në emisionet e mia kryesisht kam trajtuar tema për personat me aftësi të kufizuara, punësimin apo integrimin e tyre. Kam ftuar përfaqësues të shoqatave të ndryshme për tema që shqetësojnë më shumë shoqërinë. Kam ftuar edhe personazhe të ndryshme: gazetarë, shkrimtarë, nga jeta e spektaklit, etj. emisioni im ka si qëllim të përcjellë mesazhe të qarta pro jetës, informacione të dobishme nga shëndetësia, psikologjia apo kuriozitete. Qëllimi im është të komunikoj gjëra pozitive, që të jem sa më e dobishme jo vetëm për veten por për të tjerët.

Kur keni filluar të shkruani poezi?

Kam filluar të shkruaj qysh nga viti 2000. Libri i parë mban titullin “Kërkoj dritaren e dritës” dhe i dyti “Ngjyrat e botës time”. Edhe nëpërmjet poezive kam dashur të transmetoj mesazhe sa më të bukura që njerëzit të jenë sa më larg trishtimit dhe të përcjellin optimizëm tek të tjerët dhe të jetojnë atë që i ka dhënë Zoti.

Si është një ditë e zakonshme e juaja?

Fillon me gjërat e përditshme si të gjithë.  Një pjesë ia kushtoj të studjuarit pasi jam në vitin e fundit të degës Punës sociale. Lundroj në internet. Shkruaj informacione për të gjetur më të mirën aty, të cilat i përcjell nëpërmjet emisionit në radio. Përzgjedh atë të mirë që dua për veten  pasi dua që ta njohin edhe të tjerët.

Keni ndjekës të emisionit në radio?

Ka njerëz që më ndjekin dhe që e presin emisionin tim. Kanë mbetur të kënaqur. E shpresoj të vazhdojnë të më ndjekin.

Projektet e afërta?

Vazhdoj të shkruaj poezi. Shpresoj që në të ardhmen të botoj edhe librin tjetër. Po kështu kam synim të vazhdoj masterin në të ardhmen e afërt. Dua të kem një punë e t’i përkushtohem asaj. Kam aplikuar edhe për punë, në fakt.

Të kanë shqetësuar ndonjëherë paragjykimet për faktin se je e verbër?

Jo, nuk më kanë shqetësuar. Kam qenë dhe jam shumë aktive. Më kanë ftuar në shumë shkolla. Kam sjellë poezitë e mia, eksperiencën time.  Më kanë ndihmuar shumë shoqëria, pedagogët që të bëhem kjo që jam. Jam përshtatur e nuk e kam hasur paragjykime. Njeriu duhet t’i bëjë vetë vendin vetes; të dijë të sillet e të komunikojë. Sigurisht që dhe të tjerët do të përkrahin kur e kuptojnë çfarë vlerash ke. Këtë gjë mundohem të bëj dhe të ndihmoj sa më tepër ata që kanë nevojë për mua.

Sa të ndihmon bota e internetit në aktivitetin tënd?

Më ndihmon shumë pasi nëpërmjet internetit shkruaj, mbledh informacion, lexoj. Po kështu lexoj libra nëpërmjet kompjuterit. Janë libra që i ka regjistruar shoqata jonë e të verbërve. Kam lexuar shumë libra të autorëve klasikë si Çehov, Nikola Sparks, Remark, etj. Kam lexuar shumë e do të vazhdoj ende.

Sa të vështirë e ke t’i ndjekësh të gjitha pasionet e tua?

Sigurisht që është e vështirë. Gjithmonë duhet dikush që të më shoqërojë. Jo gjithmonë kanë mundësi familjarët e mi. Qyteti nuk ofron infrastrukturë që një i verbër të lëvizë vetëm. Falenderoj familjen time që ka sakrifikuar shumë që unë të ndjek pasionet e mia e të vazhdoj studimet për një profesion.

Çfarë mesazhi do të përcillje për persona të tjerë me aftësi ndryshe?

Së pari ata duhet të kenë mbështetje. Duhet t’i mbështesë familja e tyre dhe sigurisht duhet të kenë përkrahjen e shoqërisë. Por edhe vetë duhet të bëjnë përpjekje për të gjetur rrugën e duhur. Vështirësi ka shumë edhe për mua, por unë gjej gjithmonë një rrugëzgjidhje. Këmbëngul shumë derisa ta arrij qëllimin. Pra të mos dorëzohen para vështirësive.

Do të vazhdoni të jeni kaq aktive dhe optimiste?

Besoj se po. Më pëlqen shumë ajo që bëj. Mundohem të bëj sa më shumë gjëra që të mundem dhe nuk dorëzohem lehtë. Nuk do të braktis pasionet e mia e do të luftoj gjithmonë për pozicionin tim në shoqëri. /tesheshi.com/

Related Posts

Ç’flamuri i ktheu shpinën Papa i ri?
Sociale & Shoqëri

Ç’flamuri i ktheu shpinën Papa i ri?

13/05/2025
Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura
Kryesore

Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

13/05/2025
Si u shndërrua Turqia nga një kliente në një shitëse armësh për BE-në
Analizë

Si u shndërrua Turqia nga një kliente në një shitëse armësh për BE-në

13/05/2025
Next Post
Kryeministri Fico i Sllovakisë siguron një fitore të çalë në zgjedhje

Kryeministri Fico i Sllovakisë siguron një fitore të çalë në zgjedhje

Premtime kurajoze të kryeministrit Isa Mustafa: do zbardhim vrasjet politike dhe…

Premtime kurajoze të kryeministrit Isa Mustafa: do zbardhim vrasjet politike dhe…

Nga Msc. Av. Rovena TUJANI-KLINAKU: Mbulesa islame përtej paragjykimeve

Nga Msc. Av. Rovena TUJANI-KLINAKU: Mbulesa islame përtej paragjykimeve

TË FUNDIT

  • Të fundit
Trump, “biznes” 142 miliardë dollarë me sauditët

Trump, “biznes” 142 miliardë dollarë me sauditët

13/05/2025
Berisha “harron” votën e diasporës

Berisha “harron” votën e diasporës

13/05/2025
Ç’flamuri i ktheu shpinën Papa i ri?

Ç’flamuri i ktheu shpinën Papa i ri?

13/05/2025
Nisja e një “vizite historike” në tre arabe: cila është risia?

Nisja e një “vizite historike” në tre arabe: cila është risia?

13/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni