Zëdhënësi i qeverisë hungareze i ka konfirmuar Associated Press vendimin për të tërhequr kërkesën e Budapestit për të organizuar Lojërat Olimpike të vitit 2024.
Vendimi i marrë bashkërisht nga kryeministri hungarez, nga kryetari i bashkësisë së kryeqytetit, si dhe nga Komiteti Olimpik Hungarez, do duhet ta marrë miratimin zyrtar përmes një votimi në asamblenë e qytetit të Budapestit, ku partia e Viktor Orban-it ka shumicën.
Vendimi u arsyetua nga zyrtarët e partisë në qeverisje me shmangien e humbjes së prestigjit të Hungarisë.
Faji u vihet partive opozitare në vend, që me kundërvënien ndaj kërkesës i kanë ulur mundësitë e Budapestit për të fituar në garën për përcaktimin e organizatorit të këtyre lojërave.
Vendimi i tërheqjes lë në garë vetëm Parisin dhe Los Anxhelosin. Qyteti pritës i Lojërave Olimpike 2024 do të zgjidhet në shtator nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar. /tesheshi.com/