Erion Braçe, tashmë në rolin e zzëvëndësit të Ramës, pra si zv/kryeministër, e i ngarkuar me çështjen e studentëve, u ka lëshuar një thirrje drejtuesve të universiteteve që të njoftojnë studentët se mësimi ka filluar.
Apeli i tij lë të kuptuar se duhet të jenë këta të fundit përgjegjësit për kthimin në normalitet, pasi sipas tij, 8 kërkesat janë vënë në rrugën e zgjidhjes.
“Boll me dhune e rrena! 8 kerkesa jane plotesuar e po plotesohen sipas afateve te vendosura! Prinderit duan te dergojne femijet ne shkolla te shqetesuar per vitin qe po humbin dhe shpenzimet e kryera!
I kane femijet ne shtepi sepse i dine shkollat mbyllur e pa mesim! Universitetet te njoftojne publikisht qe ka nisur mesimi! Nuk ka degjuar asnje rektor ta bej kete! Prinderit nuk kane degjuar asnje rektor ta thote kete! Bëni detyrën. Hapni shkollat”, shprehet Braçe, deklarata e parë e tij si nr.2 i qeverisë, ndonëse ende pa mandat.
Më herët, edhe kryeministri Rama aludoi se stafi pedagogjik i universiteteve qëllimisht nuk po informon studentët për vendimet e reja mbi tarifat e përgjysmuara, duke iu lënë vend spekullimeve. /tesheshi.com/