Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • Të Gjitha
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Minierat e “ferrit” për nevojat e botës moderne

    Minierat e “ferrit” për nevojat e botës moderne

    Njeriu i SHBA-së në Prishtinë: Jo Srpska në Kosovë!

    Njeriu i SHBA-së në Prishtinë: Jo Srpska në Kosovë!

    Kur’ani, Finlanda s’do bjerë në marrëzinë e Suedisë

    Kur’ani, Finlanda s’do bjerë në marrëzinë e Suedisë

    Vodhi një makinë policie, ra në shinat e trenit…u shpëtua nga policia

    Vodhi një makinë policie, ra në shinat e trenit…u shpëtua nga policia

    Presidenti kroat: Serbisë ia vodhëm Kosovën!

    Presidenti kroat: Serbisë ia vodhëm Kosovën!

    Sofja, kushte Shkupit pas një rrahjeje në Ohër

    Sofja, kushte Shkupit pas një rrahjeje në Ohër

    Trump nis fushatën: Zoti krijoi dy gjini…!

    Trump nis fushatën: Zoti krijoi dy gjini…!

    Françesku, i shqetësuar për gjakderdhjen në tokën e shenjtë

    Françesku, i shqetësuar për gjakderdhjen në tokën e shenjtë

    E pathëna e krizës në arsimin gjerman: aty ku as emigrantët s’bëjnë derman!

    E pathëna e krizës në arsimin gjerman: aty ku as emigrantët s’bëjnë derman!

  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet

Biseda kokë më kokë e ministres së Arsimit me Berishën fut në sherr dy pena të njohura: sot Andrea Stefani i kundërpërgjigjet Fatos Tarifës

Nga te Sheshi
05/08/2015
në Artikuj të përzgjedhur, Politikë
Reading Time: 4 mins read
A A
Biseda kokë më kokë e ministres së Arsimit me Berishën fut në sherr dy pena të njohura: sot Andrea Stefani i kundërpërgjigjet Fatos Tarifës

Nga Bujar M. Hoxha

Nga fundi i muajit të shkuar parlamenti mori në shqyrtim ligjin për arsimin e lartë, gjatë së cilit u pa Lindita Nikolla, ministrja e Arsimit, të shkonte pranë Berishës dhe të fliste me të. I pamësuar me një normë të tillë qytetare aspak të jashtëzakonshme, publiku i gjerë rendi ta komentonte këtë herë si blasfemi, herë si fitore të Berishës, e nganjëherë si shprehje të “rilindjes” sonë të saponisur. Ministrja shkoi më tej, teksa, duke iu përgjigjur interesit të opinionit, lëshoi ca fraza me tone pozitive për ish-kreun e PD-së, ish-presidentin e ish-kryeministrin.

hqdefault

Menjëherë pas kësaj ngjarjeje “apokaliptike”, Andrea Stefani nuk përton të shkruajë te gazeta Dita një artikull të gjatë, kryekëput si një qortim të rëndë ndaj ministres. Fjalët hyrëse të shkrimit e përshkruajnë tragjizmin me të cilin e ka përjetuar artikullshkruesi bisedën e Nikollës me Berishën, “Pas deklarimit të beftë të Ministres së Arsimit se Sali Berisha ka kontribuar për demokracinë. Çfarë fshihet pas kësaj deklarate? Një mungesë dhimbjeje për të vrarët e ‘Gërdecit’ apo ‘21 janarit’? Harresë për korrupsionin galopant të qeverive të Berishës aq vrasës të demokracisë? Apo një tjetër kompromis ‘historik’?”

Por ende nuk duket që diskutimi të ketë shteruar. Eshtë radha e Fatos Tarifës të ulet e të shkruajë tre ditë më pas një përsiatje të gjatë, të përshkruar nga fillimi në fund nga një telendisje e Andrea Stefanit. Titulli i shkrimit të Tarifës te Mapo nuk lë vend për dyshime: “Zbulimet e mëdha” dhe “burrëria” e një analisti.

Fatos Tarifa_

Tarifa nuk përmbahet, ndërsa e çmonton pa pikë mëshire figurën e Stefanit: “Nga eksperienca kam vënë re se njerëzve me deficite të theksuara arsimore e kulturore u pëlqen të citojnë, vend e pavend, shprehje e aforizma nga autorë që nuk i kanë lexuar e nuk i njohin dhe, për këtë arsye, nuk janë në gjendje t’i vendosin mendimet e tyre në atë kontekst në të cilin ato janë formuluar. Feuerbach, Fromm dhe Arendt janë vite drite larg kontekstit në të cilin përpiqet t’i vendosë këta autorë Andrea Stefani. Ata kanë shprehur ide krejt të tjera nga ato që forcërisht përpiqet të argumentojë ky analist. Nuk thonë kot, sa më pak të dish, aq më i ditur beson se je.” 

Fjalët e hidhura nuk marrin fund këtu. Andrea Stefani vonon, por nuk harron. Në numrin e sotëm të së përditshmes Dita, i përfoluri Stefani e fshikullon kundërshtarin e ri (së paku nga çka perceptojmë prej larg, në mos pastë një hatërmbetje të vjetër nga të dy palët) që në titull, duke luajtur me fjalët: “Filozofi” Fatos në kërkim të një tarife?    

