Barcelona e ka bërë goditjen e parë të madhe në afatin kalimtar të verës: është arritur marrëveshja për blerjen e Arda Turan.
Superylli turk i Atletico Madrid është blerja e dytë pas Aleix Vidal. Barça është pajtuar me Atletico Madridin dhe futbollistin për transferimin e tij për 35 milion euro.
Zyrtarizimi është bërë edhe në mediat turke. Arda Turan ka qenë fans i Barcelonës ndër vite dhe ky fakt ka qenë vendimtar në të ardhmen e tij. /tesheshi.com/