Britania e Madhe mund të legalizojë kanabisin. Sipas statistikave më të fundit, lënda narkotike më e konsumuar nga banorët është pikërisht kanabisi. Madje, ajo përfshinë 6.7 % të të ardhurave të vendit.
Në këto kushte, disa përfaqësues të politikës në Mbretërinë e Bashkuar kanë shprehur vullnetin se vendi i tyre duhet të ndjekë të njëjtat hapa si Koloradon dhe Uashingtonin, disa nga shtetet e SHBA-ve.
Ekspertët kanë treguar se me legalizimin e kësaj bime, taksat e shitjes së tij dhe zvogëlimi i shpenzimeve për drejtësinë penale do të rrisnin të ardhurat, me mbi një miliard funte në vit. Fakte këto, që janë përkrahur edhe nga përfaqësuesit e partive më të pushtetshme në parlamentin vendas.
Disa nga shtetet që kanë ligjëruar bimën narkotike, janë edhe Holanda, ndërsa Gjermania planifikon ta shqyrtojë në vendimet e ardhshme, me qëllim që ta përdorë atë në fushën e mjekësisë.
Ndërkohë në Shqipëri, u hodhën propozime të kësaj natyre nga ish-deputeti socialist, Koço Kokëdhima, si dhe kreu i Dhomës së tregëtisë, Nikolin Jaka. /tesheshi.com