Pas një endjeje të gjatë në kërkim të krenarisë së humbur nëpërmjet hedhjes poshtë të tezave të kundërshtarit me gjithfarë argumentash, nëpërmjet çmitizimit  për të mijtën herë të Berishës, të kthyer në obsesion për të, Andrea Stefani e ruan qershinë e tortës për në fund: i kujton Tarifës të shkuarën si ish-ambasador në SHBA dhe përfoljen për vjedhje fondesh, duke futur në lojë dhe Mero Bazen. E bën këtë duke cituar një artikull të këtij të fundit te Tema në 10 maj të 2005-ës: “Skandali…në të vërtetë çmonton në detaje banalitetin e ambasadorit shqiptar në Uashington. Ai nuk është as intelektual, as diplomat, as komunist, as perëndimor, as lindor, por thjesht një hajdut i neveritshëm, nga ata që raca krenare e hajdutëve të Tiranës nuk e pranon as në bisedë.”  

Bëhet fjalë për një libër të botuar nga Tarifa në Holandë me paratë e taksura për riparimin e godinës së ambasadës shqiptare në Uashington. Kështu pretendon së paku autori.

Stefani nuk ka më mëshirë, dhe i turret ish-ambasadorit, “E vura në thonjëza ‘filozof’ sepse nuk mendoj se mund të jesh edhe filozof edhe hajdut. Aq më keq edhe pedagog! Nuk është sharje. Eshtë e vërteta e faktuar, e hidhur, e një vesi të turpshëm!”      

Dy artikullshkruesit nuk duket se kanë vullnetin për t’i lënë gjërat me kaq. Petët lakrorit pritet t’ia heqë rishtas Tarifa, i cili ka radhën për t’u kundërpërgjigjur. Nikolla e Berisha me siguri do të jenë duke shijuar pushimet, me shpirtin të prehur nga ndjesia se nuk kanë bërë asgjë jashtë caqeve të së mundshmes në politikë, ndërsa Andrea Stefani dhe Fatos Tarifa do të vazhdojnë t’i heqin puplat njëri-tjetrit. I pari duhet ta pranojë, ndoshta me shumë dhimbje, se Berisha doli prapë i fituar!  /tesheshi.com/        

Të ngjashmeLajme

Tjetër tunel “me nam” në rrugët shqiptare, hapja provokon përlotje qeveritare
Politikë

Tjetër tunel “me nam” në rrugët shqiptare, hapja provokon përlotje qeveritare

31/01/2023
Mesazhi që shkaktoi panik në vendin më të varfër në Evropë
Politikë

Mesazhi që shkaktoi panik në vendin më të varfër në Evropë

31/01/2023
Rama: Një flamë po vjen vërdallë, kujdes!
Politikë

Rama: Një flamë po vjen vërdallë, kujdes!

30/01/2023
Lajme të tjera
Tetovë: Shtabi i Emergjencës konstaton dëme të mëdha nga përmbytjet

Tetovë: Shtabi i Emergjencës konstaton dëme të mëdha nga përmbytjet

Ngrohja globale, imagjinoni cili material i kudogjendur do të dalë së shpejti nga qarkullimi

Ngrohja globale, imagjinoni cili material i kudogjendur do të dalë së shpejti nga qarkullimi

Qeveria palestineze dërgon në Hagë dosjen e vrasjes së fëmijës 18 muajsh nga izraelitët në Nablus

Qeveria palestineze dërgon në Hagë dosjen e vrasjes së fëmijës 18 muajsh nga izraelitët në Nablus

TË FUNDIT

Tre vjet Brexit: më mirë për Britaninë apo më keq?

Tre vjet Brexit: më mirë për Britaninë apo më keq?

1 orë Më parë
Minierat e “ferrit” për nevojat e botës moderne

Minierat e “ferrit” për nevojat e botës moderne

1 orë Më parë
Politika dëgjon denoncuesit e turpeve në Shqipëri

Politika dëgjon denoncuesit e turpeve në Shqipëri

5 orë Më parë
Çfarë i ka ndodhur Neuer-it?

Çfarë i ka ndodhur Neuer-it?

5 orë Më parë

NA NDIQNI!

KRYESORE

  • Kryesore
Njeriu i SHBA-së në Prishtinë: Jo Srpska në Kosovë!

Njeriu i SHBA-së në Prishtinë: Jo Srpska në Kosovë!

31/01/2023
“Tradhtia e Berlinit”: pse Amerika ushtron presion mbi aleatin e saj Gjermaninë?

“Tradhtia e Berlinit”: pse Amerika ushtron presion mbi aleatin e saj Gjermaninë?

31/01/2023
Tjetër tunel “me nam” në rrugët shqiptare, hapja provokon përlotje qeveritare

Tjetër tunel “me nam” në rrugët shqiptare, hapja provokon përlotje qeveritare

31/01/2023
Mesazhi që shkaktoi panik në vendin më të varfër në Evropë

Mesazhi që shkaktoi panik në vendin më të varfër në Evropë

31/01/2023

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Klaus Jurgens*: Si po ndërhyjnë mediat e huaja në zgjedhjet në Turqi

Nga Farid Hafez*: Pse e djathta ekstreme është e fiksuar pas djegies së Kur’anit?

Nga Dr. Arben Ramkaj: Djegia e Kur’anit, sot librat e nesër njerëzit!

Nga Jeanne Prades*: Qasja ndaj Islamit në Evropë, ku ndryshojnë Franca, Gjermania dhe Britania e Madhe?

Nga Gerti Gjyzeli: Drejtësia(e pavdekshme) popullore në Shqipëri

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

Na ndiqni

Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist