Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Bio-Divjaka, nga ku nis “pushtimi” i gjelbërt i Europës – sepse jetohet me punë e jo me lloto!

by te Sheshi
03/05/2015
in Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 6 mins read
A A
Bio-Divjaka, nga ku nis “pushtimi” i gjelbërt i Europës – sepse jetohet me punë e jo me lloto!

Nga Mark Brunga

Divjaka është një qytezë e bukur dhe e pastër. Po ajo që e bën  me një veçanti tjetërsoj nga qytezat me të njëjtin rrafsh ekonomik e gjeografik, është fakti s edhe në fundjavë të duket si një qytezë pa njerëz, me rrugët që i ka të boshatisura. Puna vëlla, puna!

Karrotat ne transport drejt magazinave

Duke qenë se nuk ka nisur ende sezoni i plazhit, në rrugën që të shpie drejt bregdetit, nga më piktoresket në vendin tonë, qarkullojnë vetëm traktorë me ngarkesa produktesh bujqësore, ose me paisje që u janë drejtuar parcelave bujqësore. Një mjet është i ngarkuar me karota, një nga artikujt gjithëvjetor të tregut vendas, mjaft i preferuar.

Ndërsa në një parcelë në afërsi të një sektori serash, mbjelljeve të reja po u hidhet pleh organik.  Një makinë e trashëguar nga sistemi i kaluar tip “IFA”, është duke shkarkuar ngarkesën në një parcelë që pret të plugohet e të mbillet më pas me kulturat e stinës.

WP_001019

Një nga pikat e forta të prodhimeve vendase është fakti se ato janë prodhime bio. Pra, pa kimikate. Toka merr frymë dhe energji nga riciklimi i produkteve organike. Një tabelë e madhe e vendosur në anë të një rruge, theson se këtu ka vetëm  prodhime bio, një reklamë deri diku e panevojshme, derisa ngado shihet me sy të lirë kjo e vërtetë.

Fiksojmë me aparat fotografik  mjaft pamje piktoreske me ngjyra shlodhëse të sipërfaqeve të gjelbëruara të arave ku po punojne burra dhe gra. Është fundjave, por toka kur është në vlagën e saj nuk ta mundëson pushimin.

Arat me prodhim

Në një parcelë të mbjellë me fasule, bimët kanë arritur gjatësinë rreth 8-10 cm. Ndalojmë dhe takojmë një person që po prashiste mes rreshtave të bimëve të mbjella me kujdes. Quhej Zabit Kasmi. Dhe ishte pronari i tokës. Kishte dalë në arën e vet që të punonte së bashku me gruan. Ishte 53 vjeç. Sipas bisedës me të, ai kishte punuar në ara që në moshën 10-vjeçare. Mbi 40 vjet në bujqësi. Më pas në sistemin kooperativist kishte punuar edhe si brigadier dhe përgjegjës sektori.

Zabit KasmiTani punonte tokën e vet. Fasulja e cila ishte mbjellë në muajin prill në një parcelë prej 1.8 dynym, do të dilte në prodhim në fund të qershorit. Me këtë toke ai siguronte denjësisht të ardhurat dhe kishte rritur 3 fëmijë. Përveç fasules që po punonte këtë fundjavë, ai kultivonte edhe artikuj të tjerë: lakër, lulelakër, brokoli etj.

“Të gjitha prodhimet, ne i shesim ne qendrën e tregut të Divjakës. Dhe jo vetëm zona jonë, pasi  kanë filluar që të sjellin dhe nga zonat e tjera”, thotë Zabiti. Ai është një bujk i tipit të ri: punon me rroba të lara dhe me këmishë të hekurosur. Dhe duket me mjaft dinjitet kur flet. Nuk ndjehet fryma e ankesës që vihet re rëndom me bashkebisedues të ndryshëm kur marrin vesh se po flasin me një person të shtypit.

I mirësjellshëm dhe mikëpritës, thjesht të fton t`i shkosh për vizite në banesë. Të vjen keq që nuk ja plotëson dëshirën, thjesht  për efekt kohe, po kjo mikëpritje është një klimë  e përgjithshme që të shoqëron ngado në këtë zonë.

Në mjediset e oborreve të brendëshme të magazinave të produkteve bujqësore të Divjakës, është ditë e qetë me punë të pakët. Edhe makinat janë të pakta në oborr, tip furgon shkryesisht, pasi kjo është periudha kur produktet e pranverës kanë mbaruar dhe pritet edhe disa javë për të dalë produktet e pritëshme, siç na shpjegojnë punëtorët dhe disa tregtarë të vegjël që hasim. Magazinat e mëdha frigoriferike janë bosh.

20150502_142249

Punonjësit na tregojnë arkat e stivosura dhe dhomat bosh të pastruara. Janë pushim në krye të detyrës. Pronarët nuk ndodhen. Për ta është një si periudhe pushimi disaditor kur të fillojë prodhimi i ri i pjeprit dhe shalqirit, udhëtimi i të cilave niset nga këtu dhe përfundon deri në Gjermani, Poloni e  Lituani.

Punonjësit thonë se gjatë vitit të kaluar nga këto magazina u furnizuan  rreth 18 shtete të Europës. Për këtë fundsezoni, prodhimi i fundit ka qënë lakra pranverore, tip sallate.

