Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

    Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Bojkoti i ministrave serbë: marrin pagat dhe voziten me vetura zyrtare edhe në Beograd!

by te Sheshi
20/04/2015
in Kryesore
Reading Time: 7 mins read
A A
Bojkoti i ministrave serbë:  marrin pagat dhe voziten me vetura zyrtare edhe në Beograd!

Nga Bashkim Kastrati

Që nga shkarkimi i ministrit për Kthim dhe Komunitete Alaksander Jabllanoviç nga Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, serbët që kanë qenë duke udhëhequr me dy ministri dhe një zëvendëskryeministër, kanë bojkotuar institucionet. Por edhe pse këta zyrtarë të lartë qeveritarë që nga data 3 shkurt të këtij viti nuk dalin fare në punë, ata vazhdojnë që të marrin pagat me rregull dhe të përdorin veturat zyrtare, bëjnë shpenzime të tjera si dhe eventualisht i shfrytëzojnë edhe bonuset e tjera për dreka dhe darka. Këta zyrtarë, vazhdojnë të mos dalin në punë, deklarojnë se nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, por paguhen nga paratë e qytetarëve të Kosovës.

Është raportuar se veturat zyrtare të Kosovës po shëtisin lirshëm në kryeqytetin e Serbisë në Beograd. Vetura e markës “Mercedes (3Z-011-14)” dhe “Volvo (3Z-014-14) Hundai” shihen në Serbi. Ato voziten nga pjesëtarë të “Listës Serbe”. Derisa kjo e fundit po e bojkoton qeverinë e Kosovës, ajo nuk po e kursen shterjen e pasurisë së saj. Në këtë mënyrë shpenzimet e tyre për derivatet e veturave zyrtare kanë kushtuar hiç më pak se 1700 euro.

Këta zyrtarë që vijnë nga “Lista Serbe”, nuk e kanë ndërmend që të kthehen në institucionet e Kosovës, përkatësisht të kryejnë detyrat për të cilat janë emëruar dhe që paguhen. Ata po e shfrytëzojnë këtë situatë për të vendosur kushte të ndryshme ndaj Qeverisë së Kosovës për themelimin sa më të shpejt të Asocacionit të Komunave Serbe. Ata për çdo qëndrim të tyre së pari marrin leje nga qeveria serbe, ku patën mbajtur edhe konferenca në objekt qeveritar të vendit fqinjë duke folur për Kosovën.

As shefi i tyre, Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, nuk e din se kur i kthehen vartësit e tij. Ai ka deklaruar se” Lista Serbe” nuk po vë asnjë kusht për kthimin në Qeveri dhe në Kuvend. “Nuk kemi kurrfarë kushti nga “Lista Serbe” që të kthehet në Kuvend”, ka thënë shkurt Mustafa.

Kryeministri Mustafa, iu ka bërë apel përfaqësuesve të “Listës Serbe” që të kthehen në institucionet e Kosovës, ndërsa iu rekomandoi atyre që çështjen e kthimit ta diskutojnë me Qeverinë e Kosovës dhe jo me atë të Serbisë.

Derisa kryeministri Isa Mustafa nuk e di gjë për partnerin e saj të koalicionit nga minoriteti serb, se kur ata eventualisht mund të kthehen për të përmbushur përgjegjësitë që i kanë ndaj qytetarëve të Kosovës, Lista e Jabllanoviqit vazhdon të presë nga Beogradi sinjalin për të marrë vendimin përfundimtar nëse do të kthehet ose jo në institucione.

Gjithashtu edhe deputetët tjerë të “Listës Serbe”, kanë bojkotuar Kuvendin e Kosovës, duke mos marrë pjesë në asnjë seancë e as duke mos marrë pjesë në komisione të kuvendit.

Asnjë ligj nuk ua përcakton afatin e kthimit zyrtarëve serbë

Profesori universitar Riza Smaka, analist dhe njohësi i çështjeve kushtetuese, ka thënë për tesheshi.com se bojkotimin e institucioneve dhe i kuvendit që aktualisht e praktikon “Lista Serbe” është një nga obstruksionet e radhës që  mund të predikohen  madje mbështetur në zgjidhjet kushtetuese aktuale. Sipas tij, komunitetit serb në Kosovë edhe me Kushtetutë e rrjedhimisht me akte ligjore përkatëse i janë  garantuar autorizime më të mëdha se cilitdo minoritet në cilindo shtet anëtar të UE-së dhe së andejmi  edhe mundësitë kushtetuese për të krijuar  situata  problemore në  dhe gjatë funksionimit të Kuvendit të Kosovës!

“Kryeministri Isa Mustafa në situatë të këtillë kur “Lista Serbe” ka obstrukton me pledime kushtëzuese të pabazuara në Kushtetutë do të duhej të vepronte qetësisht e rrjedhshëm pikërisht konform me Kushtetutën dhe të  arrijë atë që mund të arrijë  konform me parimin e konstitucionalizmit dhe të legalitetit, por pa bërë asnjëfarë koncesioni të pabazuar në ligjin e aplikuar! Ndryshe si premijer do të  cenonte Rendin Juridik të vendit për shkak se pashmangshëm do të hapej procedure për përcaktimin e përgjegjësisë politike e juridike të tij”, thotë Smaka!

Profesori Smaka thotë se juridikisht nuk ka ndonjë afat të caktuar kohor deri kur dy ministrat dhe zëvendëskryeministri serb mund të mos dalin në punë. Kjo nënkupton se këta zyrtarë serbë mund të mos kthehen gjatë tërë mandatit qeveritar, ndërsa kryeministri Mustafa si shef i tyre e ka mundësinë që të vendos për ta, pasi që ai mund t’i shkarkojë dhe t’i emëroj disa serbë tjerë në vend të tyre.

“Referuar afatit  të lejuar për një ministër për të mos e ushtruar funksionin e besuar në aspektin ligjor nuk ka afat të precizuar nga shkaku se për Qeverinë e Kosovës gjithnjë nuk ka Ligj (siç)! Ndryshe Qeveria e Kosovës   organizohet e funksionon jo sipas Ligjit për Qeverinë, por në baze të një aktit nënligjor!  Seandejmi në një shkrim analitik timin ketë dhe Qeveritë e mëparshme deri më sot në vendin tonë i kam quajtur  “qeveri nënligjore ” nga se funksionojnë në vend konform me legjislacionin primar – Ligjin për Qeverinë , sipas legjislacionit sekondar – aktit nënligjor që vetë e miraton e kur i teket e ndryshon Qeveria!”, u shpreh Smaka.

Ndërsa analisti Imer Mushkolaj, ka thënë për tesheshi.com se “Lista Serbe” nëpërmjet bojkotit po synon të shantazhojë institucionet e Kosovës dhe, njëkohësisht, të përfitojë politikisht. Ai thotë se institucionet e Kosovës nuk duhet të pranojnë asnjë shantazh ose kushtëzim të këtij subjekti politik.

“Kryeministri Mustafa nuk duhet t’i nënshtrohet presionit të ‘Listës Serbe’. Ai vetëm duhet ta respektojë Kushtetutën dhe ligjet e shtetit që udhëheq. Veprimet në raport me ‘Listën Serbe’ duhet të ndërmerren sipas ligjit. Natyrisht, askush nuk duhet të presë pa kufi kthimin e këtij subjekti politik në institucione. Më e pakta që mund të bëhet është që ata të mos vazhdojnë të paguhen majmë për punën që nuk e bëjnë nga buxheti i varfër i Kosovës”, ka thënë Mushkolaj.

Politikanët serbë të Kosovës kundër bojkotit nga “Lista Serbe”

Zyrtarë serbë, të cilët punojnë në institucionet e Kosovës, po u bëjnë thirrje përfaqësuesve të “Listës Serbe” të ndërpresin bojkotin dhe të kthehen në institucionet kosovare.

Darko Dimitrijeviç, kryesues i Këshillit konsultativ për Komunitete, pranë Zyrës së Presidentes Atifete Jahjaga, vlerëson se “Lista Serbe” nuk duhet të paraqesë kushte, por të kthehen në institucione dhe të mbrojnë interesat e serbëve të Kosovës.

“Ngrirja e punës në Qeveri e Kuvend nga serbët është ide e keqe. Ka procese, që nuk mund të presin dhe nuk po realizohen, për shkak të ikjes së tyre. ‘Lista Serbe’ duhet t’i kthehet sa më shpejt punës nëpër institucione dhe të kryejë detyrat e dhëna nga populli serb në zgjedhje. Edhe për votimin e Gjykatës Speciale duhet të kthehen medoemos”, tha Darko Dimitrijeviç, kryesues i Këshillit konsultativ për Komunitete.

Gjithashtu edhe Kryetari i Partisë Demokratike Progresive, Nenad Rashiç, i cili në mandatin e kaluar ka qenë Ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale  dhe që e ka pranuar pavarësinë e Kosovës, ka deklaruar se serbët nuk kanë fituar asgjë por kanë humbur, për shkak të bojkotimit dymujor të Kuvendit dhe të Qeverisë së Kosovës.

“Me bojkotin e ‘Listës Serbe’ nuk kemi fituar asgjë dhe me siguri e kemi humbur gjithë vitin 2015, pasi në fund të shkurtit e në fillim të marsit fillohet me alokimin e mjeteve për financimin e projekteve dhe tashmë kemi humbur kontrollimin e këtyre mjeteve meqë nuk mund t’i destinojmë ashtu siç ishte parashikuar me projekte”, ka thënë për gazetën “Blic” të Beogradit Nenad Rashic.

Rashiç, i cili vazhdimisht është kritikuar nga Beogradi se po e njeh realitetin e ri në Kosovë, ka shtuar se deputetët e “Listës Serbe”  “do të humbasin çdo kredibilitet nëse nuk votojnë për amendamentet që kanë të bëjnë me formimin Gjykatës Speciale, duke përkujtuar se pa votën serbe kjo çështje nuk mund të kalojë në Kuvendin e Kosovës.

Qytetarët: Ose të kthehen ose të shkarkohen

Ndërsa qytetarët duke se janë mërzitur me qasjen e serbëve dhe bojkotimin që ata po i bëjnë institucioneve të Kosovës. Ata kërkojnë nga qeveria që të ndërmarrë masa dhe që masat të jenë të njëjta si për serbët ashtu edhe për shqiptarët.

“Me pas qenë këta të ndonjë partie shqiptare moti i kish shkarkuar Isa Mustafa, por serbët i durojnë. Ata kanë vegël direkte e Qeverisë së Serbisë dhe pa lejen e tyre nuk bëjnë asgjë. Ata nuk janë në ministri për interesa të qytetarëve të Kosovës, përfshi edhe ata serbë, por vetëm për interesa të Serbisë. Nuk ka kuptim që një ministër nuk shkon fare në punë dhe e merr rrogën e madhe dhe vozitet me veturë zyrtare, pra nuk i shërben fare qytetarëve, por vetëm shpenzon paratë e tyre”, thotë Blerim Morina.

Ndërsa Xhevdet Krasniqi thotë se “Listës Serbe”, duhet që t’i jepet një afat kohor që ose të kthehen ose të shkarkohen përfundimisht. Ai thotë se këtyre zyrtarëve serbë, duhet që t’i ndalet rroga menjëherë dhe të gjitha definicionet që i kanë nga qeveria.

“Duhet me ua dhënë një afat p.sh dy javë dhe me iu thënë konsultohuni, nëse doni me u kthy, nëse jo, me i shkarkua, ministra gjen sa të duash. Nuk është e drejtë që një ministër me marrë taksat tona dhe me u vozit me veturë luksoze në kurriz tonin edhe të mos punojë fare. Bile këtyre duhet me ua vendos kusht që me qenë ministër duhet me njofto pavarësinë e Kosovës. Askund në botë nuk ka që një politikan me qenë ministër në një qeveri e mas me e njoftë atë qeveri. Por fajet këtu i kanë këta udhëheqësit tanë, sepse po i marrin me të mirë, po iu japin privilegje dhe tash po i shohim rezultatet”, u shpreh Krasniqi. /tesheshi.com/

Related Posts

Mbi shqiptarin dhe shoqërinë shqiptare: ç’trajtonte Edi Rama dje, në qasjen e një hoxhe sot
Analizë

Mbi shqiptarin dhe shoqërinë shqiptare: ç’trajtonte Edi Rama dje, në qasjen e një hoxhe sot

10/05/2025
Vatikani si “mal me para”
Kryesore

Vatikani si “mal me para”

10/05/2025
Historiani britanik: Pse jemi ende në Luftën e Dytë Botërore…
Analizë

Historiani britanik: Pse jemi ende në Luftën e Dytë Botërore…

10/05/2025
Next Post
Ronaldo realizon 91% të penaltive

Ronaldo realizon 91% të penaltive

Myslimanë e të krishterë në Shkodër, bashkë në kërkim të pronave

Myslimanë e të krishterë në Shkodër, bashkë në kërkim të pronave

Nga Artan MULLAJ: Pastrim i vështirë

Nga Artan MULLAJ: Pastrim i vështirë

TË FUNDIT

  • Të fundit
Mbi shqiptarin dhe shoqërinë shqiptare: ç’trajtonte Edi Rama dje, në qasjen e një hoxhe sot

Mbi shqiptarin dhe shoqërinë shqiptare: ç’trajtonte Edi Rama dje, në qasjen e një hoxhe sot

10/05/2025
Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

10/05/2025
Fjalimi i parë i Papa Leo XIV në Vatikan

Fjalimi i parë i Papa Leo XIV në Vatikan

10/05/2025
Trump “shuan një zjarr” të saposhpërthyer

Trump “shuan një zjarr” të saposhpërthyer

10/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni