Futbollisti brazilian ka thyer të gjitha barrierat e historisë. Për herë të parë, çmimi “Pushkas” për golin më të mirë të vitit, shkon ishte për një lojtar të panjohur. Madje, Lira nuk është i njohur as në vendin e tij, mirëpo ka marrë hiç më pak se 1,6 milionë vota, gjysmë më shumë se futbollisti më i mirë në botë, Lionel Messi.
Lira realizoi një gol të bukur në njërën nga ligat regjionale në Brazil, gjatë duelit ndërmjet, Atletico Goianiense – Goianesa, më 11 mars të vitit të shkuar. Në stadium ishin vetëm 279 shikues, mirëpo, goli i transmetuar nga një televizion lokal u shikua aq shumë sa dhe FIFA vendosi ta kandidojë për golin e vitit.
Futbollisti Ëandell Lira merr një pagë simbolike, prej 50 eurove për ndeshje, ndërkohë që nuk e fsheh dëshirën për të ardhur në Europë.
“Kam pranuar shumë oferta pas atij goli të realizuar. Për momentin jam i fokusuar tek skuadra ime e re Vila Nova, që bënë gara në ligën e dytë të futbollit brazilian, mirëpo do të më pëlqente të vija në Europës”, theksoi Lira.
Në garën për golin e vitit, Wandell Lira mposhti argjentinasin Lionel Messi.
Shikoni golin e vitit:
https://www.youtube.com/watch?v=NG-d-aHadKo
/tesheshi.com/