Ky është një prodhim i ri që gjatë dy viteve të fundit është katërfishuar si prodhim. Toka është pjellore, tregojnë punëtorët dhe arrin që të japë deri ne 3 prodhime në vit. Këtu kanë ndikuar edhe teknologjitë e reja që kanë hyrë në sistemin bujqësor, si impiantet e reja të spërkatjes, serave të vogla njëpërdorimëshe etj. Nga këto, prodhimi i shalqirit realizohet rreth 2 muaj më parë se sa dilte tradicionalisht në treg, duke dhënë një përparësi të madhe konkuruese të prodhimeve në tregun rajonal.

Po nëse tregu i madh ishte në një periudhë pushimi, në një sektor kapanoni të ndarë ngushtas gjetëm një tregtar të vogël që po ngarkonte me produkte brokoli dhe karota një mjet tip furgon. Ai ka edhe një sasi të pakët karotash mbi të cilat ka vendosur edhe fletoren e llogarive.

Tregtari Gorrea dhe punetori i ngarkimit

Tregtari Gorea tha se në këtë periudhe tregu i vendit lëviz me sasi të vogla prodhimi, si karrota, lakra e bardhë, lakra e kuqe, panxhar i kuq, finok, rilk (rrepkë e vogël e kuqe), brokoli,  qepët e njoma dhe të thata. Për 2 javë tregon ai, dalin patatet e reja, specat, ndërsa shalqiri dhe pjepri do edhe 2-3 javë.

Sipas tij, këto prodhime i thithin shumë kryesisht Tirana, Lushnja, Durrësi, por dhe Kosova etj.

Në ditët e zakonshme, thotë ai duke treguar oborrin thuajse bosh, këtu ngarkohen mesatarisht rreth 50 mjete. Këtu ka një përqëndrim fuqie punëtore për ta pasur zili. Janë mbi 500 punëtorë që vijnë edhe nga zonat e tjera si Zhaveci, Sulzotaj, Çerma etj. Ndërsa vetë Divjaka me mbi 8000 banorë nuk ka papunësi. Por as edhe sipërfaqe toke bosh.

20150502_142151

Punëtori i ngarkimit, një djalosh rreth 17 vjeç thotë se ai rri këtu dhe të paktën fiton 5-10 mijë lekë në ditë, ndërkohë ndjek dhe shkollën. Nga kjo kuptohet se si gjelbërimi i tokës kthehet në “gjelbërim” ekonomik për zonën, ose si një “pushtim i gjelbërt” , që po shtrihet vit pas viti  deri në pikat me të largëta të hartës europiane.

Perspektiva

Para disa javësh në këtë zonë eshtë përuruar një kompleks i ri tregtar. Atë ditë u tha se kompleksi është i standarteve europiane dhe që krijonte kushte tashmë për të bërë edhe thithjen në ingranazhet e tregut të  prodhimeve të fermerëve të  Divjakës, të Lushnjës, të Fierit, të Beratit e deri të Shkodrës, me perspektivë të të gjithë vendit, duke garantuar njëkohësisht edhe ruajtjen e cilësisë së këtyre produkteve.

Siç të thonë, kjo mundëson uljen në maksimum të firove të këtyre produkteve dhe rritur kapacitetet e saja negociuese brenda dhe sidomos jashtë vendit me partnerë ndërkombëtarë, për të shitur dhe për të eksportuar me çmime sa më të larta dhe sa më të favorshme, që do të jetë në interes në radhë të parë të vetë fermerëve këtu në Divjakë, në Lushnjë, në Myzeqe dhe në të gjithë Shqipërinë.

Veç bujqësisë, në Divjakë ka dhe blegtori e peshkim. Mbarështrohet gjedhi dhe delet për produkte bulmeti dhe mish, ndërkohë që peshkimi është një aktivitet jo pak i rëndësishëm dhe një burim thelbësor i të ardhurave për disa fshatra përgjatë bregut të lagunës Karavastasë, lumit Seman dhe detit Adriatik.

Epilog

Divjaka përbën dhe një arsye të fortë turistike për ta vizituar. Siç dihet, aty ndodhet dhe parku kombëtar Divjakë-Karavasta, e cila është edhe zona më e rëndësishme komplekse e Shqipërisë për sa i përket biodiversitetit. Kjo zonë strehon përqëndrimin më të lartë të shpendëve ujore, rreth 51 000 syresh dhe rreth 500 çifte folenizues në Shqipëri, pa llogaritur bukuritë e tjera natyrore. Dhe me punën që bëhet, prodhimet që nxjerr toka, aty gërshetohet më së miri bujaria e natyrës me punën e njerëzve. Sidomos kur nuk të zë syri asnjë lloto-sporti rreth e rrotull! /tesheshi.com/  

Related Posts

Rezultatet e një telefonate të paralajmëruar
Gjeopolitikë

Rezultatet e një telefonate të paralajmëruar

19/05/2025
Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore
Sociale & Shoqëri

Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

19/05/2025
Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?
Europa

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
Next Post
“Të kam falur!” – E mbijetuara e Auschwitz-it përqafon ish-nazistin

“Të kam falur!” - E mbijetuara e Auschwitz-it përqafon ish-nazistin

Kofi Annan: Trazirat e sotme në Irak, pasojë e pushtimit amerikan në vitin 2003

Kofi Annan: Trazirat e sotme në Irak, pasojë e pushtimit amerikan në vitin 2003

Media e (pa)prangosur e Kosovës – ç`halle kanë gazetarët

Media e (pa)prangosur e Kosovës – ç`halle kanë gazetarët

TË FUNDIT

  • Të fundit
Rezultatet e një telefonate të paralajmëruar

Rezultatet e një telefonate të paralajmëruar

19/05/2025
Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

19/05/2025
Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

19/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni