Shqiptarët po përjetojnë sot një frustrim, të cilin e kanë përjetuar edhe kroatët por edhe boshnjakët pak vite më parë.
SHBA dhe BE i ka kërkuar Kosovës të ngrejë një Gjykatë Speciale për të dënuar luftëtarët që 19 vite më parë nisën një rezistencë të armatosur kundër pushtimit serb.
Më shumë se 16 mijë vetë, kryesisht ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë firmosur një peticion ku kundërshtojnë që drejtuesit e kësaj rezistence të trajtohen si vrasës, kriminelë apo monstra që duan të largonin serbët nga tokat e tyre.
Për të pasur më të qartë historinë e asaj që ka ndodhur, sot merr kuptim të veçantë përkujtimi i një më masakrave më të rënda të forcave serbe, siç është ajo e Raçakut.
Në këtë fshat të zonës së Shtimjes, u vranë me gjak të ftohtë nga trupat paramilitare serbe, 40 shtetas kosovarë kryesisht gra, të moshuar dhe fëmijë.
Urdhëri për këtë operacion që ndodhi më 16 janar 1999, u dha direkt nga Sllobodan Millosheviçi, pasi qëllimi ishte të frikësonte zonën e Shtimjes, e cila ishte furnizuesja në ushqime dhe logjistikë për UÇK-në.
Edhe pse në Kosovë kishte nisur misionin e tij ekipi vëzhgues i OSBE-së, i drejtuar nga diplomati amerikan Willian VValker, Beogradi nuk i ndali operacionet ushtarake që nuk ishin operative mbi kundërshtarët realë ushtarake siç ishte UÇK-ja, por mbi civilët që e ndihmonin atë.
Masakra e Raçakut, ishte realisht ngjarja që bindi SHBA-në dhe BE-në të largonin përfundimisht sundimin serb nga Kosova.
Plot 19 vjet më parë Kosova ishte edhe në terr informativ dhe mungonin raportimet reale nga burime direkte.
CNN dhe BBC transmentonin nga bashkëpunëtorët e tyre që më së shumti ishin në Prishtinë apo Beograd.
Një nga të paktët reporter në terren ishte Behlul Jashari, gazetari veteran që raportonte për ATSH-në dhe që ishte i pari që raportoi tragjedinë që kishte ndodhur.
Si pasojë e kësaj, Ministria e Jashtme e Shqipërisë reagoi menjëherë duke iu referuar raportimit të Jasharit.
Më poshtë po sjellim disa nga raportimet e 19 viteve më parë të tij siç ato janë sjellë në redaksinë e ATSH-së.
Raportime:
80 shqiptarë vriten në masakrën e Shtimjes.
Nga korespondenti i ATSH-së në Kosovë, Behlul Jashari
PRISHTINË, 16 janar 1999/ 60 deri në 80 vetë janë masakruar në fshatin Raçak të Shtimjes, bën të ditur një zyrtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, dega Shtimje.
Shumica e tyre janë gra, të moshuar dhe fëmijë që po përpiqeshin të largoheshin të tmerruar nga sulmi. 24 veta janë vrarë brenda një dhome.
Dhe ishte pikërisht pas kësaj masakre që Ibrahim Rugova, presidenti i ndjerë i Kosovës kërkoi urgjentisht ndërhyrjen e trupave të NATO-s. Ja raportimi i Behlul Jasharit…
Presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova, kërkoi urgjentisht ndërhyrjen e NATO-s, pas masarës së Raçakut.
Ai dënoi masakrën e trupave ushtarake mbi civilët. Presidenti Rugova e deklaroi ditën e hënë si “ditë zije” për Kosovën.
Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka reaguar ashpër pas deklaratës së Rugovës, duke mbështetur kërkesën e Presidentit të Kosovës.
Siç bën të ditur Jashari, MPJ e Shqipërisë kërkoi zyrtarisht ndërhyrjen ndërkombëtare.
Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka ulur numrin e viktimave nga ato që raportoi ai.
Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka dënuar vrasjen e 40 njerëzve të pafajshëm, shumica gra, fëmijë e të moshuar nga forca policore serbe.
Masakra e Raçakut tregon edhe një herë e regjimi i Beogradit e ka majisur dhe thelluar krizën dhe po përdor metoda fashiste për të zhdukur shqiptarët e Kosovës.
Ministria e Jashtme e Shqipërisë i kërkon SHBA-së dhe Bashimit Europian të ndërhyjë menjëhrë të ndalojë masakrat dhe zhdukjen e shqiptarëve”. /tesheshi.com/