Një burrë britanik që ishte bashkuar me një grup terrorist në Siri për të luftuar ISIS-in është shpallur fajtor për vepra terrorizmi, vendosi një gjykatë britanike të enjten. Vitet e burgimit ende nuk dihen, transmeton Daily Sabah.
Aidan James, 28 vjeç, i cili nuk kishte trajnime të mëparshme ushtarake, iu bashkua PKK-së për trajnime në Irak në 2017, u tha në fjalën e gjykatës.
PKK është një organizatë terroriste sipas ligjit të Mbretërisë së Bashkuar.
Ai vazhdoi të luftojë me YPG-në, degën siriane të PKK, në Siri kundër një grupi tjetër terrorist, ISIS. Çështja kundër tij nuk ishte marrja e armëve kundër ISIS-it, por mbështetja e tij për kauzën ideologjike dhe politike të PKK-së përmes dhunës.
James fillimisht u kap nga programi britanik për parandalimin e terrorizmit, por më pas u lirua në fillim të vitit 2017 para se të udhëtonte në Lindjen e Mesme për të realizuar qëllimet e tij për t’u bashkuar me luftën ushtarake kundër ISIS. Ai më parë ishte vërejtur se kishte marrë trajnime “amatore” në Britani, përpara se të bashkohej me PKK.
Prokuroria sjell në përfundim një rast tjetër të një shtetasi britanik që udhëton për të marrë pjesë në konflikt në Siri, dhe thekson më tej vështirësinë dhe natyrën jo konsistente të përgjigjes së qeverisë amerikane për t’u marrë me individë të tillë. /tesheshi.com/