Bashkimi Evropian e ka vendosur flamurin e Kosovës në një grafikë ku e paraqet më së miri raportin e publikuar të martën për zgjerimin e Ballkanit Perëndimor. Ngjashëm ka vepruar edhe më flamujt e shteteve tjera, sikurse edhe të Serbisë.
Por Brukseli, pavarësisht se e ka vendosur flamurin e shtetit kosovar, nuk e njeh kufirin Kosovë – Serbi, shkruan “Express”.
Nuk ka ende ndonjë qëndrim të BE-së që pajtohet me pavarësinë e Kosovës. E kosovarëve shpesh u thuhet se “BE-ja nuk njeh shtete, sepse kjo është në kompetencat e vendeve anëtare”.
Përveç kësaj, raporti për strategjinë e Zgjerimin me vendet e Ballkanit Perëndimor, dështoi të ofrojë qartësi për anëtarësimin e Kosovës në BE.
Në këtë strategji, Kosova ka një mundësi për progres të qëndrueshëm përmes zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit dhe për të avancuar në rrugën e saj evropiane, kur rrethanat objektive lejojnë. /tesheshi.com/