Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Khamenei del nga “strofulla”

    Khamenei del nga “strofulla”

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

BITISJA/ Bamir Topi, aty ku s’duhej të qe: ç’është keqardhëse sot te figura e tij

by te Sheshi
31/05/2020
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 3 mins read
A A
BITISJA/ Bamir Topi, aty ku s’duhej të qe: ç’është keqardhëse sot te figura e tij

Ish-presidenti Topi ftohet herëpashere në studio televizive për të komentuar zhvillime politike, më tepër si të ishte një dëshirë e tij apo e ndokujt tjetër, për të thënë se ende ekziston (si zë politik), në raport me një harresë që nuk i shkon për shtat një vokacioni të tij si figurë politike e publik, me disa tipare që janë për t’u vlerësuar. Dhe, nëse do kish kuriozitet për t’u shuar për publikun, kur ai gjendet para këtij të fundit për shpjegime politike, do ishte ai se pse u tret e nuk qullosi më asgjë pas u largua nga Presidenca.

Siç dihet, ai themeloi FRD-në e tij, me disa emra të njohur siç Gazmend Oketa, Aleksandër Biberaj, Afrim Krasniqi, Mirela Bogdani etj., por që kurrë nuk arriti të faktorizohet, e aq më pak të jetë një ofertë bindëse. Do ishte mirë që, ai gazetar a gazetare që do e ketë Topin ndonjë rast përballë, ta pyesë pikërisht për këtë, përpara se ta pyesë për të tjera çështje politike. Duhet të jetë në moralin e një politikani që krahas vënies së notës për të tjerët, të bëjë dhe një vlerësim mbi veten. Në të fundit prononcim të tij televiziv, te “Kjo Javë” në News 24, ai foli vetëm për të tjerë – Bashën, Ramën – , sigurisht, duke i negativizuar, ndërkohë që as foli por dhe as u pyet se pse ai dështoi ta provonte veten se qe më i mirë se ata. E kjo është sa cen i tij moral, po aq dhe cen profesional gazetaresk, që ka një qasje sipërfaqësore dhe klishe, pa diferencime, në mënyrën se si strukturon një intervistë me filan po fistek figurë politike. Një rast i ngjashëm është me Kreshnik Spahiun, që dhe ai, një dështim spektakolar në politikë, zgjidhet nga Open në TCH për analist politik, ndërkohë që vlen vetëm për të shpjeguar se pse dështoi aq turpshëm për një lëvizje në dukje epokale, siç qe ajo Kuqezi.

Por të kthehemi te Topi. Nëse kishte ndonjë figurë në PD e cila do mund të konkuronte Ramën, si një ekuivalencë e afërt e dinjitoze me të, do ishte pikërisht Bamir Topi. Me sharm të dukshëm qytetar, me një prejardhje qyetare imponuese,  i mirëartikuluar politikisht, pa cene karakteriale, pa dritëhije në jetën private apo politike, etik në komunikim, e mbi të gjitha me atribute të një të djathti klasik, ai zotëronte asetet e duhura për të ofruar një personalitet politik bindës.

Mu prej këtyre aseteve, ai i mundësoi vetes komoditetin për t’u rebeluar një ditë ndaj Berishës, gjë që s’mund të ndodhë me njeriun që udhëheq PD-në, Bashën, me mungesë ulëritëse të tyre.

Ndërkohë, si i tillë, ai fort mirë mund të kish përthirthur të zhgënjyerit në PD, posaçërisht të djathtë të mbetur mes të majtëve pa asnjë përfaqësim, të përndjekur e pronarë, apo dhe pjesën gri të shoqërisë, psaçërisht nga shtresa e mesme dhe intelektualë, të zhgënjyer nga dy kahjet.

Madje kjo paralexohej në fundin e presidencës së Topit, kur ai, duke dhënë sinjalet e formimit të një partie politike sapo ta linte kreun e shtetit, po konturohej si njeriu që do dublonte lidershipin e PD-së përballë Ramës, deri në triumfin për të qenë pikërisht ai rivali klasik, e jo Berisha apo Basha, ndaj të cilëve Rama ka avantazhe në shumë drejtime bazë për lidershipin politik, përfshirë dhe atë të një origjine më të fisme shoqërore. Por siç u pa, kjo nuk ndodhi. Topi e themeloi FRD-në e tij, por a për limitet e tij politike të pakonstatuara më parë, a për ndonjë arsye tjetër okulte, partia e tij e ai vetë, nuk arritën të qullosnin asgjë.

E sot, në vend që Bamir Topi të qe një aktor me rol përcaktues në zhvillime politike, një zë e vizion imponues, ndoshta mezi ç’pret ta kontaktojë ndonjë redaksi e gazetar, që t’i shpëtojë harresës. Keqardhëse! /tesheshi.com/

Related Posts

Erdogan, sërish në timon
Politikë

Erdogan, sërish në timon

06/07/2025
Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase
Gjeopolitikë

Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase

06/07/2025
Ku bashkohen e ku ndahen këto dy socialistë?
Politikë

Ku bashkohen e ku ndahen këto dy socialistë?

06/07/2025
Next Post
Kriza pandemike, Basha këmbëngul: Rama dështoi, unë kam një plan

Kriza pandemike, Basha këmbëngul: Rama dështoi, unë kam një plan

SHBA drejt një “97”-te shqiptare, Trump bën gati ushtrinë (video)

SHBA drejt një "97"-te shqiptare, Trump bën gati ushtrinë (video)

Papa Françesku: Gjithçka ndryshe pas pandemisë, po për më mirë ose keq?

Papa Françesku: Gjithçka ndryshe pas pandemisë, po për më mirë ose keq?

TË FUNDIT

  • Të fundit
“Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

“Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

06/07/2025
Shpalosja e një vizion arsimor saudit në Tiranë

Shpalosja e një vizion arsimor saudit në Tiranë

06/07/2025
Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

06/07/2025
Erdogan, sërish në timon

Erdogan, sërish në timon

06/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni